Kapitujt

Danieli: 5. Gostia e Baltazarit

5

1 Mbreti Baltazar u bėri njė gosti tė madhe njė mijė bujarėve tė vet e bashkė me ta u dha tė pijė verė. 2 Baltazari i dehur dha urdhėr tė sillen enėt e arta e tė argjendta, qė i kishte marrė babai i tij Nabukodonozori prej Tempullit tė Jerusalemit qė tė pinte me to mbreti, bujarėt e tij, gratė dhe shemrat e tij.

3 Atėherė i sollėn enėt e arta qė kishin qenė marrė nga Tempulli i Jerusalemit. Pinė me to mbreti, bujarėt e tij, gratė e shemrat e tij: 4 pinin verė e lavdėronin zotat e vet tė artė, tė argjendtė, tė bronztė, tė hekurt, tė drunjtė e tė gurtė.

5 Atėherė u dukėn gishtat e dorės sė njeriut dhe shkruan pėrballė pishtarit tė madh nė mur tė pallatit tė mbretit. Mbreti i shihte mirė gishtat e dorės sė shkruesit. 6 Mbretit iu zverdh fytyra, mendimet e trazuan, gjymtyrėt e ijėve tė tij e lėshuan e gjunjėt filluan t’i pėrplasen pėr njėri‑tjetrin.

7 Atėherė mbreti lėshoi njė ulėrimė tė madhe e kėrkoi tė sillen magjistarė, kaldenj e dijetarė. Mbreti mori fjalėn e u tha dijetarėve tė Babilonisė: “Atė qė do ta lexojė kėtė shkrim e tė mund ta shpjegojė, me purpur do ta vesh, me rreth ari do t’i rrethohet qafa dhe do tė jetė i treti me pushtet nė mbretėrinė time.”

8 Atėherė hynė tė gjithė dijetarėt e mbretit, por nuk ditėn ta lexojnė shkrimin as t’ia shpjegojnė mbretit. 9 Kjo bėri qė mbreti Baltazar tė shqetėsohej edhe mė tepėr dhe krejtėsisht u pėrēudnua nė fytyrė. U tmerruan bashkė me tė edhe tė gjithė bujarėt e tij.

Kėshilla e mbretėreshės

10 Mbretėresha, pasi dėgjoi fjalėn e mbretit e tė bujarėve, hyri nė sallėn e gostisė. Ajo tha: “Rrofsh sa malet, o mbret! Tė mos tė tė trazohen mendimet e tua dhe mos u zverdh nė fytyrė! 11 Nė mbretėrinė tėnde ėshtė njė njeri qė ka nė vetvete shpirtin e zotave tė shenjtė. Edhe nė ditėt e babait tėnd nė tė u gjend dije, kuptim e urti nė pėrngjasim tė dijes sė zotave. Kėndej edhe yt atė Nabukodonozori mbret e bėri prijėsin e magjistarėve, tė shituesve, tė kaldenjve e tė dijetarėve. Yt atė, o mbret, 12 sepse u gjend nė tė, nė Danielin, tė cilin mbreti e quajti Baltazar, njė shpirt i aftė jashtėzakonisht, menēuri, kuptim, shtjellim ėndrrash, zbulim fshehtėsish e shpjegim gjėegjėzash. Prandaj, le tė thirret Danieli e ta tregojė domethėnien!”

Danieli para mbretit

13 Kėshtu, pra, e futėn Danielin te mbreti. Mbreti i tha Danielit: “A je ti ai Danieli nga bijtė e shpėrngulur tė Judės, tė cilin e solli im atė nga Juda? 14 Dėgjova se ti ke shpirtin e zotave dhe se ėshtė gjetur nė ty njė dije, kuptim e urti e madhe. 15 Tani m’i sollėn kėtu nė praninė time tė dijshmit, magjistarėt pėr ta lexuar kėtė shkrim, por nuk mundėn ta lexojnė as tė ma shtjellojnė vėshtrimin. 16 E unė dėgjova pėr ty se mundesh t’i shtjellosh tė fshehtat e t’i zhvillosh gjėegjėzat: nėse, pra, mundesh ta lexosh shkrimin e tė ma dėftosh vėshtrimin e tij, do tė vishesh me purpur e rreth qafe do tė tė vė njė varg tė artė dhe do tė jesh princi i tretė nė mbretėrinė time.”

17 Danieli iu pėrgjigj mbretit e i tha: “Dhuratat e tua lėri pėr vete e dhuntitė e tua jepja njė tjetri. Unė shkrimin do ta lexoj, o mbret, dhe do ta dėftoj vėshtrimin e tij.

18 O mbret, Hyji i Tejetlartė i dha babait tėnd Nabukodonozorit mbretėrinė, madhėrinė, lavdinė e nderin. 19 Nė saje tė madhėrisė qė ia kishte dhuruar, tė gjithė popujt, fiset e gjuhėt e nderonin dhe e druanin. Ata qė donte i vriste, kė donte e godiste, kė donte e lartėsonte e kė donte e pėrulte. 20 Por, kur iu rrit mendja e kur shpirti i tij u pėrforcua nė krenari, qe hedhur nga froni i mbretėrisė sė vet dhe qe lėnė pa farė nderimi, 21 qe dėbuar nga rrethi i njerėzve, zemra iu bė si zemėr bagėtie, iu desh tė banojė me gomarė tė egjėr, hėngri bar porsi lopėt dhe trupi i tij qe lagur nga vesa e qiellit derisa ia doli ta kuptojė se Hyji i Tejetlartė ka pushtet mbi mbretėrinė e njerėzve dhe e vė nė kokė tė saj atė qė Ai do. 22 Po edhe ti, o Baltazar, biri i tij, megjithėse i dije tė gjitha kėto, nuk e pėrvujtėrove mendjen tėnde, 23 por e lartėsove vetveten pėrmbi Hyjin e Qiellit, urdhėrove tė sillen te ti enėt e Tempullit tė tij dhe ti e bujarėt e tu, gratė e tua e shemrat e tua, pitė verė me to, madje ju edhe i lavdėruat edhe hyjnitė e argjendta, tė arta, tė bronzta, tė hekurta, tė drunjta e tė gurta qė s’shohin as s’dėgjojnė as s’kanė ndjenja, kurse nuk i dhatė lavdi Hyjit qė nė dorėn e vet e ka frymėn tėnde dhe tė gjitha udhėt e tua. 24 Ai, pra, e dėrgoi kėtė dorė qė e shkroi kėtė shkrim.

25 Dhe, ja, ēka shkruan: mane, thecel, upharsin. 26 Ky ėshtė veshtrimi i fjalėve: mane ‑ Hyji e ka peshuar mbretėrinė tėnde dhe i dha fund; 27 thecel ‑ u peshove nė peshore dhe u gjete i papeshė; 28 fares ‑ u nda mbretėria jote dhe iu dha medėve e persianėve.”

29 Atėherė Baltazari dha urdhėr tė vishet Danieli me purpur, t’i vihet rreth qafės vargu i artė dhe tė shpallet me zėdhėnės se ėshtė i treti me pushtet nė mbretėrinė e tij.

30 Po atė natė qe vrarė Baltazari, mbreti i kaldenjve.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Gostia e Baltazarit