Kapitujt

Ezekieli: 22. Fajet e Jerusalemit

22

1 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 2 “E ti, biri i njeriut, a do ta gjykosh, vallė, a do ta gjykosh qytetin gjakatar? 3 Dėftoja tė gjitha poshtėrsitė e tij dhe thuaj: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Qytet qė derdh gjak nė mesin tėnd, pėr tė bėrė qė tė vijė dita, qytet qė ka ndėrtuar idhuj nė tokėn tėnde pėr t’u fėlliqur! 4 Me gjakun qė derdhe u bėre fajtor, u fėlliqe me idhujt qė ti i punove: bėre qė tė afrohen ditėt e tua dhe bėre tė marrin fund vitet e tua. Pėr kėtė arsye tė bėra turpin e paganėve e pėrqeshjen e tė gjtha vendeve. 5 Tė afėrmit e tė largėtit do tė ngadhėnjejnė mbi ty, qytet i pėrmendur pėr ndotje, i madh pėr kryeneēėsi! 6 Ja, tė gjithė princat e Izraelit ‑ secili nė dorėn e vet ‑ ndenjėn gati pėr tė derdhur gjak! 7 Nė ty nėnė e babė janė tė pėrbuzur, nė mesin tėnd ndrydhet ardhacaku, bonjak e vejushė nė ty merren nėpėr kėmbė! 8 S’ke nderim pėr gjėrat e mia tė shenjta, tė shtunat e mia i prish! 9 Nė ty ka njerėz qė shpifin pėr tė derdhur gjak, nė ty hanė nė lartėsi, nė mesin tėnd bėhen turpėsi! 10 Nė ty zbulohet lakuriqėsia e babait, nė ty dhunohen gratė nė gjendje tė papastėr! 11 Njėri bėn fėlligėshti me gruan e tė afėrmit tė vet, njė tjetėr me vepėr tė turpshme e ēnderon tė renė; vėllai motrėn, bijėn e babait tė vet, e dhunon nė ty! 12 Nė ty vrasin njerėz me para! Ti huajon me ujem e me shtesė, me dhunė e plaēkit tė afėrmin tėnd e mua mė harron ‑ thotė Zoti Hyj.

13 Ja, unė i rrah shuplakat pėr shkak tė cubnive qė ti i bėre e pėr shkak tė gjakut qė nė ty u derdh. 14 A do tė qėndrojė zemra jote e a do tė mund tė bėjnė ballė duart e tua nė ditėt qė unė po i bėj gati pėr ty? Fola unė Zoti e do tė bėj: 15 do tė tė shpėrngul ndėr paganė, do tė tė tres nė toka tė huaja qė ta heq prej teje tė gjithė papastėrtinė; 16 nė ty do ta ēnderoj vetveten nė sy tė paganėve e atėherė do ta dish se unė jam Zoti.”

17 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 18 “Biri i njeriut, shtėpia e Izraelit m’u kthye nė bramcė: tė gjithė kėta: argjend, bakėr, kallaj, hekur e plumb nė furrė ‑ janė zgjyrė! 19 Prandaj, kėshtu thotė Zoti Hyj: Pasi tė gjithė jeni bėrė bramcė, kėndej edhe vetė do t’ju bashkoj nė Jerusalem, 20 ashtu siē mblidhet argjendi, bakri, hekuri, plumbi e kallaji nė furrė e ndizet zjarri pėr shkrirje: kėshtu edhe vetė do t’ju bashkoj nė zemėrimin tim e nė zemėrimin tim do t’ju hedh e do t’ju shkrij. 21 Do t’ju bashkoj e do t’ju djeg nė zjarrin e zemėrimit tim dhe do tė shkriheni mes tij! 22 Sikurse shkrihet argjendi nė furrė, po ashtu do tė shkriheni mes tij. Atėherė do ta dini se unė Zoti e zbraza hidhėrimin tim mbi ju.”

23 Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 24 “Biri i njeriut, thuaj: Ti je njė vend, mbi tė cilin nuk ra shi as breshėr nė ditėn e zemėrimit, 25 princat e tė cilit janė nė ty porsi luani ulėritės qė shqyen prenė. Ata i kanė pėrpirė gjinden, u rrėmbyen pasuri e gjėra tė ēmueshme, nė mesin tėnd i shumuan vejushat! 26 Priftėrinjtė e tu e kanė prishur Ligjin tim dhe i dhunuan shenjtėroret e mia. Ndėrmjet gjėsė sė shenjtė e jo tė shenjtė nuk bėnė dallim dhe nuk mėsuan tė bėhet dallim mes sė pastėrtės e tė papastėrtės, tė shtunat e mia as s’i shikuan me sy dhe unė isha i ēnderuar nė mesin e tyre. 27 Prijėsit e tij nė mesin e qytetit, porsi ujqėr grabitqarė présh pėr tė derdhur gjak, pėr tė vrarė njerėz, tė dhėnė pas plaēkės. 28 Profetėt e tij ua zbardhnin tė gjitha me gėlqere duke u parakallėzuar kotėsi e paraparė rrena, thonin: ‘Kėshtu thotė Zoti Hyj’, kur Zoti nuk kishte folur! 29 Populli i vendit e ka shtuar dhunėn e cubninė, skamnorin e tė vobektin e shtypte e ardhacakun e ndrydhte pa farė arsyeje. 30 E kėrkova ndėr ta njė njeri, i cili do ta ndėrtonte njė pritė ndėrmjet meje e tij e tė dilte pėrpara meje nė grykė pėr tė mirėn e vendit qė unė tė mos e shpartalloja, por nuk e gjeta. 31 Atėherė e zbraza mbi tė zemėrimin tim, i zhduka me zjarrin e zemėrimit tim. Bėra qė sjellja e tyre tė bjerė mbi kokėn e tyre ‑ thotė Zoti Hyj.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Fajet e Jerusalemit