Kapitujt

Joeli: 4. Gjykimi i popujve

4

1 Sepse, ja, ndėr ato ditė

e nė atė kohė,

kur ta pėrmirėsoj fatin

e Judės e tė Jerusalemit,

2 do t’i mbledh tė gjithė popujt

e do t’i ēoj nė fushėn e Jozafatit.

Atje do tė bėj gjyq me ta

lidhur me popullin tim,

Izraelin, pronėn time,

qė i shpėrndanė nėpėr kombe

dhe e ndanė tokėn time.

3 Mbi popullin tim hodhėn short,

i ndėrruan djelmoshat me lavire,

vajzat i shitėn pėr verė e pinė!

Paditje kundėr fenicianėve e filistenjve

4 Ēfarė mendoni nė tė vėrtetė, tė mė bėni ju, Tir e Sidon, dhe mbarė krahinat e Filistesė? Pse, a thua doni tė mė hakmerreni? Po edhe nėse do tė hakmerreni kundėr meje, unė aspak pa u vonuar, hakmarrjen tuaj do ta sjell mbi kokėn tuaj!

5 Sepse ju jeni ata qė e morėt argjendin tim, arin tim dhe i mbartėt dhe i ēuat gjėrat e mia tė ēmueshme nė tempujt tuaj, 6 ju qė ua shitėt bijtė e Judės e tė Jerusalemit grekėve pėr t’i tretur sa mė larg prej atdheut tė tyre, 7 ja, pra, unė do t’i ēoj nga vendi ku ju i shitėt dhe hakmarrjen tuaj do ta kthej mbi kokėn tuaj. 8 Do t’i shes bijtė tuaj e bijat tuaja me dorė tė bijve tė Judės. Do t’ua shesin sabenjve, njė populli tė largėt. Sepse kėshtu ka folur Zoti.

Grishja tė mblidhen popujt

9 Shpalleni kėtė ndėr popuj:

shenjtėrohuni pėr luftė!

Ēoni nė kėmbė trimat!

Le tė vijnė, le tė sulen

tė gjithė luftėtarėt!

10 Ktheni plorėt tuaj nė shpata,

drapėrinjtė tuaj nė heshta,

le tė thotė i ligshti:

‘Trim i fortė jam unė!’

11 Shpėrtheni e ejani,

tė gjithė popujt e rrethit

dhe kėtu bashkohuni!

Silli, o Zot, trimat e tu!

12 Le tė ēohen e le tė ngjiten tė gjitha kombet

nė fushėn e Jozafatit,

sepse aty do tė ulem tė gjykoj

tė gjitha kombet pėrreth!

13 Nė dorė merrni drapėrinjtė,

sepse u poqėn tė korrat!

Ejani e shtrydhni

se shtrydhėsi ėshtė plot:

tinarėt po ngufin e derdhen,

kaq e madhe ėshte e keqja e tyre!

14 Popuj, o popuj,

nė Luginėn e Vendimit,

sepse ėshtė afėr Dita e Zotit

nė Luginėn e Vendimit!

Dita e Zotit

15 U terratisėn diell e hėnė,

yjet e humbėn shkėlqimin e vet!

16 Ulėrin Zoti nga Sioni,

i jehon zėri nga Jerusalemi;

dridhen qielli edhe toka!

Pėr popull tė vet strehim ėshtė Zoti,

fortesė pėr bij tė Izraelit!

17 Do ta dini se unė jam Zoti,

Hyji juaj,

qė banoj nė Sion,

Malin tim tė shenjtė!

Vendi i shenjtė do tė jetė Jerusalemi,

n’pėr tė s’do tė kalojnė mė tė huajt!

III. KOHA PARAJSORE E RIPĖRTĖRITJES SĖ IZRAELIT

18 Atė ditė

malet do tė rigojnė musht,

dhe me qumėsht do tė rrjedhin kodrat,

tė gjithė pėrrenjtė e Judės

do tė rrjedhin ujė;

prej Shtėpisė sė Zotit do tė dalė burimi

do ta ujitė luginėn Setim.

19 Egjipti shkretėtirė do tė bėhet,

Idumeja e pėrzhitur dhe e djegur

pėr dhunė tė bėrė bijve tė Judės,

pse gjak tė pafajshėm derdhėn nė tokė tė tyre.

20 E Judeja pėrherė do tė banohet,

prej breznie nė brezni Ruzalemi!

21 Gjakun e tyre do ta marr,

s’do ta lė hupės t’u shkojė,

nė Sion Zoti do tė banojė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Joeli > Gjykimi i popujve