Kapitujt

Dalja: 4. Moisiut i jepet fuqia mrekullibėrėse

4

1 Moisiu u pėrgjigj: “Po ēka, nėse nuk mė besojnė e nuk ma dėgjojnė fjalėn e mė thonė: ‘Ty nuk tė ėshtė dėftuar Zoti’”? 2 Zoti iu pėrgjigj: “Ēka ėshtė ajo qė mban nė dorė”? U pėrgjigj: “Shkop”. 3 Dhe Zoti i tha: “Hidhe nė tokė!” Ai e hodhi dhe u kthye nė gjarpėr, sa qė Moisiu u largua. 4 Por Zoti i tha: “Shtrije dorėn dhe kape pėr bishti”! E shtriu dorėn dhe e kapi, u kthye prapė nė shkop. 5 “Kaq qė ta besojnė se tė ėshtė dukur Zoti, Hyji i etėrve tė tyre, Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit” ‑ i tha.

6 Por Zoti i tha pėrsėri: “Shtjere dorėn tėnde nė gji”! Kėtė, pasi e futi, e nxori tė gėrbulur, bardhė si bora! 7 I tha: “Ktheje dorėn tėnde prapė nė gji!” E futi dhe, kur e nxori prapė, ishte shėndosh porsi pjesa tjetėr e trupit. 8 “Nė qoftė se nuk tė besojnė ‑ i tha ‑ dhe nuk i bind shenja e parė, do tė besojnė nė shenjėn e mrekullisė sė dytė. 9 Po nė qoftė se as kėtyre dy shenjave nuk do t’u besojnė dhe nuk do ta dėgjojnė fjalėn, merre ujin e lumit dhe derdhe pėrmbi terik: uji qė more nga lumi do tė shndėrrohet nė gjak”.

Aroni shtjellues i Moisiut

10 Moisiu i tha Zotit: “Mė fal, o Zot, unė nuk jam njeri gojėmbarė! Nuk kam qenė as mė parė dhe as tani, qė kur fole me shėrbėtorin tėnd: nuk mė rrjedhin fjalėt e jam i ngadalshėm nė tė folur”! 11 Por, Zoti i tha: “Kush ia dha njeriut gojėn? Ose kush e bėn memec ose tė shurdhėt? Kush i jep tė shohė ose e bėn tė verbėr? A nuk jam unė ai? 12 Nisu, pra, dhe unė do tė jem nė gojėn tėnde dhe do tė tė mėsoj ēka duhet tė flasėsh”! 13 Por, ai i tha: “Mė fal, o Zot, por ēo dikėnd tjetėr”! 14 Zoti u hidhėrua nė Moisiun dhe i tha: “Aroni, yt vėlla, e di se ėshtė gojėmbarė! Dhe ja, po tė del pėrpara e kur tė tė shohė do tė gėzohet nga thellėsia e zemrės. 15 Fol me tė dhe fjalėt e mia vėri nė gojėn e tij. Unė do tė jem nė gojėn tėnde dhe nė gojėn e tij. Vetė do t’ju mėsoj ēka do t’ju duhet tė bėni. 16 Ai do tė flasė nė vend tėnd me popull dhe do tė jetė goja jote. Pėr tė ti do tė jesh nė vend tė Hyjit. 17 Merre edhe kėtė shkop nė dorėn tėndė, se me tė do tė bėsh mrekulli”!

Moisiu kthehet nė Egjipt. Tė nisurit prej Madianit

18 Moisiu u nis prej andej, shkoi te vjehrri i vet Jetroja dhe i tha: “Mė lejo tė shkoj e tė kthehem te vėllezėrit e mi nė Egjipt qė tė shoh a janė gjallė”. Jetroja i tha: “Shko nė paqe”!

19 Pra, Zoti i tha Moisiut nė Madian: “Nisu e kthehu nė Egjipt, sepse kanė vdekur tė gjithė ata qė donin tė tė vrisnin”. 20 Moisiu i mori gruan dhe fėmijėt e vet, i vuri nė gomar dhe u kthye nė Egjipt. Nė dorė e mori shkopin e Hyjit. 21 Ndėrsa po kthehej nė Egjipt, Zoti i tha Moisiut: “Shih! Bėri para faraonit tė gjitha mrekullitė pėr tė cilat tė dhashė pushtet. Mirėpo, unė do ta nguroj zemrėn e tij dhe ai nuk do tė lejojė tė dalė populli. 22 Ti thuaj: ‘Kėshtu thotė Zoti: Izraeli ėshtė i parėlinduri biri im’. 23 Unė po tė them: Ma lejo birin tim tė mė shėrbejė. Po nėse nuk do tė ma lejosh tė shkojė, unė do ta vras tė parėlindurin tėnd”.

Rrethprerja e birit tė Moisiut

24 Ndėrsa ishte nė udhėtim, nė njė vend, ku po kalonte natėn, i doli para Zoti dhe deshi ta vrasė. 25 Sefora mori njė gur shumė tė mprehtė dhe e rrethpreu djalin e vet. Ia preku kėmbėt burrit dhe tha: “Tė kam burrė tė pėrgjakur”! 26 Atėherė e lėshoi, pasi ajo tha: “Burrė tė pėrgjakur”, pėr shkak tė rrethprerjes.

Takimi me Aronin

27 Kurse Aronit Zoti i tha: “Dili para Moisiut nė shkretėtirė”. Ky i doli para nė malin e Hyjit dhe e pėrqafoi. Moisiu i tregoi Aronit ēdo fjalė tė Zotit, me tė cilat e kishte dėrguar si dhe shenjat qė i kishte urdhėruar.

28 Erdhėn bashkė dhe i bashkuan tė gjithė pleqtė e bijve tė Izraelit. 29 Aroni u tregoi ēdo fjalė qė Zoti ia kishte thėnė Moisiut dhe i bėri shenjat para popullit. 30 Populli besoi. E morėn vesh se Zoti i kishte parė bijtė e Izraelit se e kishte parė mjerimin e tyre, dhe e adhuruan me fytyrė pėr dhe.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Moisiut i jepet fuqia mrekullibėrėse