Kapitujt

Danieli: 2. Mbreti i pyet dijetarėt e vet

2

1 Nė vitin e dytė tė mbretėrimit tė Nabukodonozorit, Nabukodonozori pa njė ėndėrr. Shpirti iu tmerrua dhe gjumi e la. 2 Mbreti dha urdhėr qė tė mblidhen tė gjithė dijetarėt, magjistarėt, shortarėt dhe astrologėt pėr t’i shpjeguar mbretit ėndrrat e tij. Ata erdhėn dhe qėndruan para mbretit. 3 Mbreti u tha: “Kam parė njė ėndėrr e shpirti im ėshtė shqetėsuar sė tepėrmi pėr t’ia ditur shpjegimin. 4 Kaldenjtė iu pėrgjigjėn mbretit aramaisht:

“Rrofsh e qofsh pėrgjithmonė, o mbret! Tregojua shėrbėtorėve tė tu ėndrrėn e ne do ta shtjellojmė.” 5 Mbreti u pėrgjigj e u tha kaldenjve: “E kam dhėnė fjalėn! Nėse nuk do tė ma tregoni ėndrrėn e nėse nuk do tė ma shtjelloni, copė e grimė do t’ju bėj e shtėpitė tuaja do t’i kthej nė llomishtė. 6 Ndėrsa, nėse do tė ma tregoni ėndrrėn dhe nėse do tė ma shpjegoni, ēmime, dhurata e nder tė madh do tė merrni prej meje. Pra, ma tregoni ėndrrėn dhe domethėnien e saj!” 7 Ata pėrsėri iu pėrgjigjėn e thanė: “Mbreti le t’ua tregojė shėrbėtorėve tė vet ėndrrėn e ne do t’ia tregojmė domethėnien e saj.” 8 U pėrgjigj mbreti e tha: “Unė mirė po shoh se ju dėshironi tė fitoni nė kohė pasi e dini se kam dhėnė fjalėn. 9 Nė qoftė, pra, se nuk do tė ma tregoni ėndrrėn, ju pret po i njėjti dėnim. Ju keni rėnė nė pėrkim tė thoni para meje ndonjė fjalė tė rreme e gėnjyese derisa tė kalojė koha. Pra, ma tregoni ėndrrėn time qė ta di sesi do tė ma shtjelloni.”

10 Kaldenjtė u pėrgjigjėn para mbretit e thanė: “S’ka njeri mbi tokė qė tė mund t’ia plotėsojė kėrkesėn mbretit. Prandaj, s’ka mbret aq tė madh dhe aq tė pushtetshėm qė tė kėrkojė njė gjė tė tillė prej ēdo dijetari, magjistari ose kaldeu.

11 Kėrkesa qė ti, o mbret, e lyp ėshtė tepėr e rėndė dhe s’gjendet ai qė kishte pėr t’ia zbuluar mbretit, me pėrjashtim tė hyjnive, tė cilėt nuk banojnė me njerėz.”

12 Atėherė mbreti i hidhėruar, u ndez nė zemėrim dhe urdhėroi tė vriten tė gjithė dijetarėt e Babilonisė.

Ndėrhyrja e Danielit

13 Si u shpall urdhri pėr t’u vrarė tė dijshmit, kėrkonin qė tė vrisnin edhe Danielin e shokėt e tij.

14 Atėherė Danieli, me fjalė tė urta e me menēuri, iu drejtua Ariokut, kryetarit tė rojės trupore tė mbretit, i cili kishte dalė pėr t’i vrarė tė dijshmit e Babilonisė. 15 Danieli i tha Ariokut, qė kishte marrė pushtetin prej mbretit: “Pėr ē’arsye ka dalė prej mbretit njė urdhėr kaq i pashpirt?”

16 Pasi Arioku ia dėftoi arsyen Danielit, Danieli hyri te mbreti dhe iu lut t’i jepte pak kohė dhe ai do t’ia zbulonte mbretit domethėnien e ėndrrės.

