Kapitujt

Joeli: 2. Kushtrim pėr Ditėn e Zotit

2

1 Bini borisė nė Sion,

lėshoni kushtrim nė malin tim tė shenjtė!

Le tė dridhen tė gjithė banorėt e vendit,

se erdhi Dita e Zotit,

sepse ėshtė afėr!

2 Ditė errėsire e ditė terri,

ditė reje e thellimi!

Si agimi shtrihet pėrmbi male

njė popull i madh dhe i fortė:

njė i tillė s’ka qenė mė parė,

njė i tillė nuk do tė jetė pas

nė vjetėt e ardhshme brez pas brezi!

Njėsitė pushtuese

3 Para tij zjarri pėrpin

e pas tij flaka pėrlan!

Para tij vendi ėshtė

si kopsht parajse,

e pas tij shkatėrrim shkretėtire!

Asnjė gjė nuk i shpėton!

4 Pėr nga dukja i ngjan kalit

e vrapojnė porsi kalorėsit.

5 Ushtimė katėrrotash tė duket,

kėrcejnė pėrmbi maja malesh,

si pėlcitje flake zjarri

kur hamallėt digjen shkrumb,

porsi ushtria e shumtė,

pėr luftė e gatshme!

6 Para tyre dridhen popujt,

zhukė fytyra u bėhet.

7 Vrapojnė porsi trima,

porsi luftėtarėt mureve u kapen,

secili ecėn udhės sė vet

e s’u shmangen shtigjeve tė veta.

8 Asnjėri s’e ngushton vėllain e vet,

secili ecėn drejtimit tė vet,

pėrshkohen pėrmes shigjetash

e nuk ndalen!

9 Hyjnė nė qytet,

nė mure ngjiten,

nė shtėpi zbresin,

nėpėr dritare porsi cubat hyjnė.

Vegimi i Ditės sė Zotit

10 Para tij u trand toka,

u tund qielli,

u errėsuan dielli e hėna,

edhe yjet zunė tė mos ndritin!

11 Edhe Zoti bėri tė dėgjohet

zėri i tij nė krye tė ushtrisė sė vet.

Vėrtet ėshtė e madhe ushtria e tij,

e fortė edhe zbatuese e urdhrit tė tij!

Vėrtet ėshtė e madhe Dita e Zotit,

shumė e tmerrshme, kush mund t’i bėjė ballė?

D. Grishje pėr pendesė

12 “Qė tani ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

kthehuni me gjithė zemėr kah unė,

me agjėrim, me vaj e dėnesje!

13 Shqyeni zemrat e jo petkat,

kthehuni kah Zoti Hyji i juaj,

sepse ėshtė i butė e edhe i mėshirshėm,

i durueshėm e shumė i dhimbshėm,

ndien keqardhje pėr fatkeqėsi.”

14 Kush e di? Ndoshta kthehet edhe fal

e lė pas vetes, ndoshta, bekimin!

Kushte, njomje

Zotit Hyjit tuaj!

15 Bini borisė nė Sion!

Shenjtėrohuni me agjėrim,

shpalleni njė mbledhje tė shenjtė!

16 Bashkojeni popullin,

shenjtėrojeni mbledhjen,

mblidhni pleqtė,

mblidhni tė vegjlit e foshnjat e gjirit,

le tė dalė dhėndri nga dhoma e vet,

le tė dalė nusja nga oda e vet!

17 Ndėrmjet tremes dhe lterit

le tė qajnė priftėrinjtė

shėrbėtorėt e Zotit

e le tė thonė:

“Fale, o Zot, popullin tėnd,

mos lejo tė turpėrohet prona jote

e tė sundojnė mbi tė paganėt!”

Pėrse tė thuhet ndėr paganė:

“Ku ėshtė tani Hyji i tyre?”

II. PĖRGJIGJJA E ZOTIT

18 Iu dhembs Zotit toka e vet,

e fali popullin e vet.

Mbarimi i frushkullit dhe ēlirimi

19 Iu pėrgjigj pop’llit tė vet Zoti:

“Ja se unė po ju dėrgoj

drithra, verė edhe vaj,

do tė keni gjithsa t’ju duhet!

E askurrė mė s’do tė lejoj

tė bėheni turp pėr paganė.

20 Atė qė vjen prej Veriut,

larg do ta tres prej jush,

do ta hedh nė vend tė thatė e tė shkretė:

pararojėn nė det tė lindjes,

praparojėn nė det tė perėndimit:

do t’i ngjitet lart qelbėsira,

do t’i ngjitet lart kalbėsira.”

Sepse bėri punė tė mėdha.

Vegimi i begatisė

21 Mos ki frikė, o Tokė,

gėzo e galdo,

sepse Zoti bėri punė tė madhe!

22 Mos u trembni, kafshėt e vendit,

kullotat e shkretėtirės lulėzuan,

i dhanė pemėt frutat e veta,

pasurinė e vet e dha

fiku edhe hardhia.

23 Bij tė Sionit, shpėrtheni nė hare,

gėzohuni nė Zotin Hyjin tuaj,

sepse jua dhuroi

shiun e drejtėsisė

e bėri tė zbresė mbi ju

shiu i hershėm edhe i voni

si mė parė!

24 Lėmenjtė do tė mbushen me grurė,

tinarėt do tė mbushen plot e pėrplot

me verė tė re e me vaj tė freskėt.

25 Unė do t’jua plotėsoj gjėrat

qė jua pėrlau

karkaleci e krimbaleshi,

bujkthi e vemja

‑ ushtria ime e madhe

qė e ēova kundėr jush.

26 Do tė hani e do tė ngiheni,

do tė lėvdoni emrin e Zotit Hyjit tuaj,

sepse bėri mrekulli me ju:

kurrė mė populli im nuk do tė turpėrohet!

27 Do ta dini se jam vetė mes Izraelit,

unė Zoti, Hyji juaj,

e tjetėr s’ka:

kurrė mė turp pėr popullin tim!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Joeli > Kushtrim pėr Ditėn e Zotit