Kapitujt

Ezekieli: 8. Vegimi i mėkateve tė Jerusalemit

8

1 Ishte viti i gjashtė, muaji i gjashtė e dita e pestė e muajit, unė isha nė shtėpinė time e te unė ndodheshin pleqtė e Judės dhe, ja, dora e Zotit Hyj aty ra mbi mua. 2 Unė shikova dhe, ja, pashė diēka nė pėrngjasim tė njeriut. Prej asaj qė dukej se ishin ijėt e tij e poshtė: zjarr, kurse prej ijėve tė tij e pėrpjetė, njė pamje e shkėlqyeshme si e metalit tė skuqur. 3 Ai shtriu njė gjėsend nė pėrngjasim tė dorės e mė kapi pėr kaēurrela tė kokės sime: njė shpirt mė ngriti mes tokės e qiellit e mė ēoi nė vegime hyjnore nė Jerusalem, nė hyrje tė derės sė brendshme qė shikon drejt veriut, ku ishte i vendosur idhulli i mendjes sė zezė pėr tė ngacmuar mendjen e zezė. 4 Dhe ja, aty ishte edhe lavdia e Hyjit tė Izraelit, po me atė pamje me tė cilėn e kisha parė nė luginė. 5 Ai mė tha: “Biri i njeriut, ēoji sytė e tu nė drejtim tė veriut!” Unė i lartėsova sytė nė drejtim tė veriut, dhe ja, nė anėn e veriut tė derės sė lterit idhulli i mendjes sė zezė, pikėrisht nė hyrje! 6 Atėherė vazhdoi: “Biri i njeriut, a po sheh se ēfarė po bėjnė kėta? A po i sheh turpėsitė e mėdha qė po i bėn kėtu shtėpia e Izraelit qė unė tė largohem nga Shenjtėrorja ime? Por ti do tė shohėsh ende turpėsi tė tjera edhe mė tė mėdha.”

7 Atėherė mė ēoi te dera e tremes dhe pashė njė vrimė nė mur. 8 Mė tha: “Biri i njeriut, theje murin! Kur e theva murin, atėherė u pa njė hyrje. 9 Vazhdoi e mė tha: “Hyr e shikoji turpėsitė e tmerrshme qė kėtu i bėjnė ata!” 10 Hyra e pashė ēdo lloj zvarraniku e kafshėsh tė neveritshme e tė gjithė idhujt e popullit tė Izraelit tė pikturuar gjithreth e rreth nė mur. 11 Nė kėmbė para atyre pikturave qėndronin shtatėdhjetė pleqtė e shtėpisė sė Izraelit e Jezonia, biri i Safanit, nė mes, secili kishte nė dorė kemoren, prej sė cilėsh ngrihej re tymi tė erėndshėm. 12 Atėherė mė tha: “A po sheh, biri i njeriut, ēfarė bėjnė tė parėt e shtėpisė sė Izraelit nė errėsirė, secili nė dhomėn e idhullit tė vet? Ata thonė: ‘Zoti ne nuk na sheh, Zoti e ka braktisur vendin’.” 13 Pastaj mė tha: “Por ti do tė shohėsh turpėsi edhe mė tė mėdha qė i bėjnė kėta.”

14 Atėherė mė ēoi te dera e shtėpisė sė Zotit qė shikon kah veriu, dhe ja, aty rrinin gra, duke vajtuar Tamucin. 15 Mė tha: “Shiko, pra, biri i njeriut! Por do tė shohėsh turpėsi edhe mė tė mėdha se kėto!”

16 Atėherė mė ēoi nė tremen e brendshme tė Tempullit; dhe ja, nė derėn e Tempullit tė Zotit, ndėrmjet tremes e lterit, ishin reth njėzet e pesė burra, me shpina tė kthyera kundėr Tempullit tė Zotit e me fytyrė kah lindja, dhe me fytyrė pėrdhe adhuronin diellin! 17 Ai mė tha: “A po sheh, biri i njeriut? Po a nuk ėshtė kjo e tepėrt pėr shtėpinė e Judės, qė i bėjnė tė gjitha kėto turpėsi kėtu? Ata e mbushėn vendin me fajėsi dhune, ata gjithnjė e ngacmojnė zemėrimit tim. Ja, si i vėnė gemat nė hundė!

18 Ja, pra, edhe vetė do tė sillem me zemėrim: syri im s’do tė ketė dhimbje, mėshirė s’do tė kem, kur me zė tė fortė do t’u lėshojnė kushtrim veshėve tė mi: s’do t’ua dėgjoj lutjen!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Vegimi i mėkateve tė Jerusalemit