Kapitujt

Danieli: 4. Nabukodonozori tregon ėndrrėn e vet

4

1 Unė Nabukodonozori jetoja nė qetėsi nė shtėpinė time e lulėzoja nė pallatin tim, 2 dhe ja, pashė njė ėndėrr qė ma futi frikėn deri nė palcė. Mendimet qė mė vinin nė shtrat e pėrsiatjet qė mė pėrbluante truri, mė shqetėsuan. 3 Urdhėrova: le tė mė sillen tė gjithė dijetarėt e Babilonisė pėr tė ma shtjelluar ėndrrėn. 4 Atėherė erdhėn dijetarė, magjistarė, kaldenj, shtjellues shenjash. Unė ua tregova ėndrrėn, por ata s’ditėn tė ma japin shtjellimin. 5 Atėherė erdhi para meje Danieli, i cili quhet Baltazar me emėr tė hyjit tim. Ky ka nė vetvete shpirtin e zotave tė shenjtė. Unė ia tregova ėndrrėn time:

6 “Baltazar, prijėsi i dijetarėve! Unė e di se nė vetvete ke shpirtin e zotave tė shenjtė dhe se asnjė fshehtėsi s’ėshtė e vėshtirė pėr ty: ja vegimet qė kam pasur nė ėndėrr: ma shtjello. 7 Vegimet qė mė kaluan nėpėr tru, ndėrsa isha nė shtrat, janė kėto:

Shikoja, dhe ja, njė pemė nė mes tė tokės,

lartėsia e saj shumė e madhe!

8 Pemė e madhe dhe e fortė,

me majė e prekte qiellin!

Mund tė shihej nga skajet e tokės!

9 Gjethet e saj njė bukuri,

e mbushur me fruta garguri:

ushqim nė tė kish’ pėr gjithkėnd!

Kafshėt e egra nėn tė banonin,

nė gema tė saj shpendėt e qiellit,

ēdo gjallesė prej saj ushqehej?

10 Ndėrsa nė shtrat nėpėr kokėn time

po valonin kėto vegime,

kur, ja, roja

prej qiellit zbriti e njė shenjt,

11 klithi me tė madhe:

‘Priteni pemėn, shkurtoni gemat,

hiqjani gjethet, tretjani frutat!

tė ikin kafshėt prej poshtė saj,

prej gemave shpendėt t’i zhduken!

12 Nė dhe lėrjani me rrėnjė trupin,

nė vargje tė hekurt, tė bronztė,

nė barin e tokės!

Le ta lagė vesa e qiellit,

pjesė tė pėrbashkėt me kafshėt e egra

le ta ketė barin e tokės!

13 T’i ndėrrohet zemra e njeriut,

t’i jepet zemėr bagėtish!

Le tė kalojnė mbi tė shtatė kohė!

14 Kėtė vendim e morėn Rojtarėt,

kėrkesė kjo me urdhėr tė shenjtėrve

qė ta dijė gjithkush i gjallė

se pėrmbi mbretėrinė njerėzore

mbretėron i Tejetlarti:

i jep mbretėrinė atij qė do,

mė tė voglin nė kokė ia vė!’

15 Kjo ėshtė ėndrra qė e pa mbreti Nabukodonozor. Ti, pra, o Baltazar, ma shtjello, sepse asnjė prej tė gjithė dijetarėve tė mbretėrisė sime nuk ėshtė nė gjendje tė ma japė shtjellimin. Ti mundesh, sepse nė ty ėshtė shpirti i zotave tė shenjtė.”

Danieli e shtjellon ėndrrėn

16 Atėherė Danieli, i mbiquajtur Baltazar, mbeti pėr ca kohė i shtanguar dhe i trazuar nga mendimet e veta. Mbreti mori fjalėn e tha: “Baltazar, mos lejo tė tė marrė mendsh ėndrra dhe shtjellimi i saj!” Baltazari u pėrgjigj: “Imzot, ėndrra jote u rėntė armiqve tė tu e shpjegimi i saj mbi kundėrshtarėt e tu! 17 Pema qė e pe tė lartė e tė fortė, lartėsia e sė cilės prekte qiellin e qė shihej nė ēdo skaj tė tokės, 18 gemat e sė cilės ishin shumė tė bukur, frutat e sė cilės me shumicė, qė nė tė kishte ushqim pėr gjithkėnd, nėn tė cilėn banonin egėrsirat e fushės, nė gemat e sė cilės banonin shpendėt e qiellit, 19 je ti, o mbret, qė u bėre i madhėrueshėm e tejet i pushtetshėm, madhėria jote u rrit e arriti deri nė qiell e pushteti yt deri nė skajet e tokės. 20 Kurse ajo qė pa mbreti se njė rojtar e njė shenjt zbriti prej qiellit e tha: ‘Prejeni pemėn dhe copėtojeni, porse trungun e rrėnjėve tė saj lėrėni nė dhe e nė pranga tė hekurta e tė bronzta, nė barin e tokės e le tė lahet nga vesa e qiellit e pjesėn le ta ketė me kafshėt e egra derisa tė kenė kaluar mbi tė shtatė kohė’, 21 ja ē’shtjellim ka, o mbret, vendimi i tė Tejetlartit qė do tė zbatohet mbi zotėrinė tim, mbretin: 22 do tė tė dėbojnė prej njerėzve, do tė banosh me egėrsirat e malit, do tė hash bar porsi lopėt dhe do tė lagesh nga vesa e qiellit;

