Kapitujt

Ezekieli: 24. Lajmėrim pėr rrethimin e Jerusalemit

24

1 Nė vitin e nėntė, nė muajin e dhjetė, tė dhjetėn ditė tė muajit, mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: Mė tha: 2 “Biri i njeriut, shėnoje me shkrim datėn e ditės sė sotme, sepse pikėrisht sot mbreti i Babilonit do ta sulmojė Jerusalemin.

3 Thuaji kėsaj shtėpie kryekėcyer njė fjalė nė shėmbėlltyrė. Thuaju:

Kėshtu thotė Zoti Hyj:

Vėre nė zjarr kusinė,

vėre ‑ tė them

e nė tė hidh ujė!

4 Hidh nė tė copa mishi,

pjesėt mė tė mira kofshė e shpatull;

mbushe me eshtra tė zgjedhur.

5 Merre mė tė mirėn prej grigjės.

Dhe nėn tė shtjer mjaft dru

le tė vlojė fort e pėr njė kohė tė gjatė

e tė zihen edhe eshtrat nė tė!

6 Sepse Zoti Hyj thotė kėshtu:

Mjerė qyteti gjakatar,

mjerė kusia qė ėshtė ndryshkur

ndryshku i sė cilės nuk i hiqet!

Copė nga njė copė prej saj nxirri

por mbi tė short mos hidh,

7 sepse gjakun e ka brenda,

e zbrazi mbi shkėmb tė lėmuar,

nuk e zbrazi pėrmbi tokė

qė me pluhur tė mund tė mbulohej.

8 Qė nė mua tė ndizej zemėrimi,

qė tė hakmerrem,

gjakun ia derdha nė shkėmb tė lėmuar

qė tė mos mb’lohet.

9 Prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj:

Mjerė qyteti gjakatar,

pėr tė cilin do tė ndez zjarr tė madh.

10 Bashko dru, ndize zjarrin,

zije mishin derisa tė shkrihet,

shteri lėngun

deri edhe eshtrat tė digjen!

11 Kusinė lėre zbrazėt mbi prush,

qė tė nxehet e bakri tė skuqet,

le tė shkrihet ndotėsia e saj

le tė zhduket ndryshku qė ka.

12 Ē’mund i madh!

Porse ndryshku i shumtė i saj

jo s’do tė hiqet,

as zjarri nuk ia heq dot!

13 Mėkati yt ėshtė i tmerrshėm! Desha tė tė pastroj, por s’u pastrove nga ndyrėsitė e tua! Por as nuk do tė pastrohesh para se unė ta kem zbrazur kundėr teje krejt zemėrimit tim! 14 Unė, Zoti, fola e fjalėn time do ta ēoj nė vend: s’do tė pėrdėllej as s’do tė fal as s’do tė pajtohem. Do tė tė gjykoj sipas sjelljes sate e sipas veprave tė tua ‑ thotė Zoti.”

Vuajtjet vetjake tė profetit

15 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 16 “Biri i njeriut, ja, unė po ta marr papritmas atė qė ėshtė kėnaqėsia e syve tė tu. Mos u pikėllo, mos qaj as mos derdh lot! 17 Dėnes nė heshtje, mos bėj gjėmė si bėhet zakonisht pėr tė vdekur. Shallmin mbaje lidhur rreth kreje, mbathi kėmbėt e tua, mos e lidh gojėn me rubė dhe mos ha drekė.”

18 Nė mėngjes i kisha folur popullit e nė mbrėmje mė vdiq gruaja. Tė nesėrmen nė mėngjes bėra si mė kishte qenė urdhėruar.

19 Populli mė pyeti: “Pse nuk na tregon ēfarė do tė thotė kjo qė po bėn?” 20 Unė iu pėrgjigja: “Mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 21 Thuaji shtėpisė sė Izraelit: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, unė do ta pėrdhunoj Shenjtėroren time, mburrjen tuaj tė madhe, kėnaqėsinė e syve tuaj, dėshirėn e shpirtit tuaj. Bijtė tuaj e bijat qė i keni lėnė do tė bien prej shpatės. 22 Bėni siē bėra unė: mos e mbuloni gojėn me rubė e mos e hani bukėn e vajtorėve, 23 lidhni shallmet rreth kresė, mbathni sandalet nė kėmbė, mos u pikėlloni as mos qani, por cijzni pėr shkak tė fajeve tuaja e secili njėri pas tjetrit le tė dėnesė. 24 Ezekieli le t’ju mbetet shenjė: bėni gjithēka siē bėri ai kur do tė ndodhė kjo e do ta dini se unė jam Zoti Hyj.

25 E ti, biri i njeriut, ja, atė ditė, kur t’ua marr atyre fuqinė, shpatėn e madhėrisė, kėnaqėsinė e syve tė tyre, gėzimin e shpirtit tė tyre ‑ bij e bija, 26 ditėn qė tė vijė te ti njė i ikur e tė tė lajmėrojė, 27 pikėrisht atė ditė, po them, do tė tė ēelet goja e ti do tė bisedosh me atė tė ikur, do tė flasėsh e mė s’do tė jesh memec: do tė jesh shenjė. Njerėzit do ta marrin vesh se unė jam Zoti.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Lajmėrim pėr rrethimin e Jerusalemit