17 Pastaj Danieli shkoi nė shtėpi tė vet dhe u tregoi shokėve Ananisė, Mizaelit e Azarisė punėn 18 qė tė luten e tė kėrkojnė mėshirė prej Hyjit Qiellor nė lidhje me kėtė fshehtėsi qė tė mos sharrojnė Danieli e shokėt e tij bashkė me dijetarėt e Babilonisė. 19 Atėherė Danielit nė vegim nate i qe zbuluar fshehtėsia dhe Danieli e bekoi Hyjin Qiellor 20 e Danieli e mori fjalėn e tha:

“Qoftė bekuar Emri i Zotit

prej shekullit nė shekuj,

sepse e tij ėshtė urtia e fuqia,

21 Ai i ndėrron kohėt e stinėt,

i rrėzon dhe i vendon mbretėrit,

u jep tė urtėve urtinė,

e tė kuptueshėmve dijen.

22 Ai i zbulon thellėsitė dhe tė fshehtat,

i njeh gjėrat qė janė nė errėsirė,

sepse drita nė Tė e ka banesėn.

23 Ty, o Hyj i etėrve tė mi,

tė madhėroj e tė lavdėroj,

sepse mė dhe urtinė e fuqinė

e tani ma zbulove atė qė kėrkuam prej Teje,

sepse na e zbulove kėrkesėn e mbretit!”

24 Atėherė Danieli hyri tek Arioku, tė cilin mbreti e kishte caktuar t’i vriste tė dijshmit e Babilonit, e i tha kėshtu: “Mos i vra tė urtėt e Babilonit. Mė nxjerr mua para mbretit dhe unė do t’ia tregoj mbretit domethėnien e ėndrrės.” 25 Atėherė Arioku vrik e futi Danielin para mbretit e i tha: “E gjeta njė njeri nga bijtė e shpėrngulur tė Judės, i cili mbretit do t’ia shpjegojė ėndrrėn.” 26 Mbreti i tha Danielit, tė quajtur Baltazar: “A vėrtet tė thotė mendja se mundesh tė ma tregosh ėndrrėn qė kam parė dhe shpjegimin e saj?” 27 Danieli u pėrgjigj para mbretit: “Fshehtėsinė qė mbreti kėrkon t’i shtjellohet, tė urtėt, dijetarėt, shituesit, nuk janė tė zotėt t’ia tregojnė mbretit. 28 Por ėshtė njė Hyj i vetėm nė qiell, zbulues i fshehtėsive, e Ai tė tregoi, o mbreti Nabukodonozor, ēka do tė ndodhė nė ditėt e fundit. Ja, pra, ėndrra jote dhe vegimet qė janė pėrshkuar nėpėr kokėn tėnde ndėrsa flije nė shtratin tėnd.

29 Ti, o mbret, fillove tė pėrbluash me mendjen tėnde, nė shtratin tėnd, ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen dhe Zbuluesi i fshehtėsive tė zbuloi ēfarė do tė ndodhė. 30 Po edhe mua, jo me fuqi tė dijes qė ėshtė nė mua, gjasme mė e madhe se nė tė gjithė tė gjallėt e tjerė, mė qe zbuluar kjo fshehtėsi, por qė tė mund t’i jepet mbretit shtjellimi dhe qė tė mund t’i njohėsh mendimet e zemrės sate.

31 Ti, o mbret, pate njė vegim. Dhe, ja, njė trupore shumė e madhe! Njė trupore e madhe, me shtat shumė tė lartė qėndronte pėrballė teje: pamja e saj ishte e tmerrshme. 32 Truporja kokėn e kishte prej ari tė kulluar, parzmėn dhe krahėt i kishte tė argjendtė, kurse barkun e kofshėt i kishte bronzi, 33 kockat e kėrcirit tė hekurta, kurse dėrrasa e kėmbėve njė pjesė e hekurt e tjetra bote. 34 Ndėrsa ti po e shikoje, dhe ja, u shkėput njė gur pa dorė tė kujt dhe e goditi truporen nė kėmbė tė saj tė hekurta e prej bote dhe i copėtoi. 35 Atėherė u copėtua gjithashtu edhe hekuri, dheu, bronzi, argjendi dhe ari e gjithēka u bė porsi byku nė lėmė verės, i mori era e i treti e mė s’u dit vendi i tyre; kurse guri qė e goditi truporen, u bė mal i madh fort dhe e mbushi mbarė tokėn. 36 Kjo ishte ėndrra. Shtjellimin e saj do ta japim para teje, o mbret!

