Kapitujt

Danieli: 11. Leka i Madh

11

1 Vetė qė prej vitit tė parė tė Dariut Medas qėndroja pranė tij qė tė pėrtėritej e tė forcohej. 2 Tani ty do tė ta tregoj tė vėrtetėn:

“Ja, edhe tre mbretėr do tė ngriten pėr Persinė: i katėrti do pasurohet mė tepėr se tė gjithė dhe, kur tė bėhet i dhunshėm pėr shkak tė pasurisė sė vet, do tė ēojė gur e peshė kundėr mbretėrisė greke.

Leka i Madh

3 Pastaj do tė ngallitė njė mbret i fuqishėm e trim, i cili do tė zotėrojė mbi njė perandori tė madhe dhe do tė bėjė ēfarė t’i pėlqejė. 4 E kur t’ia ketė dalė nė majė, mbretėria e tij do tė shkatėrrohet e do tė ndahet nė katėr erėrat e qiellit, por jo ndėrmjet pasardhėsve tė tij as me tė njėjtėn fuqi qė e kishte ai: me tė cilėn sundoi. Mbretėria e tij do tė copėtohet edhe do t’u jepet tė tjerėve, e jo kėtyre.

Luftėrat e para ndėrmjet seleucidėve e lagidėve

5 Mbret, i Mesditės do tė bėhet i fuqishėm e njėri prej princave tė tij do t’ia marrė krepēinė e perandoria e tij do tė bėhet mė e fortė se e tij. 6 Disa vjet mė vonė do tė bėjnė besėlidhje: bija e mbretit tė Mesditės do tė shkojė te mbreti i Veriut pėr tė lidhur miqėsi, por nuk do tė mund ta ndalojė fuqinė e krahut dhe ajo s’do t’i bėjė ballė; do tė dorėzohet ajo, ata qė e sollėn, djali i saj dhe ai e ndihmonte atė nė ato kohė.

7 Nga pinjollat e rrėnjėve tė saj do tė ngallitė njėri, nė vend tė saj, do tė vijė njė ushtri, do tė depėrtojė nė fortesat e mbretit tė Veriut, do t’i sulmojė e do t’i pushtojė. 8 Deri edhe hyjnitė e tij, truporet e tyre, enėt e ēmueshme argjendi e ari do tė bėhen pre qė do t’i ēojė nė Egjipt: Ai do tė ngadhėnjejė pėr disa kohė mbi mbretin e Veriut.

9 Ai do tė sulet kundėr mbretit tė Mesditės, por do tė kthehet nė vendin e vet. 10 Bijtė e tij do tė bashkohen dhe do tė mbledhin njė ushtri tejet tė madhe. Njėri prej tyre do tė sulet me tėrbim, do ta vėrshojė, do tė kthehet, do tė ngritet pėrsėri e do tė arrijė deri nė fortesė. 11 Mbreti i Mesditės, i zemėruar, do tė dalė pėr tė luftuar kundėr tij, kundėr mbretit tė Veriut. Ky do tė bėjė gati njė ushtri tė madhe, por kjo do tė bjerė nė dorėn e mbretit tė Mesditės. 12 Ushtria do tė pėsojė humbje tė mėdha e ai do tė krenohet pėr kėtė gjė. Do tė vrasė shumė mijėra, por nuk do tė ngadhėnjejė. 13 Sepse mbreti i Veriut do tė kthehet e do ta bėjė gati njė ushtri edhe mė tė madhe se tė parėn e nė kohėn e caktuar pas disa vjetėsh, do tė sulet me njė ushtri tė madhe e tė pėrgatitur mirė. 14 Nė atė kohė shumė do tė ngriten kundėr mbretit tė Mesditės; do tė ngriten edhe tė dhunshmit e popullit tėnd pėr ta ēuar nė vend vegimin, por do tė birren.

15 Do tė vijė mbreti i Veriut, do tė hapė llogore dhe do tė pushtojė njė qytet tejet tė fortifikuar. Krahėt e Mesditės nuk do tė mund tė bėjnė ballė dhe ushtria e zgjedhur e tij nuk do tė ketė fuqi tė qėndrojė. 16 Pushtuesi do tė bėjė ēka tė dojė dhe askush s’do tė mund t’i dalė pėrballė. Do tė ngulė nė atė vend tė mrekullueshėm e rrėnimi do tė jetė nė duart e tij. 17 Do t’ia vėrė syrin ta pushtojė mbarė mbretėrinė e Mesditės, do tė lidhė me tė marrėveshje, vajzėn do t’ia japė pėr ta shkatėrruar, por kjo s’do tė ketė sukses e s’do t’ia arrijė qėllimit. 18 Atėherė do t’u sillet ishujve dhe shumicėn do t’i pushtojė, por njė princ do t’i japė fund kėtij turpi dhe marrja do tė kthehet e do tė bjerė mbi tė. 19 Atėherė do tė kthehet drejt qyteteve tė vendit tė vet, por do tė marrė nė thua e do tė rrėzohet e do tė zhduket. 20 Nė vend tė tij do tė vijė njė tjetėr qė do ta dėrgojė tatimtarin e vet nė Stolinė e mbretėrisė, por nė pak ditė do tė vritet pa zemėrim e pa luftė.

