Kapitujt

Amosi: 6. Kundėr sigurisė sė rreme tė tė mėdhenjve

6

1 Vaj pėr ata qė janė tė qetė nė Sion,

qė janė tė sigurt nė mal tė Samarisė,

qė janė paria e mė tė parit komb,

kah tė cilėt shkon shtėpia e Izraelit!

2 Kaloni nė Kalane e shikoni,

prej andej shkoni nė Ematin e madh,

zbritni pastaj nė Get tė palestinėve.

A mė tė mirė se kėto mbretėri ju jeni?

Vendi i tyre mė i madh se i juaji?

3 Tė shtyni mendoni Ditėn e mjerimit

e afroni mbretėrinė e dhunės!

4 Fjetur nė shtretėr asht elefanti,

sa gjerė gjatė tė shtrirė nė shtroja tė veta,

hanė qengjat e njomė tė grigjės

e viēa tė zgjedhur tė lorisė;

5 me psalter tė pėrcjellė kėndojnė,

shpikin vegla muzikore

si Davidi,

6 e pinė verė me gota tė mėdha

e lyhen me vajėra tė zgjedhur

e pėr rrėnimin e Jozefit

nuk kujdesohen!

7 Prandaj tani nė mėrgim do tė shkojnė,

mu nė krye tė t’gjithė mėrgimtarėve,

do tė pushojė shoqėria e tė shfrenuarve!

Ndėshkimi do tė jetė i tmerrshėm

8 Me kokė tė vet u pėrbe Zoti Hyj!

‑ ėshtė fjalė e Zotit Hyj tė Ushtrive:

“E urrej krenarinė e Jakobit,

i urrej pallatet e tij,

do tė dorėzoj qytetin me ēka ka.

9 Nėse do tė shpėtojnė dhjetė vetė nė njė shtėpi,

edhe ata do tė vdesin.

10 Do ta marrė i afėrmi i vet

pėr t’i qitur jashtė eshtrat nga shtėpia

e do t’i djegė.

Do t’i thotė atij nė fund tė shtėpisė:

“A ka mė ndonjė te ti?”

Ai do tė pėrgjigjet: “Nuk ka mė!”

Ky do tė shtojė: “Hesht!”

S’mbeti kush tė kujtojė emrin e Zotit!

11 Ja, Zoti po urdhėron,

shtėpinė e madhe rrėnojė do ta bėj

shtėpinė e vogėl do ta kthej nė thėrrime.

12 A vrapojnė, vallė, qetės kuajt,

a lėvrohet deti me qe,

qė ju tė drejtėn e kthyet nė helm

e frytin e drejtėsisė nė mendėr?

13 Ata gėzohen pėr Lodabarin

e thonė: “Karnaimin a s’e morėm

s’e pushtuam me forcėn tonė!”

14 “Ja, pra, populli i Izraelit,

unė do tė ngre kundėr jush

‑ thotė Zoti, Hyji i Ushtrive ‑

njė popull,

e do t’ju shtypin qė nga hyrja e Ematit

deri nė pėrroin e Arabės!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Amosi > Kundėr sigurisė sė rreme tė tė mėdhenjve