Kapitujt

Ezekieli: 31. Cedri

31

1 Tė njėmbėdhjetin vit, tė tretin muaj, tė parėn ditė tė muajit, mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 2 “Biri i njeriut, thuaji faraonit, mbretit tė Egjiptit, e krenarisė madhėshtore tė tij:

Kujt i pėrngjan nė madhėshtinė tėnde?

3 Je si bredh, porsi cedri i Libanit,

me gema tė bukur, me gjethe tė njoma,

me shtat tė lartė;

maja ndėr re i ka arritur!

4 E ushqyen ujėrat,

e rriti humnera,

lumenjtė e tij rridhnin

gjithreth rrėnjėve tė tij,

pėrrenjtė i lėshoi

pėrreth tė gjitha pemėve tė fushės!

5 Prandaj edhe u rrit i lartė

pėrmbi tė gjitha pemėt e fushės,

u shumuan degėt e tij

morėn lart gemat e tij,

sepse ujėt kurrė s’i mungoi.

6 Kur e shtriu hijen e vet,

nė degėt e tij i bėnė foletė

tė gjithė fluturakėt e qiellit,

e nėn gema plot me gjethe

egėrsirat e fushės pollėn,

e nėn hije tė tij banonin

popuj tė shumtė!

7 Ishte i hijshėm nė madhėri tė vet,

nė shtrirjen e degėve tė veta,

sepse rrėnjėt e veta i kishte

pėrbri ujit qė s’mungon.

8 Porsi ai cedra tė tjerė s’ishin,

nė parajsėn e Perėndisė,

bredhat s’mund tė krahasoheshin

as edhe me gemat e tij,

s’qenė ēinarėt tė barabartė

me degėt e njoma tė tij:

asnjė pemė e parajsės sė Hyjit

s’mund tė matej me bukurinė e tij:

9 Shumė tė bukur e kisha bėrė

me degė tė shumta edhe tė shpeshta:

e lakmonin tė gjitha pemėt e Edenit,

qė kishte parajsa e Hyjit.

10 Prandaj kėshtu thotė Zoti Hyj: Pse u krenua pėr rritjen e vet e pse arriti maja deri ndėr re e pse iu rrit mendja pėr lartėsinė e vet, 11 do ta lė nė dorė tė njė prijėsi pagan tejet tė fuqishėm dhe do tė sillet me tė sipas fajėsisė sė tij. Vetė e shfarosa. 12 Tė huajt ‑ mė tė dhunshmit e paganėve, do ta presin; do ta hedhin pėrtokė, gemat e tij do tė bien nėpėr lugina, degėt e tij do tė copėtohen nėpėr gremina, nga hija e tij do tė largohen tė gjithė popujt e botės, do ta lėnė!

13 Mbi trupin e tij do tė ulen

tė gjithė fluturakėt e ajrit,

ndėr gemat e tij do tė struken

mbarė egėrsirat e fushės,

14 qė me lartėsinė e vet tė mos krenohet asnjė pemė e mbirė bri ujit dhe tė mos e ngrejnė majėn e vet ndėr re dhe qė asnjė pemė qė pi ujė tė mos krenohet me lartėsinė e vet, sepse

tė gjitha i nėnshtrohen vdekjes,

tė hedhura nė Nėntokėn e tokės, mes bijve tė njerėzve,

tek ata qė kanė zbritur nė ferr.

15 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Ditėn kur zbriti nė Nėntokė unė bėra tė bėhet gjėmė: pėr tė e mbulova Humnerėn dhe i ndala lumenjtė, i pengova ujėrat e mėdha; nė zi e vesha Libanin, u lėkundėn tė gjitha pemėt e fushės. 16 Nė rropamėn e rėnies sė tij, u trandėn popujt, kur e shpura atė nė ferr me ata qė zbritnin nė Nėntokė. U gėzuan nė Nėntokė tė gjitha pemėt e Edenit, mė tė pėrmendurat e mė tė zgjedhurat e Libanit, mbarė tė gjitha qė u ujitėn. 17 Sepse edhe ato sė bashku me tė zbritėn nė ad te tė prerėt me shpatė dhe te ndihmėsit e tyre, qė rrinin nėn hijen e tij nė mes tė paganėve.

18 Kujt i pėrngjan, o mė e pėrmendura e mė e hijshmja, ndėr pemėt e Edenit? Dhe, ja, u hodhe me pemėt e Edenit nė krahinat e Nėntokės! Do tė flesh nė mes tė parrethprerėve, me ata qė shpata i preu! Ky ėshtė faraoni dhe mbarė populli i tij ‑ thotė Zoti Hyj.”

Kapitujt

Kapitujt