Kapitujt

Ezekieli: 46. E shtuna dhe hėna e re

46

1 Kėshtu tha Zoti Hyj: Dera e tremes sė brendshme qė shikon nė lindje, le tė rrijė mbyllur gjashtė ditėt e punės. Le tė hapet tė shtunave. Le tė hapet edhe ditėn e hėnės sė re. 2 Princi le tė hyjė nėpėr treme tė derės pėrjashta, le tė ndalet nė shkallė tė derės. Priftėrinjtė le ta kryejnė flinė e shkrumbimit tė tij dhe flitė pajtimore tė tij; ai le tė adhurojė mbi pragun e derės e pastaj le tė kthehet jashtė. Dera tė mos kyēet deri nė mbrėmje. 3 Nė hyrje tė kėsaj dere populli i vendit le tė adhurojė tė shtunave e pėr hėnat e reja para Zotit.

4 Flia e shkrumbimit qė do t’ia kushtojė princi Zotit duhet tė jetė: ditėn e shtunė gjashtė qengja pa tė meta dhe njė dash pa tė metė, 5 kushtimore njė ef pėr dash, kurse pėr qengj, sipas mundėsisė e njė hin vaj pėr ef. 6 Ditėn e hėnės sė re njė mėzat pa tė metė e gjashtė qengja e njė dash ‑ tė jenė tė gjithė pa tė meta 7 e njė ef pėr mėzat, po ashtu edhe njė ef pėr dash le tė jetė fli kushtimore, kurse pėr qengja sipas mundėsisė, edhe njė hin vaj pėr ēdo ef.

Rregullore tė ndryshme

8 Kur mbreti do tė hyjė, le tė hyjė nėpėr derėn e tremes e nėpėr tė le tė dalė. 9 E kur populli i vendit ditėve tė festave shkon pėrpara Zotit, ai qė hyn nėpėrmjet derės sė veriut, pėr tė adhuruar, le tė dalė nėpėrmjet derės sė jugut, kurse ai qė tė ketė hyrė nėpėr derėn e jugut, le tė dalė nėpėr derėn e veriut: tė mos kthehet nėpėr atė derė, nėpėr tė cilėn ka hyrė, por nėpėr derėn qė e ka pėrballė. 10 Edhe princi duhet tė jetė mes tyre: le tė hyjė si hyjnė ata e le tė dalė si dalin ata.

11 Nė tė kremte e nė festa le tė flijohet si fli kushtimore njė ef pėr mėzat e njė ef pėr dash, kurse pėr qengj sipas mundėsisė, dhe njė hin vaj pėr njė ef.

12 Kur princi mendon tė kushtojė fli shkrumbimi vullnetare ose fli pajtimi vullnetare pėr nder tė Zotit, le t’i hapet dera qė shikon nė lindje e le ta kushtojė flinė e vet tė shkrumbimit e tė pajtimit, siē kushtohet rėndom tė shtunave, pastaj le tė dalė jashtė e lė tė kyēet dera.

13 Ēdo ditė kushtoja Zotit si fli shkrumbimi nga njė qengj vjetak pa tė meta: kėtė bėje gjithmonė nė mėngjes. 14 Bėje si fli kushtimi mbi tė ēdo mėngjes tė gjashtėn e efit dhe vaj njė tė tretėn e hinit qė tė stėrpiket enėza e miellit; kjo le tė jetė kushtim i pėrditshėm pėr nder tė Zotit, ligj i pėrhershėm. 15 Le tė kushtohet, pra, ēdo ditė nė mėngjes qengji, flia e kushtimit e vaji: ėshtė flia e shkrumbimit tė pėrditshėm.

16 Kėshtu tha Zoti Hyj: Nėse princi do t’ia japė si dhuratė ndonjėrit ndėr tė bijtė nga tra‑ shėgimi i vet, ajo gjė do tė jetė pronė e tė bijve: do ta kenė pronė tė trashėgimit. 17 Por, nė qoftė se nga prona e tij i dhuron ndonjė shėrbėtori tė vet, ajo gjė do t’i takojė atij deri nė vitin e kthimit, atėherė do t’i kthehet princit: pronėn e princit mund ta trashėgojnė vetėm tė bijtė. 18 Princi nuk guxon tė pėrvetėsojė asgjė nga prona e popullit e t’i dėbojė ata prej pronės, por pronėn e vet do t’ua lėrė bijve tė vet, qė populli tė mos shpėrndahet, i dėbuar nga prona e vet.

19 Atėherė mė priu nėpėr hyrjen qė ėshtė pranė derės, nė kthinat e shenjta tė priftėrinjve qė shihnin nė veri. Dhe, ja: atje nė skaj, nė anė tė perėndimit, njė dhomė. 20 Ai mė tha: “Ky ėshtė vendi, ku priftėrinjtė do tė ziejnė flitė e shpėrblimit e pėr mėkate, ku do tė ziejnė kushtimoret pėr tė mos i qitur nė oborrin e jashtėm e pėr tė mos e shenjtėruar popullin.”

21 Atėherė mė ēoi nė tremen e jashtme dhe mė kaloi nėpėr katėr kėndet e tremes, dhe ja, nė ēdo kėnd tė tremes njė treme e vogėl. 22 Kėto treme tė vogla nė kėndet e tremes ishin dyzet kute tė gjatė e tridhjetė tė gjerė: tė katėrtat ishin me tė njėjtėn masė. 23 Tė katėrtat ishin tė rrethuara me mur e rrėzė murit ishin tė punuara furra gjithkund pėrreth. 24 Atėherė mė tha: “Kėto janė furrat nė tė cilat do tė ziejnė e do tė pjekin shėrbestarėt e Tempullit tė Zotit flitė e popullit.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ezekieli > E shtuna dhe hėna e re