Kapitujt

Ezekieli: 29. Kundėr Egjiptit

29

1 Nė tė dhjetin vit, nė tė dhjetin muaj,

tė dymbėdhjetėn ditė tė muajit, mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit. Mė tha: 2 “Biri i njeriut, sille fytyrėn tėnde kundėr faraonit, mbretit tė Egjiptit, e profetizo kundėr tij e kundėr mbarė Egjiptit. 3 Fol e thuaj: Kėshtu thotė Zoti Hyj:

Ja, pritėm, o faraon,

mbreti i Egjiptit,

krokodil i madh,

qė shtrihesh sa gjerė gjatė

nė lumenjtė e tu

e thua: ‘Imi ėshtė lumi,

unė e krijova vetveten!’

4 Do ta vė grremēin nė nofullat e tua,

do t’i ngjis peshqit mbarė tė tė gjithė lumenjve

pėr luspat e tua,

do tė tė nxjerr jashtė lumenjve tė tu,

me tė gjithė peshqit e lumenjve tė tu

tė ngjitur pėr luspat e tua.

5 Do tė tė hedh nė shkretėtirė

bashkė me tė gjithė peshqit e lumenjve tė tu.

Do tė pėrplasesh pėrmbi tokė,

askush s’do tė tė ēojė as s’do tė tė varrosė:

Tė dhashė pėr ushqim

egėrsirave tė tokės e shpendėve tė qiellit!

6 Do ta dinė tė gjithė banorėt e Egjiptit

se unė jam Zoti.

Sepse ti ishe shkop kallami

pėr shtėpinė e Izraelit.

7 Kur nė dorė tė morėn, ti u theve

ti krejt dorėn ua copėtove.

Kur u mb’shtetėn nė ty, u theve

e tė gjithė i kėpute nė kryq!

8 Prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja unė po ēoj kundėr teje shpatėn e do tė vras njerėz e kafshė. 9 Toka e Egjiptit do bėhet shkretėtirė dhe e pabanuar: do ta dinė se unė jam Zoti! Sepse ti the: ‘Lumi ėshtė imi, unė e krijova!’, 10 ja, prandaj unė po vij kundėr teje e kundėr lumenjve tė tu, tokėn e Egjiptit do ta bėj shkretėtirė, tė shpartalluar nga shpata qė prejMagdolit e deri nė Sienė, deri nė kufijtė e Kusit. 11 S’do ta pėrshkojė mė kėmbė njeriu, kėmbė bagėtie mė s’do tė shkelė nė tė, e pabanuar do tė mbesė pėr dyzet vjet. 12 Tokėn e Egjiptit do ta bėj shkretėtirė mes tokave tė shkretuara, qytetet e tij do tė jenė mes qyteteve tė rrėnuara tė shkretuara pėr dyzet vjet e egjiptianėt do t’i tres ndėr paganė e do t’i shpėrndaj nėpėr vende tė ndryshme.

13 Sepse kėshtu thotė Zoti Hyj: Pasi tė kalojnė dyzet vjet do t’i bashkoj egjiptianėt nga popujt, ndėr tė cilėt qenė shpėrndarė, 14 e do ta ndryshoj fatin e Egjiptit dhe do t’i ngul nė tokėn Fatures, nė vendlindjen e tyre, ku do tė trajtojnė njė mbretėri tė vogėl. 15 Ndėr mbretėritė e tjera do tė jetė mė e vogla, mė s’do tė ngrihet mbi popujt e tjerė e do ta zvogėloj qė tė mos i pushtojė mė popujt. 16 As shtėpia e Izraelit mė nuk do tė ketė shpresė nė tė, do ta kujtojė fajin e vet qė i ndoqi ata, e do ta kuptojnė se unė jam Zoti Hyj.”

17 Ndodhi qė, nė vitin njėzet e shtatė, tė parėn ditė tė muajit tė parė, tė mė drejtohej kjo fjalė e Zotit:

18 “Biri i njeriut, Nabukodonozori, mbreti i Babilonit, e ka ēuar nė kėmbė ushtrinė e vet dhe ka ndėrmarrė njė sulm tė rreptė kundėr Tirit: ēdo kokė u rrua e ēdo krah u thye e ai s’pati kurrfarė dobie as ai as ushtria qė u ēua kundėr Tirit, pse e sulmoi Tirin.

19 Prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj: Ja, pra, unė po ia lė nė dorė Nabukodonozorit, mbretit tė Babilonit, tokėn e Egjiptit, ai do t’ia marrė pasurinė, do ta rrėmbejė e do ta bėjė pre me gjithēka ka. Kjo do tė jetė shpėrblimi i ushtrisė sė tij. 20 Pėr mundin qė hoqi kundėr Tirit, tokėn e Egjiptit do t’ia jap si shpagim. Do t’ia jap tokėn e Egjiptit pse punuan nė shėrbimin tim, thotė Zoti Hyj. 21 Atė ditė do tė bėj tė forcohet krahu i shtėpisė sė Izraelit, kurse ty do ta zhdėrvjell gjuhėn mes tyre e do ta dinė se unė jam Zoti.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Kundėr Egjiptit