Kapitujt

Ezekieli: 18. Pėrgjegjėsia vetjake

18

1 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit:

2 “Pse shkoni duke e pėrsėritur nė tokėn e Izraelit kėtė thėnie:

‘Etėrit hėngrėn rrushin e thartė

e tė bijve u mpihen dhėmbėt’?

3 Pasha jetėn time ‑ thotė Zoti Hyj ‑ kurrė mė s’do ta pėrsėritni kėtė fjalė nė Izrael! 4 Ja, ēdo jetė ėshtė imja: si jeta e babait, ashtu edhe jeta e birit ėshtė imja, njeriu qė do tė mėkatojė, ai do tė vdesė.

5 Njeriu qė ėshtė i drejtė, qė kryen drejtėsinė e tė drejtėn, 6 qė nuk ha nė lartėsi, qė s’i lartėson sytė drejt idhujve tė Izraelit, qė nuk e ēnderon gruan e tė afėrmit, qė nuk i afrohet gruas nė gjendjen e mujoreve tė saj, 7 qė nuk i bėn dhunė njeriut, qė ia kthen detorėsit pengun, qė nuk cubnon, qė i jep bukė atij qė s’ka, qė e vesh tė zhveshurin, 8 qė s’huajon me ujem, qė nuk kėrkon shtesė, e ruan dorėn nga paudhėsia, pleqėron drejt ndėrmjet njėrit e tjetrit, 9 qė ecėn urdhėrimeve tė mia, qė i mban gjyqet e mia pėr tė bėrė tė vėrtetėn: ky ėshtė i drejtė dhe i tilli do tė jetojė ‑ ėshtė fjala e Zotit Hyj.

10 Por nė qoftė se i lind djali cub, vrastar, qė bėn ndonjė nga kėto, 11 e i ati nuk i bėn kėto ‑ kurse i biri ha nė lartėsi, dhunon gruan e tė afėrmit, 12 keqtrajton nevojtarin e skamnorin, cubnon, nuk e kthen pengun, i lartėson sytė e vet drejt idhujve, bėn turpėsi, 13 huajon me ujem, merr shtesė, a thua do tė jetojė? Jo, s’do tė jetojė! Pasi i bėn tė gjitha kėto poshtėrsi, patjetėr do tė vdesė: gjaku i tij mbi tė do tė bjerė.

14 Por, nė qoftė se i lind djali qė i sheh tė gjitha mėkatet qė i ka bėrė i ati, ka frikėn e Zotit e nuk bėn si ai, 15 nuk ha nė lartėsi, sytė e vet nuk i lartėson drejt idhujve tė shtėpisė sė Izraelit, nuk e ēnderon gruan e tė afėrmit tė vet, 16 askėnd nuk keqtrajton, nuk e ndalon pengun, nuk bėn cubni, i jep bukėn e vet tė uriturit, tė zhveshurin e vesh, 17 e ruan dorėn e vet nga padrejtėsia, s’huajon me ujem e me shtesė, i zbaton rregulloret e mia, ecėn urdhėrimeve tė mia ‑ ky nuk do tė vdesė pėr shkak tė paudhėsive tė babait tė vet, por do tė jetojė. 18 Pasi i ati ka qenė i dhunshėm dhe cub dhe nuk ka bėrė mirė nė mes tė popullit tė vet, ja, vdiq nė fajėsinė e vet. 19 Ju thoni: ‘Pse s’u pėrgjigj i biri pėr fajin e tė atit?’ Por biri ka zbatuar tė drejtėn e drejtėsinė, i mbajti tė gjitha urdhėrimet e mia dhe tė gjitha i bėri vepėr, kėndej edhe do tė jetojė. 20 Ai qė mėkaton do tė vdesė: djali s’do tė pėrgjigjet pėr fajet e tė atit, as babai s’do tė pėrgjigjet pėr fajet e tė birit. Tė drejtit do t’i takojė drejtėsia e tė paudhit paudhėsia.

21 Por, nė qoftė se i paudhi pendohet pėr tė gjitha mėkatet e veta qė i ka bėrė dhe i mban tė gjitha urdhėrimet e mia, e bėn tė drejtėn e drejtėsinė, po, do tė jetojė, nuk do tė vdesė! 22 Asnjė prej mėkateve tė tij qė ka bėrė nuk do t’i kujtohet; do tė jetojė nė saje tė drejtėsisė qė bėn. 23 Vallė, a thua i kėnaqem vdekjes sė mėkatarit ‑ ėshtė fjala e Zotit Hyj ‑ e jo qė tė kthehet nga sjellja e vet e tė jetojė?

24 Por, nė qoftė se i drejti largohet nga drejtėsia e vet dhe bėn padrejtėsinė e tė gjitha turpėsitė qė i bėn i patenzoni, vallė a do tė jetojė? Asnjė prej drejtėsive tė tij qė i ka bėrė, nuk do t’i merren parasysh; pėr shkak tė pabesisė sė vet me tė cilėn e theu besėn e tė mėkatit qė e bėri, nė to do tė vdesė. 25 Ju thatė: ‘Nuk ėshtė e drejtė udha e Zotit’. Dėgjoni, pra, shtėpia e Izraelit: A thua mėnyra e sjelljes sime vėrtet s’ėshtė e mirė? Apo mė parė mėnyra e veprimit tuaj ėshtė e keqe? 26 Sepse, kur i drejti e lė drejtėsinė e vet e bėn padrejtėsinė, ai do tė vdesė: pėr shkak tė padrejtėsisė qė bėri, do tė vdesė. 27 E kur i paudhi kthehet prej paudhėsisė sė vet qė e ka bėrė, e bėn tė drejtėn e drejtėsinė, ai ia kthen jetėn vetvetes: 28 ai pleqėron imėt dhe kthehet nga tė gjitha padrejtėsitė qė i ka bėrė, kėndej do tė jetojė e, jo, nuk do tė vdesė. 29 Thotė shtėpia e Izraelit: ‘S’ėshtė e drejtė mėnyra e veprimit tė Zotit’. A thua mėnyra e sjelljes sime vėrtet nuk qenka e drejtė? Apo mė parė mėnyra e veprimit tuaj ėshtė e keqe?

30 Prandaj, unė do t’ju gjykoj tė gjithėve, secilin sipas mėnyrės sė veprimit tė vet, o shtėpia e Izraelit ‑ thotė Zoti Hyj. Kthehuni dhe ndrequni nga tė gjitha paudhėsitė tuaja dhe paudhėsia s’do tė jetė mė shkak pėr rėnien tuaj. 31 Flakni larg jush tė gjitha pabesitė tuaja, me tė cilat u bėtė tė pabesė e pėrtėriteni zemrėn e shpirtin tuaj? Pėrse tė vdisni, shtėpia e Izraelit? Unė nuk i kėnaqem vdekjes sė vdekatarit ‑ thotė Zoti Hyj. Kthehuni e jetoni!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Pėrgjegjėsia vetjake