Kapitujt

Ezekieli: 26. Kundėr Tirit

26

1 Tė njėmbėdhjetin vit, tė parėn ditė tė muajit, mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit:

2 “Biri i njeriut, pasi Tiri tha kundėr

Jerusalemit:

Ah sa mirė! U thye dera e popujve,

u kthye kah unė,

tani do tė pasurohem;

ai u shkretua ‑

3 prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj:

Ja, nė shpinė mė ke, o Tir,

kundėr teje po nis popuj tė shumtė,

siē tėrbohet deti me valė tė veta!

4 Do t’i rrafshojnė muret e Tirit

e do t’i shembin kullat e tij,

pluhurin e tij do ta zhduk

do ta bėj rrasė tė lėmuar!

5 Vend pėr terje rrjetash

nė det do ta bėj,

sepse kėshtu thashė unė ‑

thotė Zoti Hyj!

Pre popujsh do tė jetė!

6 Edhe bijat e tij qė janė nė fushė,

me shpatė do tė priten

e do ta dinė se unė jam Zoti.

7 Sepse kėshtu thotė Zoti Hyj:

Ja, unė po e nis kundėr Tirit

Nabukodonozorin,

mbretin e Babilonit,

nga Veriu ‑ mbretin e mbretėrve,

me kuaj e me karroca lufte,

me kalorės, me ushtri tė madhe,

me popull tė panumėrt.

8 Bijat e tua qė janė nė fushė

do t’i presė me shpatė,

kurse ty do tė tė rrethojė me llogore,

rreth e rreth penda do tė ngrehė,

kundėr teje do tė ngrehė mburojat!

9 Tėnda deshėsh do t’u mbėshtesė mureve,

pirgjet e tua do t’i shkatėrrojė

me vegla lufte tė veta!

10 Prej vėrshimit tė kuajve tė tij

do tė tė mbulojė anembanė pluhuri!

Nga rropama e kujave e tė qerreve

do tė dridhen muret e tua,

kur tė pėrshkohet nėpėr dyer tė tua,

si hyhet nė qytet tė rrafshuar!

11 Me thundra tė kuajve tė vet

do t’i shkelė mbarė rrugėt e tua,

popullin do ta presė me shpatė,

shtyllat e tua do t’i shembė pėrdhe.

12 Pasurinė do tė ta rrėmbejnė,

mallrat e tua do t’i plaēkisin,

muret e tua do t’i rrafshojnė,

do t’i rrėnojnė shtėpitė e buk’ra,

gurė e lėndė e pluhurin tėnd

nė mes tė detit do t’i hedhin!

13 Do tė bėj tė mejė tingulli i kėngėve tė tua,

do tė pushojė zėri i cetrave tė tua!

14 Do tė tė shndėrroj nė shkėmb tė thatė,

do tė jesh vend ku thahen rrjetat,

kurrė mė kokėn s’do ta ēosh,

sepse unė, Zoti, thashė!”

‑ thotė Zoti Hyj.

15 Kėshtu i thotė Zoti Hyj Tirit: Vallė, nga rropama e rėnies sate e nga gjėma e tė plagosurve tė tu, kur do tė bėhet njė emnesė nė ty, a nuk do tė dridhen edhe ishujt? 16 Tė gjithė prijėsit e detit do tė zbresin nga fronet e veta, do t’i hedhin leshnikėt e vet e do t’i flakin teshat e veta tė larmishme, do tė vishen me tmerr, do tė ulen pėr rrafshit, shtang do tė mbesin prej habie mbi ty. 17 Do tė fillojnė tė vajtojnė mbi ty e do tė thonė:

“Po si humbe kėshtu,

ti qė banoje nė det,

qytet i pėrmendur,

qė ishe i fortė nė det,

bashkė me banorėt e tu

qė tė gjithė frikė tė kishin!

18 Tashti do tė ēuditen anijet

ditėn e rrėnimit tėnd,

ishujt e detit do tė tmerrohen

pėr shkak tė mbarimit tėnd!”

19 Sepse kėshtu thotė Zoti Hyj:

Kur tė tė bėj qytet tė shkretė, porsi qytetet nė tė cilat askush s’banon, e kur mbi ty tė sjell Humnerėn e tė tė kenė mbuluar ujėrat e shumta, 20 do tė tė zbres edhe ty me ata qė zbresin nė Nėntokė, te populli i vjetėr e do tė tė vendos nė pjesėt mė tė thella tė tokės, nė vende tė shkretuara me shekuj, sė bashku me ata qė zbresin nė Nėntokė, qė kurrė mė tė mos banohesh, mė s’do tė jesh nė tokėn e tė gjallėve. 21 Do tė tė kthej nė asgjė, mė s’do tė jesh, edhe nėse do tė tė kėrkojnė, kurrė mė nuk do tė tė gjejnė ‑ thotė Zoti Hyj.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Kundėr Tirit