Kapitujt

Ezekieli: 40. Tempulli i ardhshėm

40

1 Nė fillim tė vitit tė njėzetepestė tė shpėrnguljes sonė, tė dhjetėn ditė tė muajit, tė katėrmbėdhjetin vit pasi qe pushtuar Qyteti, po atė ditė, ra mbi mua dora e Zotit. Ai mė ēoi atje. 2 Nė vegime hyjnore mė ēoi nė tokėn e Izraelit dhe mė uli nė majė tė njė mali shumė tė lartė, mbi tė cilin ishte ndėrtuar pothuajse njė qytet i tėrė nė krahun e jugut. 3 Ai mė futi brenda. Dhe ja, njė njeri i ndritshėm porsi kallaji, me litar tė linjtė nė dorė, me kallam mase nė dorė, qėndronte nė derė. 4 Ky njeri foli me mua e mė tha: “Biri i njeriut, vėzhgo e dėgjo me kujdes dhe vėrjua mendjen tė gjithave qė do tė t’i dėftoj, sepse je sjellė kėtu qė tė tė dėftohen kėto. Kumtoja shtėpisė sė Izraelit gjithēka tė shohėsh kėtu.”

Muri i jashtėm

5 Dhe, ja, godina ishte e rrethuar gjithkund pėrjashta me mur. Kallami i masės qė njeriu e kishte nė dorė ishte gjashtė kutesh, ēdo kut ishte njė pėllėmbė mė i gjatė. Ai e mati godinėn: gjerėsia njė kallam e lartėsia njė kallam.

Dera e lindjes

6 Erdhi te dera qė shikon nė drejtim tė lindjes, u ngjit shkallėve dhe e mati pragun e derės: gjerėsia njė kallam. 7 Dhoma njė kallam e gjatė e njė kallam e gjerė. Ndėrmjet dhomave pesė kute: edhe pragu i tremes pėrgjatė paraderės: njė kallam. 8 E mati edhe tremen e derės: 9 tetė kute, shtyllakėt: dy kutesh. Tremja e derės ishte brenda. 10 Dhomat e derės sė lindjes ishin tri nė njėrėn anė e tri nė anėn tjetėr. Kishin tė njėjtėn masė. Po ashtu edhe shtyllakėt: nė tė dy anėt ishin po me atė masė. 11 E mati edhe gjerėsinė e hyrjes nė treme: ishte dhjetė kutesh; gjatėsia e derės trembėdhjetė kutesh. 12 Para dhomave, nė njėrėn anė e nė tjetrėn, ishin parmakėt prej afro njė kuti. Secila dhomė: gjashtė kute nė njėrėn anė e gjashtė kute nė anėn tjetėr. 13 Pastaj e mati derėn prej pullazit tė njėrės dhomė deri nė pullazin e asaj pėrballė: gjerėsia njėzet e pesė kute prej njėrės hyrje nė tjetrėn, /14/15 prej ballit tė hyrjes sė derės deri te balli i hyrjes sė tremes pėrbrenda, pesėdhjetė kute. 16 Dhomat dhe nė mbidyert e tyre kishin dritare me kangjella rreth e rreth pėrbrenda. Po ashtu ishin dritaret edhe nė treme rreth e rreth pėrbrenda, kurse nė shtyllakėt palma tė pikturuara.

Oborri i jashtėm

17 Mė ēoi edhe nė oborrin e jashtėm. Dhe, ja, dhoma e trualli i shtruar me rrasa rreth e rreth oborrit: tridhjetė dhoma gjatė truallit tė shtruar me rrasa. 18 Kalldrėmi ishte nė tė dy anėt e dyerve me pėrmasa tė derės. Ky ishte kalldrėmi i poshtėm. 19 Ai e mati gjerėsinė e oborrit prej faqes sė derės sė poshtme deri nė ballin e derės sė brendshme pėrjashta: njėqind kute. Kėshtu nė lindje e kėshtu nė veri.

Dera e veriut e tremes

20 E mati gjerėsinė e gjatėsinė edhe tė derės sė veriut tė oborrit tė jashtėm. 21 Edhe ajo kishte nga tri dhoma kėndej e andej. Pragjet dhe paradera e saj me pėrmasat e derės sė mėparshme. Gjatėsia e saj pesėdhjetė kute e gjerėsia njėzet e pesė kute. 22 Edhe dritaret e tremes si dhe skulpturat e palmave, sipas masės sė derės nė drejtim tė lindjes. Nė hyrje kishte shtatė shkallė. Paradera ishte pėrbrenda. 23 Paradera e brendshme e kishte derėn pėrballė derės sė veriut porsi nė derėn e lindjes. E mati nga dera nė derė, njėqind kute.

Dera e jugut

24 Mė ēoi edhe drejt jugut dhe, ja, dera qė shikonte drejt mesditės. I mati pragjet e para‑ derėn: ishin sipas masave tė lartpėrmendura. 25 Dritaret e saj dhe tremet pėrreth porsi dritaret e tjera. Gjatėsia ishte pesėdhjetė kute e gjerėsia njėzet e pesė kute. 26 Tek ajo ngjiteshe nėpėr shtatė shkallė. Paradera ishte pėrbrenda. Nė shtylla kishte palma tė pikturuara njė kėndej e njė andej. 27 Tremja e kishte derėn nė drejtim tė mesditės. E mati nga dera nė derė: njėqind kute nė drejtim tė mesditės.

