Kapitujt

Dalja: 3. Kaēuba e ndezur

3

 1 Tashti, Moisiu po i kulloste delet e vjehrrit tė vet, Jetros, priftit tė Madianit. Pasi i dha grigjės mballimin e shkretėtirės, arriti nė malin e Hyjit Horeb. 2 Njė engjėll i Zotit iu duk nė flakėn e zjarrit nė mes tė njė kaēube. Kaēuba ishte e ndezur flakė, por nuk digjej.

3 Moisiu mendoi: “Po afrohem tė shoh kėtė dukuri tė madhe: pse nuk digjet kaēuba”. 4 Kur Zoti e pa se po afrohet pėr tė parė, Hyji e thirri prej kaēube dhe i tha: “Moisi, o Moisi”! Ai u pėrgjigj: “Urdhėro!”. 5 Ai tha: “Mos u afro kėtu! Hiqi sandalet prej kėmbėve tė tua, sepse vendi nė tė cilin qėndron ėshtė tokė e shenjtė”! 6 Dhe shtoi: “Unė jam Hyji i atit tėnd Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit”. Atėherė Moisiu e mbuloi fytyrėn, sepse nuk kishte guxim tė shikonte drejt Hyjit.

Misioni i Moisiut

7 Zoti i tha: “E pashė mjerimin e popullit tim nė Egjipt dhe e dėgjova klithjen e tij pėr ndihmė pėr shkak tė pashpirtėsisė sė mbikėqyrėsve tė tyre. 8 Dhe, duke e ditur vuajtjen e tij, zbrita pėr ta ēliruar nga duart e egjiptianėve, ta nxjerr nga ajo tokė dhe ta ēoj nė njė vend tė mirė e tė gjerė, nė dheun ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė, nė dheun e Kanaaneut, Heteut, Amorreut, Perezeut, Heveut dhe tė Jebuzeut. 9 Kėshtu, pra, klithma e bijve tė Izraelit arriti deri tek unė, po edhe unė vetė e pashė shtypjen e tyre qė po e pėsojnė prej egjiptianėve. 10 Pra, eja se dua tė tė ēoj te faraoni qė ta nxjerrėsh popullin tim, bijtė e Izraelit, prej Egjiptit”!

11 Por Moisiu i tha Hyjit: “Po kush jam unė qė tė shkoj te faraoni dhe t’i nxjerr bijtė e Izraelit prej Egjiptit”? 12 E Hyji i tha: “Unė do tė jem me ty! Dhe, ja, shenja se tė kam dėrguar: kur ta nxjerrėsh popullin prej Egjiptit, mbi kėtė mal do t’i jepni nderim Hyjit”.

Zbulimi i Emrit tė Hyjit

13 Atėherė Moisiu i tha Hyjit: “Ja, po qe se unė po shkokam te bijtė e Izraelit dhe po ju thėnkam: Hyji i etėrve tuaj mė dėrgoi tek ju. Po nėse mė thonė: ‘Si e ka emrin?’, ēka do t’u them”? 14 Hyji i tha Moisiut: “Unė jam ai qė jam”! 15Dhe Hyji i tha pėrsėri Moisiut: “Kėshtu thuaju bijve tė Izraelit: Jahveu /Ai qė ėshtė/, Hyji i etėrve tuaj, Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, dhe Hyji i Jakobit mė dėrgoi tek ju. Ky ėshtė emri im i pėrhershėm, me kėtė emėrtim do tė kujtohem prej breznie nė brezni”.

Shtjellime rreth dėrgimit tė Moisiut

16 “Shko e bashkoji pleqtė e Izraelit dhe thuaju: ‘Zoti, Hyji i etėrve tuaj, m’u dėftua: Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit e mė tha: Erdha t’ju shoh dhe pashė gjithēka qė po ju ndodh nė Egjipt. 17 Vendosa: t’ju nxjerr nga skllavėria e Egjiptit dhe do t’ju ēoj nė dheun e Kananeut, tė Heteut, tė Amorreut, tė Perezeut, tė Heveut dhe tė Jebuzeut, nė dheun ku rrjedh qumėsht e mjaltė. 18 Ata do ta dėgjojnė fjalėn. Ti dhe pleqtė e Izraelit do tė hyni te mbreti i Egjiptit dhe thuajini: ‘Zoti, Hyji i hebrenjve na u dėftua. Tani duhet tė shkojmė nė shkretėtirė tri ditė rrugė larg, pėr t’i flijuar Zotit, Hyjit tonė’.

19 Unė e di se mbreti i Egjiptit nuk do t’ju lejojė tė shkoni nė qoftė se nuk shtrėngohet nga shuplaka e rėndė. 20 Prandaj unė do ta shtrij dorėn time dhe do ta shtrėngoj Egjiptin me mrekullitė e mia tė llojllojshme qė do t’i bėj nė tė. Pas kėsaj do t’ju lėshojė”.

Do ta merrni pasurinė e Egjiptit

21 “E unė do t’ua zbus zemrėn egjiptianėve ndaj kėtij populli qė, kur ta lėshoni Egjiptin, tė mos dilni duarthatė. 22 Por ēdo grua do t’i lypė tė afėrmes sė vet si dhe bashkėbanueses sė vet gjėra argjendi dhe ari si dhe petka. Ju do t’i ngarkoni me to bijtė e bijat tuaja, dhe kėshtu do t’ia merrni pasurinė Egjiptit”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Kaēuba e ndezur