Kapitujt

Ezekieli: 44. Pėrdorimi i derės lindore

44

1 Atėherė mė ktheu praptazi te dera e jashtme e Shenjtėrores, tek ajo qė shikon nga lindja: ishte e mbyllur.

2 Atėherė Zoti mė tha: “Kjo derė duhet tė mbetet mbyllur. Nuk do tė hapet e njeri s’do tė kalojė nėpėr tė, sepse nėpėr tė hyri Zoti Hyji i Izraelit: duhet tė mbesė mbyllur. 3 Vetėm princi, sepse ėshtė princ, mund tė rrijė nė tė e tė hajė bukė nė praninė e Zotit, por duhet tė hyjė nėpėr derėn e tremes e nėpėr tė edhe duhet tė dalė jashtė.”

Rregullore pėr tė pranuar nė Tempull

4 Atėherė mė priu drejt derės sė veriut, para Tempullit. Shikova, dhe ja, Lavdia e Zotit e mbushi Tempullin e Zotit. Unė rashė me fytyrė pėrdhe. 5 Atėherė Zoti mė tha. “Biri i njeriut, vėrja mirė mendjen, shiko me sytė e tu e dėgjo me veshėt e tu gjithēka tė them lidhur me tė gjitha sjelljet e Shtėpisė sė Zotit e me ligjet e saj. Mirė vėrja mendjen kush mundet tė hyjė nė Tempull e kush s’bėn tė hyjė nė Tempull 6 thuaji shtėpisė sė Izraelit, kryengritėse ndaj meje: Kėshtu thotė Zoti Hyj: Tepėr shumė janė turpėsitė e tua, o shtėpia e Izraelit, 7 e ju i futėt tė huajt, tė parrethprerė nė zemėr e nė mish dhe hynė nė Shenjtėroren time dhe e pėrdhosėn Shtėpinė time ndėrsa ju kushtonit bukėn time, dhjamin e gjakun. Kėshtu e thyet Besėlidhjen time me tė gjitha turpėsitė tuaja. 8 Vetė nuk i ruajtėt gjėrat e mia tė shenjta dhe i vutė ata tė kryejnė shėrbesėn time nė Shenjtėroren time. Prandaj 9 kėshtu thotė Zoti Hyj: Asnjė i huaj i parrethprerė nė zemėr e nė trup s’mund tė hyjė nė Shenjtėroren time: asnjė i huaj qė jeton nė mes tė bijve tė Izraelit.”

Detyra e levitėve

10 Levitėt qė u larguan prej meje, kur bijtė e Izraelit me gabimin e vet u larguan prej meje pas idhujve tė vet, do tė japin pėrgjegjėsi pėr fajėsinė e vet. 11 Do tė shėrbejnė nė Shenjtėroren time si rojtarė e derėtarė tė Shtėpisė e si shėrbėtorė tė Tempullit: kėta do t’i therin flitė e shkrumbimit e flitė pėr popull, do tė qėndrojnė pėrpara popullit e do tė jenė nė shėrbimin e tij. 12 Kėta i patėn shėrbyer popullit para idhujve tė tyre dhe kėshtu u bėnė pėr shtėpinė e Izraelit fyerje paudhėsie, prandaj edhe e lartėsova dorėn time mbi ta ‑ thotė Zoti Hyj ‑ mbi kokė tė tyre fajėsia e tyre! 13 Mė s’do tė afrohen para meje pėr tė mė shėrbyer me shėrbesėn priftėrore, as s’do tė mund t’u afrohen gjėrave tė mia tė shenjta, atyre mė tė shenjta, por do t’i mbartin turpėsitė e veta e neveritė qė i bėnė. 14 Unė do t’i bėj tė kryejnė gjithēka duhet tė punohet nė Tempull, tė bėjnė gjithēka duhet tė bėhet nė tė.