Antioku Epifan

21 Nė vend tė tij do tė vijė njė i poshtėr, tė cilit nuk do t’i jepet nderi mbretėror. Do tė vijė fshehtas e me dredhi do ta marrė mbretėrinė. 22 Fuqitė e armatosura do tė asgjėsohen pėrpara tij dhe do tė sharrojė edhe Princi i Besėlidhjes. 23 Me gjithė marrėveshjen me tė, tradhtisht do tė sulmojė dhe do tė ngadhėnjejė me pak popull. 24 Nė kohėn e qetėsisė do tė shpėrthejė nė krahina tė pasura e do tė bėjė ēfarė nuk bėnė baballarėt e tij as baballarėt e baballarėve tė tij: rrėmbime, grabitje; do t’i shpėrndajė pasuritė e tyre, do tė sendėrtojė synime kundėr qyteteve tė fortifikuara, por vetėm pėr njė kohė.

25 Fuqia e tij dhe mendja e tij do tė nxitet tė ēojė njė ushtri tė madhe kundėr mbretit tė Mesditės. Mbreti i Mesditės do tė niset nė luftė me forca tė mėdha ushtarake, por nuk do tė qėndrojė, sepse do tė shtiejnė fitma kundėr tij. 26 Do ta vrasin pikėrisht ata qė do tė hanė nė tryezėn e tij bashkė me tė; ushtria e tij do tė shkatėrrohet e shumė do tė mbesin tė vrarė.

27 Qėllimi i tė dy mbretėrve do tė jetė t’i bėjnė keq njėri‑tjetrit, do tė rrinė nė tė njėjtėn tavolinė e do tė bisedojnė me zhibla duke e rrejtur njėri‑tjetrin, por s’do tė fitojnė gjė, sepse do t’i presė sosja nė kohėn e caktuar. 28 Ai do tė kthehet nė tokėn e vet me pasuri tė madhe, me zemėr kundėr Besėlidhjes sė shenjtė; do tė veprojė sipas synimeve tė veta e do tė kthehet nė vendin e vet.

29 Nė kohėn e caktuar do tė kthehet nė tokėn e Mesditės, por kjo ndėrmarrje e fundit nuk do tė dalė si e para. 30 Kundėr tij do tė vijnė anijet me tre rrema, romakėt; do ta sulmojnė e do tė marrė arratinė. Do tė kthehet duke u tėrbuar kundėr Besėlidhjes sė shenjtė dhe pėrsėri do tė merret vesh me ata qė e shkelėn Besėlidhjen e shenjtė.

Pėrndjekja e hebrenjve

31 Fuqi ushtarake tė armatosura prej tij do tė shkojnė ta dhunojnė shenjtėroren ‑ fortesė; do ta ndalojnė flinė e pėrditshme dhe do ta vendosin turpin e shkatėrrimit. 32 Me dredhi do t’i joshė ata qė e kanė thyer Besėlidhjen, kurse populli qė e njeh Hyjin do tė qėndrojė e do tė veprojė. 33 Mėsuesit e popullit do ta mėsojnė shumicėn, por pėr disa ditė do tė sharrojnė prej shpatės, prej zjarrit, nė mėrgim e nė pre. 34 Kur tė sharrojnė kėshtu, pak kush do t’u vijė nė ndihmė dhe shumėkush do t’u afrohet me dredhi. 35 Do tė ketė edhe ndėr tė urtė prej atyre qė do tė rrėzohen qė tė sprovohen, tė pastrohen e tė zbardhen ‑ deri nė kohėn e caktuar, sepse do tė vijė koha e caktuar. 36 Mbreti do tė veprojė sipas dėshirės sė vet. Do tė ngritet, do tė madhėrohet pėrmbi ēdo zot. Edhe kundėr Hyjit tė hyjnive do tė flasė gjėra tė padėgjuara e do tė ketė sukses derisa tė mbushet zemėrimi: sepse ēka ka qenė caktuar, patjetėr do tė shkojė nė vend. 37 S’do t’i marrė parasysh as zotat e etėrve tė vet, as tė Lakmueshmin e grave, as cilindo prej zotave, sepse do ta vėrė veten mbi gjithēka. 38 Nė vend tė tyre do tė nderojė hyjin e fortesave, hyjin qė nuk e njohėn etėrit e tij. Do ta nderojė me ar, argjend, gur tė paēmueshėm e me gjėra tė ēmueshme. 39 Nė emėr tė kėsaj hyjnie tė huaj do t’i sulmojė qytetet e fortifikuara. Atė qė do ta pranojė, do ta mbulojė me nder, do t’u japė pushtet mbi shumicėn dhe do t’u ndajė toka si shpėrblim.

KOHA E FUNDIT

Mbarimi i salvuesit

40 Nė kohėn e Mbarimit mbreti i Mesditės do tė luftojė kundėr tij dhe porsi stuhia do tė vijė kundėr tij mbreti i Veriut me karroca lufte, me kalorės e me anije tė mėdha; do tė hyjė nėpėr vende, do tė ndrydhė e do tė kalojė. 41 Do tė hyjė edhe nė Vendin e lavdishėm. Shumė vende do tė bien. Vetėm kėto vende do tė shpėtojnė nga dora e tij: Edomi, Moabi dhe kryesia e bijve tė Amonit.

42 Do ta shtrijė dorėn e vet mbi vende dhe as toka e Egjiptit nuk do t’i shpėtojė. 43 Do t’i pushtojė visaret e arit, tė argjendit e tė gjitha gjėrat e ēmueshme tė Egjiptit; gjurmėve tė tij do tė kalojnė edhe libianėt e etiopianėt. 44 Por do ta turbullojnė lajmet nga Lindja e nga Veriu dhe do tė niset me zemėrim tė madh pėr tė zhdukur e pėr tė vrarė shumė. 45 Tendat e pallatit tė vet do t’i ngrehė ndėrmjet detit dhe Malit tė Shenjtė tė Stolisė. Edhe atij do t’i vijė fundi dhe askush s’do ta ndihmojė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Danieli > Leka i Madh