Kapitujt

Amosi: 7. Vegimi i parė: karkalecat

7

1 Ja ēka mė bėri tė shoh Zoti Hyj: ja, Ai

po i krijonte karkalecat nė fillim kur nisi tė mbijė bari i dytė, ai qė del pas kosės sė mbretit. 2 Kur ata po e mbaronin krejt barin e vendit, unė thashė: “Ki dhimbje, po tė lutem, o Zot Hyj! Si do tė mund tė mbesė gjallė Jakobi? Ėshtė aq i vogėl!”

3 Zotit i erdhi keq pėr kėtė gjė. “Jo, kjo s’do tė ndodhė” ‑ tha Zoti Hyj.

Vegimi i dytė: thatėsia

4 Ja ēfarė mė bėri tė shoh Zoti Hyj: Ja, Zoti Hyj ftoi zjarrin pėr tė ndėshkuar. Zjarri e pėrpiu Humnerėn e madhe e nisi tė pėrpijė edhe fushėn. 5 Unė thashė: “Pusho, po tė lutem, o Zot, Hyj! Si do tė mund tė mbesė gjallė Jakobi? Ėshtė aq i vogėl!”

6 Zotit i erdhi keq pėr kėtė gjė. “Jo, as kjo s’do tė ndodhė ‑ tha Zoti Hyj.

Vegimi i tretė: mistria

7 Ja ēfarė mė bėri tė shoh Zoti Hyj: ja, njė njeri po qėndronte mbi mur pėr t’i dhėnė lugė e nė dorė mbante mistrinė e muratorit. 8 Atėherė Zoti mė tha: “Ēka po sheh, Amos?” Unė iu pėrgjigja: “Mistrinė e muratorit”. Atėherė Zoti mė tha: “Ja, unė do ta qes mistrinė nė mes tė Izraelit, popullit tim, e nuk do tė vazhdoj mė ta fal. 9 Do tė shemben lartėsirat e Izakut e do tė shkatėrrohen shenjtėroret e Izraelit dhe me shpatė do tė ngritem kundėr shtėpisė sė Jeroboamit”.

Ngatėrresa me Amasinė: Amosi dėbohet nga Beteli

10 Atėherė Amasia, prifti i Betelit, dėrgoi njeriun te Jeroboami, mbreti i Izraelit, me kėto fjalė: “Amosi po bėn pėrbetim kundėr teje nė mes tė shtėpisė sė Izraelit. Vendi nuk do tė mund t’i durojė fjalėt e tij. 11 Sepse kėshtu thotė Amosi: ‘Jeroboami do tė vdesė prej shpatės e Izraeli do tė shpėrngulet prej vendit tė vet nė skllavėri’“.

12 E Amasia i tha Amosit: “Shporru, o vegimtar! Ik nė dheun e Judės. Atje ha bukė e atje profetizo! 13 Sa pėr nė Betel mos guxo mė tė profetizosh, sepse kjo ėshtė shenjtėrorja e mbretit e tempulli i mbretėrisė!”

14 Atėherė Amosi iu pėrgjigj Amasisė:

“Nuk jam profet

as s’jam bir profeti,

por jam tubanik e vjelės fiqsh.

15 Por vetė Zoti mė mori

prej pas deleve

e mė tha Zotynė:

‘Shko e profetizoji popullit tim, Izraelit!’

16 Tani dėgjoje fjalėn e Zotit: Ti po thua:’Mos profetizo kundėr Izraelit e mos prediko kundėr shtėpisė sė Izakut!’ 17 Po pėr kėtė arsye kėshtu thotė Zoti: ‘Gruaja jote do tė bėhet lavire nė qytet, prej shpatės do tė bien bijtė e bijat e tua, toka jote me konop do tė ndahet, kurse ti do tė vdesėsh nė vend tė papastėr dhe Izraeli do tė shkojė nga vendi i vet nė skllavėri. ’“

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Amosi > Vegimi i parė: karkalecat