Kapitujt

Mikea: 7. Padrejtėsi e gjithmbarshme

7

Vaj pėr mua se jam bėrė

si kallėzmbledhėsi pėrmbas korrjes,

si kokrrambledhėsi pas vjeljes sė vreshtit!

S’gjej njė vile pėr ta ngrėnė,

as fik tė lashtė qė e dėshiroj!

2 Njeriu i mirė, u zhduk nga vendi,

njeri tė drejtė mė ndėr njerėz s’ka!

Tė gjithė vėnė prita gjak pėr tė derdhur,

vėllai vėllanė me rrjetė e gjuan!

3 Pėr tė bėrė keq duart i kanė gati:

princi kėrkesat i shton,

gjykon gjykatėsi sipas dhuratės,

vetė shkruan e vetė vulos i madhi:

vaj pėr ta qė e shtrembėrojnė tė drejtėn!

4 Mė i miri ndėr ta ėshtė ferrė,

mė i drejti si ferrėkuqja.

Erdhi dita e rojeve tė tua,

ndėshkimi yt:

tani ėshtė poshtėrimi i tyre!

Mos kini nė mikun besim,

nė tė afėrmin shpresė mos kini;

para asaj qė tė fle nė gji

ruaju se e hap gojėn!

6 Sepse biri tė atin e shan,

bija ēohet kundėr s’ėmės,

reja ēohet kundėr vjehrrit:

armiqtė e njeriut

shtėpiakėt e tij!

7 Kurse unė sytė i drejtoj te Zoti,

shpresoj nė Hyjin Shėlbuesin tim;

Hyji im do tė ma dėgjojė lutjen!

IV. SHPRESAT

Sioni nėn tė sharat e armikes

Mos m’u kėnaq, armikja ime,

pse jam rrėzuar, prapė do tė ēohem,

ndėrsa ende rri nė errėsirė,

Zoti ėshtė drita ime!

9 Do ta duroj zem’rimin e Zotit

sepse kam mėkatuar kundėr tij

deri tė gjykojė ēėshtjen time

e tė mė japė tė drejtėn.

E di se do tė mė nxjerrė nė dritė,

do ta shoh drejtėsinė e tij!

10 Kur tė mė shohė armikja ime,

turpi atė do ta mbulojė,

atė qė pėr mua thotė:

‘Ku ėshtė Zoti Hyji yt?’

Sytė e mi do tė kėnaqen nė tė.

Sepse ajo do tė shqelmohet

si shqelmohet balta rrugės!

Profeci pėr ripėrtėritje

11 Po vijnė ditėt

tė rindėrtohen muret e tua;

kufijtė e tu atė ditė do tė zgjerohen!

12 Po atė ditė te ti do tė vijnė

prej Asyrisė deri nė Egjipt,

prej Egjiptit deri nė Lumė,

prej detit e deri nė det,

prej malit e deri nė mal!

13 Toka nė shkretėtirė do tė kthehet

pėr shkak tė banorėve tė vet,

si rrjedhojė e veprave tė tyre.

Lutja kundėr popujve

14 Kullote popullin tėnd nėn kėrrabėn tėnde,

grigjėn e trashėgimit tėnd,

banorėt e vetmuar pyjeve,

nė mes tė kopshteve.

Kullotshin Basan e Galaad

si dikur!

15 Porsi nė ditėt e daljes sate nga Egjipti,

na dėfto vepra tė mrekullueshme!

16 Do tė shohin popujt

e do tė mbesin tė turpėruar

sa tė pushtetshme qė tė jenė,

gojės sė vet do t’ia vėnė dorėn,

veshėt do t’u shurdhojnė.

17 Do tė lėpijnė pluhurin porsi gjarpri,

porsi zvarranikėt e tokės.

Duke u dridhur do tė dalin nga shtėpitė e veta

‑ drejt Zotit Hyjit tonė ‑

do tė tė druajnė e prej teje do tė tremben.

Lutje e thekshme pėr falje

18 Cili Hyj ėshtė porsi ti

qė shlyen fajin,

qė fal mėkatin

Tepricės sė trashėgimit tėnd,

qė hidhėrim s’mban pėr gjithmonė

pse kėnaqet kur mund tė pėrdėllejė?!

19 Do tė kthehet, do tė na pėrdėllejė,

fajėsitė tona do t’i shkelė,

do t’i flakė nė fund tė detit

tė gjitha mėkatet tona.

20 Do t’ia dhurosh besėn Jakobit

e Abrahamit hirin tėnd

si iu pėrbetove etėrve tanė

qė prej ditėve moti tė kaluara!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Mikea > Padrejtėsi e gjithmbarshme