Kapitujt

Ezekieli: 9. Ndėshkimi

9

1 Atėherė bėrtiti me njė zė tė fortė nė veshėt e mi e mė tha: “U afruan ndėshkimet e qytetit! Secili le ta ketė nė dorė veglėn e vrasjes!” 2 Dhe ja, gjashtė vetė po vinin nga dera e lartė, nga ajo qė shikon drejt veriut, e secili mbante nė dorėn e vet armėn e goditjes. Mes tyre ishte njė tjetėr njeri i veshur me petka tė linjta e veglat e shkrimit i kishte nė brez. Hynė dhe zunė vend pėrbri lterit tė tumbakėt . 3 Lavdia e Hyjit tė Izraelit, nga kerubini, mbi tė cilin pushonte, u ngrit nė drejtim tė pragut tė Tempullit dhe e thirri burrin qė ishte i veshur me tė linjta dhe qė i kishte veglat e shkruesit nė brez. 4 Zoti i tha: “Kalo pėrmes qytetit nėpėr Jerusalem dhe shėnoje njė “tau” mbi ballin e atyre njerėzve qė ofshajnė dhe dėnesin pėr shkak tė tė gjitha kėtyre turpėsive qė po bėhen nė mes tė Jerusalemit.”

5 Kurse atyre tė tjerėve u tha ‑ e dėgjova vetė ‑: “Kaloni nėpėr qytet e shkoni pas tij dhe goditni: syri juaj tė mos ketė dhimbje e mos kini mėshirė: 6 vritni plak e tė ri, vajzė, foshnjė e grua, tretuani farėn; por ruajuni se vritni ndonjė prej atyre qė e kanė shenjėn “tau”. Nisjani nga Shenjtėrorja ime!” Ia filluan, pra, nga pleqtė qė ishin para Tempullit. 7 Atėherė u tha: “Dhunojeni Tempullin! Mbusheni oborrin me tė vrarė! Dilni!” Ata dolėn e i vrisnin ata qė ishin nė qytet.

8 Tashti, ndėrsa ata po vrisnin, unė mbeta vetėm, rashė me fytyrė pėrdhe e thashė: “Heu, o Zot Hyj! A po ia humb farėn edhe tepricės sė Izraelit, duke e zbrazur hidhėrimin tėnd mbi Jerusalem?” 9 E ai m’u pėrgjigj: “Paudhėsia e shtėpisė sė Izraelit e tė Judės ėshtė pėr sė tepėrmi e madhe; mbarė toka ėshtė mbushur me gjak, kurse qyteti ėshtė plot me padrejtėsi. Sepse ata thanė: ‘E ka braktisur Zoti vendin, Zoti nuk sheh!’; 10 prandaj as syri im s’do tė ketė dhimbje e nuk do tė mėshiroj: do t’u kėrkoj pėrgjegjėsi pėr sjelljen e tyre.” 11 Dhe ja, ai njeri i veshur me tė lintja e qė nė brez kishte veglat e shkrimit, u pėrgjigj e tha: “Kreva ēka mė ke urdhėruar.”

Kapitujt

Kapitujt