Kapitujt

Jona: 2. Jona i shpėtuar

2

1 Zoti kishte bėrė gati njė peshk tė madh pėr ta pėrpirė Jonėn. Jona qėndroi nė barkun e peshkut tri ditė e tri net. 2 Nga barku i peshkut Jona iu lut Zotit, Hyjit tė vet, 3 e tha:

“Nė ngushticėn time e thirra nė ndihmė Zotin

e ai mė vėshtroi;

thirra nė ndihmė nga gjiri i Nėntokės

e ma dėgjove britmėn time.

4 Mė flake nė humnerė, nė zemrėn e detit,

e mė rrethuan rrjedhat,

tė gjitha rrymat e valėt e tua

kaluan pėrmbi mua.

5 Mendja mė thoshte: ‘Jam i flakur

larg syve tė tu.

E, pra, prapė do ta kundroj

Tempullin tėnd tė shenjtė.

6 Mė rrethuan ujėrat deri nė grykė,

mė mbėshtolli humnera,

zunkthi u lidh rreth kresė sime!

7 Mbėrrita deri nė rrėnjėt e maleve,

shulat e tokės u mbyllėn

pas meje pėr amshim,

por ti e nxore prej gropės jetėn time,

o Zot, Hyji im!

8 Po atėherė kur nė mua shpirti im u

ngushtua,

mendja vetiu mė shkoi te Zoti,

lutja ime mbėrriti te ti,

nė Tempullin tėnd tė shenjtė.

9 Ata qė adhurojnė idhuj tė kotė,

vetvetes ia humbin hirin.

10 E unė me kėngė lavdi

Ty do tė t’kushtoj fli,

nė vend do ta ēoj kushtin qė kam bėrė.

Shėlbimi vjen prej Zotit.”

11 Zoti e urdhėron peshkun, .

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jona > Jona i shpėtuar