Tremja e brendshme. Dera e jugut

28 Atėherė mė futi nė oborrin e brendshėm nėpėrmjet derės sė mesditės. 29 Dhomat e tij, pragjet dhe paradera: ishin me tė njėjtėn masė. Kishte edhe dritare, kishte edhe paradyer gjithkund pėrreth. Gjatėsia ishte pesėdhjetė kute e gjerėsia njėzet e pesė kute. /30/31 Paradera shikonte drejt oborrit tė jashtėm. Kishte palma nė shtyllakė. Tek ai ngjiteshe nėpėr tetė kėmbė shkallėsh.

Dera lindore

32 Atėherė mė ēoi nė derė tė lindjes tė oborrit tė brendshėm. E mati derėn dhe ajo e kishte masėn e mėparshme. 33 Dhomat e shtyllakėt e paradera ishin me po tė njėjtat masa si mė lart. Kishte dritare dhe tremen rreth e rreth. Gjatėsia ishte pesėdhjetė kute e gjerėsia njėzet e pesė kute. 34 Hajati shikonte drejt oborrit tė jashtėm. Shtyllakėt kishin tė gdhendura palma kėndej e andej. Hyhej nė tė nėpėr tetė kėmbė shkallėsh.

Dera veriore

35 Mė futi brenda edhe nėpėr derėn qė ėshtė pėrballė veriut. E mati. Ishte po me ato masa tė mėparshme: 36 dhomat, shtyllakėt dhe tremja e saj. I kishte pėrreth edhe dritaret. Gjatėsia pesėdhjetė kutė e gjerėsia njėzet e pesė kutė. 37 Hajati shikonte drejt oborrit tė jashtėm. Kėndej e andej shtyllakėt i kishin palmat e gdhendura. Nė tė ngjitej nėpėr tetė kėmbė shkallėsh.

Kthinat shtojca

38 Ishte njė kthinė me hyrje nė derė tė tremes. Aty lahej flia e shkrumbimit. 39 Nė tremen e derės, nė njėrėn e nė tjetrėn anė, ishin nga dy tryeza pėr tė therur nė to flinė e shkrumbimit, flinė pėr mėkat e flinė pėr pendesė. 40 Mbanesh, jashtė tremes, te dera e tremes, nė drejtim tė derės sė veriut, edhe dy tavolina. Po ashtu edhe nė krahun tjetėr tė derės sė tremes dy tavolina. 41 Kėshtu: katėr tavolina nė njėrėn anė e katėr tė tjera nė anėn tjetėr tė derės: ishin tetė tavolina mbi tė cilat priteshin flitė. 42a Ishin pastaj edhe katėr tavolina pėr fli shkrumbimi, tė punuara prej guri tė latuar, tė gjata njė kut e gjysmė, tė gjera njė kut e gjysmė e tė larta njė kut. 43a Buza rreth e rreth e dhėmbėzuar njė pėllėmbė prej jashtė brenda. 42b Mbi to viheshin veglat me tė cilat priteshin flitė e shkrumbimit dhe flitė e tjera, 43b kurse mbi tavolina mishi i kushtimit. 44 Jashtė derės sė brendshme ishin dy kthina, nė tremen e brendshme: njėra ishte nė anėn e derės sė veriut, e kthyer kah jugu, tjetra nė anėn e derės sė jugut e kthyer kah veriu. 45 Ai mė tha: “Dhoma qė ėshtė e kthyer me pamje kah jugu, duhet tė jetė pėr priftėrinj qė shėrbejnė nė rojėn e Tempullit. 46 Dhoma qė ėshtė me pamje kah veriu, duhet tė jetė pėr priftėrinjė qė kryejnė shėrbesėn e lterit: kėta janė bijtė e Sadokut, ata nga bijtė e Levit, tė cilėt kanė leje t’i afrohen Zotit pėr t’i shėrbyer.”

Paradera e brendshme

47 E mati edhe paraderėn. Ishte e gjatė njėqind kute, e gjerė njėqind kute: katrore. Nė ballė tė Tempullit ishte lteri.

Tempulli: Ulami ‑ hyrja kryesore

48 Atėherė mė futi nė treme tė Tempullit. I mati shtyllakėt e tremes: pesė kute kėndej e pesė kute andej. Gjerėsia e hyrjes ishte katėrmbėdhjetė kute. Krahėt e derės tre kutėsh kėndej e tre kutesh andej. 49 Gjatėsia e paraderės ishte njėzet kutesh, kurse gjerėsia dymbėdhjetė kutesh. Pėr dhjetė kėmbė shkallė ngjiteshe tek ajo. Nė pragje ishin dy shtylla: njėra nė njėrėn anė e tjetra nė tjetrėn anė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Tempulli i ardhshėm