Shpjegimi i ėndrrės

37 Ti je mbreti i mbretėrve dhe Hyji i Qiellit ta dha ty mbretėrinė, fuqinė, sundimin e lavdinė ‑ 38 e tė gjitha vendet ku banojnė bijtė e njerėzve, kafshėt e fushės e shpendėt e ajrit: ai i dha nė duart e tua e ty tė bėri zotėrinė e tė gjithave: ti je koka e artė! 39 Pas teje do tė dalė nė shesh njė mbretėri mė e vogėl se jotja e pastaj njė mbretėri e tretė e bronztė, qė do ta sundojė mbarė tokėn. 40 Mbretėria e katėrt do tė jetė e fortė porsi hekuri. Porsi hekuri qė thyen e thėrmon gjithēka, do t’i thyejė e do t’i copėtojė tė gjitha kėto. 41 Kurse shputat e kėmbėve qė i pe pjesėrisht prej bote e pjesėrisht prej hekuri, do tė jetė njė mbretėri e ndarė: do tė ketė njėfarė fuqie, sipas asaj qė pe se ishte njė pjesė hekuri e pėrzier me botė. 42 Gishtat e kėmbėve pjesėrisht hekuri e pjesėrisht prej bote: mbretėria do tė jetė pjesėrisht e fortė e pjesėrisht e dobėt. 43 E fakti se pe se hekuri ishte i bashkuar me lloq bote: ato do tė bashkohen me farė njerėzore, por nuk do tė mund tė qėndrojnė sė bashku, sikurse edhe hekuri nuk mund tė ngjitet me argjilė. 44 Nė kohėn e kėtyre mbretėrive, Hyji Qiellor do ta ngrejė njė Mbretėri qė kurrė e pėr kėtė jetė nuk do tė shkatėrrohet as nuk do t’i lihet nė dorė njė populli tjetėr: do t’i shkatėrrojė e do t’i pėrpijė tė gjitha kėto mbretėri, kurse ajo do tė qėndrojė pėr amshim. 45 E pasi pe se prej malit u shkėput njė gur vetiu pa dorė tė kujt dhe e copėtoi botėn e hekurin, bronzin, argjendin e arin, Hyji i Madh i dėftoi mbretit ēfarė do tė vijė pastaj. Ėndrra ėshtė e vėrtetė e shpjegimi i saj ėshtė besnik.”

Nabukodonozori dėshmon besimin nė Hyjin

46 Atėherė mbreti Nabukodonozor ra me fytyrė pėrdhe pėrpara Danielit. Dha urdhėr t’i kushtojnė fli e t’i djegin kem. 47 Mbreti pastaj mori fjalėn e i tha Danielit: “Pėr tė vėrtetė Hyji juaj ėshtė Hyji i hyjnive, Zotėruesi i mbretėrve dhe Zbuluesi i mistereve pasi munde ta zbulosh kėtė fshehtėsi.” 48 Mbreti i dha Danielit njė zyrė tė lartė, i dha dhurata tė shumta e tė mėdha dhe e vuri prijės mbi tė gjitha krahinat e Babilonisė, princ mbi tė gjithė qeveritarėt, kryetar mbi dijetarėt e Babilonisė. 49 Danieli kėrkoi prej mbretit tė caktojė pėr qeveritarė tė krahinės sė Babilonisė Sedrakun, Misakun dhe Abdenagon, kurse vetė Danieli qėndroi nė pallatin e mbretit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Mbreti i pyet dijetarėt e vet