Kapitujt

Mikea: 3. Kundėr krerėve qė shtypin vegjėlinė

3

1 Pastaj thashė:

“Dėgjoni, princa tė Jakobit,

ju, o krerė, tė shtėpisė sė Izraelit:

Po a s’ėshtė detyrė juaja ta njihni

drejtėsinė?”

2 Por ju e urreni tė mirėn dhe e doni tė keqen!

Ju njerėzve ua rrjepni me dhunė lėkurėn

e prej eshtrave ua shpulponi mishin!

3 Ia hanė mishin popullit tim,

lėkurėn ia rrjepin,

eshtrat ia copėtojnė,

siē pritet mishi qė piqet nė tavė,

porsi mishi qė zihet nė vegsh!

4 Njė ditė do ta thėrrasin nė ndihmė Zotin,

por Ai s’do t’i dėgjojė,

fytyrėn e vet atė ditė

prej tyre do ta fshehė,

pėr veprat e kėqija qė bėnė!

Kundėr profetėve mėditės

5 Kėshtu thotė Zoti kundėr profetėve

qė e ngashnjejnė popullin tim,

qė parakallėzojnė paqen

nėse kanė ēka tė bluajnė me dhėmbė,

e, nėse ndokush nuk ua mbush gojėn,

ata kundėr tyre shpallin luftė!

6 Kėndej, nė vend tė vegimit

natė do tė keni,

terr do tė keni

nė vend tė zbulimit;

mbi profetė do tė perėndojė dielli,

dita errėsirė do t’u bėhet.

7 Veguesit do t’i mb’lojė marrja

e dijetarėt tė turpėruar do tė mbesin,

tė gjithė buzėt do t’i mbulojnė,

sepse s’kanė prej Hyjit pėrgjigje.

8 Kurse unė jam plot fuqi

me forcėn e Shpirtit tė Zotit,

me drejtėsi e me guxim

pėr t’ia kumtuar Jakobit fajin

e Izraelit, mėkatin e tij!

Pėrgjegjėsve: lajmėrim mbi mjerimin e Sionit

Dėgjoni kėtu, princa tė shtėpisė sė Jakobit,

edhe ju, gjykatės tė shtėpisė sė Izraelit,

qė nė inat e keni drejtėsinė,

qė shtrembėroni ēdo tė drejtė,

10 qė e ndėrtoni me gjak Sionin,

me padrejtėsi Jerusalemin!

11 Pėr dhurata krerėt e tij gjykojnė,

pėr shpėrblim mėsojnė priftėrinjtė e tij,

profetėt e tij profetizojnė pėr para.

E guxojnė nė Zotin tė mbėshteten

kur thonė:

‘Pse a s’ėshtė Zoti mes nesh?

E kėqja mbi ne s’do tė bjerė!’

12 Ja, prandaj, pėr fajin tuaj,

arė pėr lavėr do tė bėhet Sioni,

grumbull gurėsh do tė bėhet Ruzalemi,

Mali i Tempullit pyll i dendur!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Mikea > Kundėr krerėve qė shtypin vegjėlinė