Kapitujt

Ezekieli: 45. Ndarja e tokės. Pjesa e Zotit

45

1 Kur ta ndani me short vendin, ndajeni njėherė pjesėn e shenjtė tė Zotit: me gjatėsi njėzet e pesė mijė kute e me gjerėsi njėzet mijė kute. Kjo pjesė do tė jetė e shuguruar nė tėrė hapėsirėn e vet; 2 prej kėsaj pjese Shenjtėrores i takojnė pesėqind kute gjatė e pesėqind kute gjerė; katrore, si dhe pesėdhjetė kute kullota pėrreth. 3 Pasi ta kesh matur kėtė, prej saj mat gjatėsi njėzet e pesė mijė kute e gjerėsi dhjetė mijė: nė kėtė vend do tė jetė Tempulli ‑ Shenjtėrorja tejet e shenjtė. 4 Kjo pjesė e shenjtė u takon priftėrinjve qė shėrbejnė nė Shenjtėrore, tė cilėt i afrohen Zotit pėr t’i shėrbyer. Ky vend do t’u shėrbejė atyre pėr shtėpi dhe pėr kullota tė bagėtive. 5 Njėzet e pesė mijė pėr sė gjati e dhjetė mijė kute pėr sė gjeri le t’u jepet levitėve qė shėrbejnė nė Tempull: kjo ėshtė prona e tyre pėr tė ndėrtuar qytetet e banimit.

6 Si pronė, pastaj, tė qytetit, jepni pėr pjesė pesė mijė kute nė gjerėsi e njėzet e pesė mijė kute nė gjatėsi pėrbri pronės sė shuguruar: nė tė ka pjesė mbarė shtėpia e Izraelit.

Pjesa e princit

7 Princit le t’i caktohet pėr pronė njė pjesė nga tė dy krahėt e pronės sė shenjtėruar dhe tė pronės sė qytetit, qė nga krahu i detit deri nė det e qė nga ana e lindjes nė drejtim tė lindjes me gjatėsi sa dhe ato pjesė prej kufirit tė perėndimit deri nė kufirin e lindjes. 8 Kjo pjesė do tė jetė prona e tij nė Izrael dhe princat e mi mė nuk do tė guxojnė ta ndrydhin popullin tim dhe tokėn do t’ia japin shtėpisė sė Izraelit sipas fiseve.

9 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Mjaft mė, princat e Izraelit! Hiqni dorė nga dhuna e rrėmbimet! Bėni tė drejtėn e drejtėsinė! Mos bėni kėrkesa tatimesh prej popullit tim ‑ thotė Zoti Hyj.

10 Kini peshore tė drejta, ef tė drejtė, bat tė drejtė! 11 Efi e bati le tė zėnė njėsoj, tė kenė tė njėjtėn masė: le tė zėrė tė dhjetėn pjesė tė homerit bati e tė dhjetėn pjesė tė homerit efi: masa e tyre le tė jetė sipas homerit. 12 Sikli tė ketė njėzet gera. Pesė sikla tė jenė pesė sikla, dhjetė sikla tė jenė dhjetė sikla e mina le tė jetė pesėdhjetė sikla.

Kushtet pėr kultin

13 Ky ėshtė kushti qė duhet ta jepni: njė tė gjashtėn e efit pėr gomor tė grurit dhe tė gjashtėn e efit pėr gomor tė elbit. 14 Nė lidhje me vajin, ja rregullorja: bati ėshtė masa e vajit ‑: njė tė dhjetėn e batit pėr ēdo kor ‑ dhjetė bat bėjnė njė homer, sepse dhjetė bat mbushin njė kor.

15 Nga ēdo grigjė dyqind delesh ‑ tė kullotave tė pasura tė Izraelit ‑ njė dele si fli shkrumbimi, si fli pajtimi pėr tė shpėrblyer ‑ thotė Zoti Hyj. 16 Mbarė populli i vendit ėshtė i detyruar t’ia bėjė kėtė kusht princit tė Izraelit. 17 Princi e ka pėr detyrė tė japė pėr flitė e shkrumbimit, kushtet e njomjet nė ditėt e festave, pėr hėnė tė re, pėr tė shtuna dhe pėr tė gjitha kremtimet e shtėpisė sė Izraelit: ai le tė kujdeset pėr flitė pėr mėkat si dhe pėr kushtet, flitė e shkrumbimit e pėr flitė e pajtimit pėr shpėrblim tė shtėpisė sė Izraelit.

E kremtja e pashkėve

18 Kėshtu thotė Zoti Hyj: Tė parėn ditė tė tė parit muaj, merre njė mėzat pa tė metė nga gjedhi e shpėrbleje lterin. 19 Prifti tė marrė prej gjakut tė flisė pėr shpėrblim tė mėkatit e ta qesė nė pragjet e Shtėpisė e nė katėr kėndet e sipėrfaqes sė lterit dhe nė pragjet e derės sė tremes sė brendshme. 20 Bėj kėshtu edhe tė shtatėn ditė pėr ēdokėnd qė ka mėkatuar prej ligėshtisė e prej padijes. Kėshtu do ta kryeni pajtimin pėr Shenjtėroren.

21 Tė parin muaj, tė katėrmbėdhjetėn ditė tė muajit, festojeni tė kremten e Pashkėve! Shtatė ditė le tė hahet buka e pabrumė. 22 Atė ditė princi le tė kushtojė pėr vete e pėr mbarė popullin e vendit njė viē si therore pėr mėkat. 23 Pėr shtatė ditėt e tė kremtes le t’i kushtojė si fli shkrumbimi shtatė mėzetėr e shtatė desh tė panjollė ‑ ēdo ditė nga njė pėr shtatė ditė ‑ dhe pėr mėkate ēdo ditė nga njė cjap. 24 Le ta kushtojė edhe si paraqitje njė ef pėr ēdo mėzat e pėr ēdo dash dhe njė hin vaji pėr ēdo ef.

Shenjtėrimi i tė kremtes sė tendave

25 Tė shtatin muaj, tė pesėmbėdhjetėn ditė tė muajit, le tė bėjė ditėn e festės, siē u tha edhe mė lart, pėr shtatė ditė, qoftė pėr mėkate e qoftė pėr fli tė shkrumbimit, qoftė pėr kushtim e pėr vaj.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > Ndarja e tokės. Pjesa e Zotit