shtatė kohė do tė kalojnė mbi ty

derisa ta kesh kuptuar

se i Tejetlarti ka pushtet

mbi mbretėrinė e njerėzve,

dhe se ia jep atij kujt Ai do.

23 Lidhur me sa urdhėroi tė lihet trungu i rrėnjėve tė saj, d. m. th. tė pemės, mbretėria jote pėr ty do tė mbesė, pasi ta kesh pranuar pushtetin e Qiellit. 24 Prandaj, o mbret, le tė tė pėlqejė kėshilla ime: shpėrbleji mėkatet e tua me lėmoshė e paudhėsitė e tua me mėshirė ndaj skamnorėve: kėshtu do tė gėzosh mirėqenie tė gjatė.”

Ėndrra sendėrtohet

25 Tė gjitha kėto shkuan nė vend mbi mbretin Nabukodonozor.

26 Pasi kaluan dymbėdhjetė muaj, ndėrsa po shėtiste nė pallatin e mbretėrisė sė Babilonisė, 27 mbreti tha: “Vallė a s’ėshtė kjo Babilonia e madhe, qė unė e ndėrtova pėr kryeqytet tė mbretėrisė me fuqinė e forcės sime e me lavdinė e madhėrisė sime?” 28 Ndėrsa ende fjala ishte nė gojėn e mbretit, jehoi njė zė prej qiellit: “Ty po tė them, o mbreti Nabukodonozor, u hoq prej teje mbretėrimi yt! 29 Do tė tė dėbojnė prej mesit tė njerėzve e ti do tė banosh me kafshė tė egra: sanė do tė hash porsi kau. Mbi ty do tė shndėrrohen shtatė kohė derisa ta dish se i Tejetlarti zotėron mbi mbretėrinė e njerėzve dhe se ia jep atij kujt Ai do.”

30 Po nė atė moment u plotėsua fjala mbi Nabukodonozorin: qe dėbuar nga mesi i njerėzve, hėngri bar posi lopėt, trupi i tij u lag nga vesa e qiellit, flokėt iu rritėn e iu bėnė porsi puplat e shqiponjės e thonjtė e tij si kthetrat e shpendėve.

Nabukodonozori shėrohet

31 “Kėshtu, kur morėn fund ditėt e caktuara, unė, Nabukodonozori, i lartėsova sytė e mi kah qielli, atėherė m’u kthyen mendtė

atėherė e bekova tė Tejetlartin,

e lėvdova dhe e madhėrova tė Gjallin e pėrhershėm,

sepse pushteti i Tij pushtet i amshueshėm,

mbretėria e tij brezni mė brezni!

32 Tė gjithė banorėt e tokės

para tij janė asgjė.

Ai vepron sipas dėshirės sė vet

me ushtrinė qiellore

e me banuesit e tokės,

pushtetit tė tij kush s’mund t’i bėjė ballė

as s’mund t’i thotė: ‘Ē’po bėn?’

33 Po nė atė moment m’u kthyen mendtė dhe, nė nder tė mbretėrisė sime m’u kthyen madhėria dhe shkėlqimi; kėshilltarėt e oborrtarėt e mi mė kėrkuan dhe qeshė vėnė nė mbretėrinė time dhe madhėria ime u rrit edhe mė tepėr. 34 Tani pra, unė, Nabukodonozori e lavdėroj, e madhėroj dhe i jap lavdi Mbretit Qiellor:

tė gjitha veprat e tij janė e vėrtetė,

tė gjitha udhėt e tij janė drejtėsi,

Ai mund t’i pėrulė

ata qė ecin me krenari!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Nabukodonozori tregon ėndrrėn e vet