Rregullore pėr priftėrinjtė

15 Priftėrinjtė levitė, pasardhės tė Sadokut, qė i mbajtėn rregulloret e Shenjtėrores sime, kur izraelitėt u endėn larg meje, ata le tė mė afrohen pėr tė mė shėrbyer, le tė qėndrojnė nė praninė time pėr tė mė kushtuar dhjamin e gjakun ‑ thotė Zoti Hyj. 16 Kėta do tė hyjnė nė Shenjtėroren time, ata do tė afrohen nė tryezėn time pėr tė mė shėrbyer e pėr ta ruajtur shėrbesėn time.

17 Kur tė hyjnė nėpėr dyer tė tremes sė brendshme, le tė vishen me petka tė linjta dhe tė mos vėnė pėrmbi to asnjė petk tė leshtė, kur shėrbesojnė shėrbejnė brenda dyerve tė tremes sė brendshme e nė Shenjtėrore. 18 Nė kokė duhet tė mbajnė shallma tė linjta e duhet t’i mbathin rreth ijės tėlinjtat e linjta: tė mos ngjeshen me asgjė qė tė mund t’i bėjė tė djersiten. 19 Kur tė dalin nė tremen e jashtme te populli, le t’i heqin petkat e veta me tė cilat shėrbyen, le t’i lėnė ato nė kthinat e shenjta, le tė vishen me petka tė tjera qė tė mos e shenjtėrojnė popullin me petkat e veta. 20 Kokėn e vet nuk guxojnė ta rruajnė, por as tė mos i lėnė flokėt tepėr tė gjatė, por le tė qethen kohė pas kohe.

21 Asnjė prift tė mos pijė verė kur do tė hyjė nė tremen e brendshme. 22 S’mund tė martohet me grua tė vejė e tė lėshuar, por vetėm me vajza prej bijave tė Izraelit. Mund tė martohen edhe me ndonjė tė vejė qė ka mbetur e vejė pas vdekjes sė priftit. 23 Kanė detyrė ta mėsojnė popullin tim ē’dallim ka ndėrmjet gjėsė sė shenjtė e jo tė shenjtė, e t’i dėftojnė ēka ėshtė e pastėr e ēka e papastėr. 24 Nė mosmarrėveshje le tė jenė gjykatės: duhet tė gjykojnė sipas gjyqeve tė mia. Duhet t’i zbatojnė tė gjitha ligjet e mia e rregulloret e mia lidhur me tė kremtet e mia e do t’i shenjtėrojnė tė shtunat e mia.

25 Nuk do tė hyjnė te ndonjė i vdekur qė tė mos bėhen tė papastėr. U lejohet tė bėhen tė papastėr nė rastin e vdekjes sė babait, tė nėnės, tė ndonjė biri ose bije, tė vėllait e edhe tė motrės qė nuk ka qenė e martuar. 26 Pasi ai tė jetė pastruar, le t’i numėrohen shtatė ditė 27 e atėherė, kur tė hyjė nė Shenjtėrore, nė tremen e brendshme, pėr tė mė shėrbyer mua nė Shenjtėrore, le ta kushtojė flinė pėr mėkate, thotė Zoti Hyj.

28 Ata nuk do tė kenė trashėgim: unė do tė jem trashėgimi i tyre. Nuk do t’u jepni pronė nė Izrael: sepse unė jam prona e tyre. 29 Atyre u takojnė pėr ushqim flitė e pendesės e flitė e pajtimit, atyre u pėrket edhe ēkado tė jetė caktuar pėr zhdukje. 30 Priftėrinjve u takon mė e mira pjesė e fryteve tė para tė tė parėlindurve, ēdo lloj kushtimi tuaj; po edhe miellin mė tė mirin do t’ua jepni priftėrinjve qė t’i bekojnė shtėpitė tuaja. 31 Priftėrinjtė nuk mund tė hanė asgjė tė ngordhur ‑ kurrnjė bagėti qė ta kenė copėtuar egėrsirat ose shpendėt.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Pėrdorimi i derės lindore