Kapitujt

Dalja: 8. III. Mushkonjat

8

1 Zoti i tha Moisiut: “Thuaj Aronit: ‘Shtrije dorėn tėnde me shkopin tėnd pėrmbi lumenj, mbi pėrrenj dhe mbi kėneta dhe nxirri bretkocat mbi dheun e Egjiptit’”. 2 Aroni e shtriu dorėn pėrmbi ujėrat e Egjiptit, bretkocat dolėn dhe e mbuluan dheun e Egjiptit.

3 Bėnė po ashtu edhe magjistarėt me shortitė e tyre dhe i nxorėn bretkocat pėrmbi dheun e Egjiptit. 4 Faraoni i thirri Moisiun e Aronin dhe tha: “Lutuni Zotit t’i heqė bretkocat prej meje dhe prej popullit tim dhe unė do ta lėshoj popullin t’i bėjė fli Zotit.” 5 Moisiu i tha faraonit: “Mė trego kur duhet tė lutem pėr ty, pėr shėrbėtorėt e tu dhe pėr popullin tėnd qė bretkocat tė shporrėn prej teje dhe prej shtėpisė sate e tė qėndrojnė vetėm nė Lumė”. 6 Ai iu pėrgjigj : “Nesėr”! Atėherė Moisiu i tha: “Do tė bėj siē po thua, qė ta dish se s’ka porsi Zoti, Hyji ynė! 7 Bretkocat do tė shporrėn prej teje dhe prej shtėpisė sate, prej shėrbėtorėve tė tu dhe prej popullit tėnd, dhe do tė qėndrojnė vetėm nė Lumė”. 8 Moisiu dhe Aroni dolėn prej faraonit. Moisiu iu lut Zotit lidhur me lidhur me bretkocat qė i kishte derguar faraonit. 9 Zoti bėri ashtu si tha Moisiu dhe bretkocat ngordhėn nėpėr shtėpi, oborre dhe ara. 10 I mblodhėn nė grumbuj tė mėdhenj dhe toka u qelb. 11 Kur faraoni pa se u qetėsua puna, prapė e nguroi zemrėn dhe nuk i dėgjoi, e bėri ashtu si kishte thėnė Zoti.

III. Mushkonjat

12 Zoti i tha Moisiut: “Thuaj Aronit: ‘Shtrije shkopin tėnd dhe bjeri pluhurit tė tokės dhe tė shndėrrohet nė mushkonja nė mbarė dheun e Egjiptit’”! 13 Bėnė ashtu, Aroni e shtriu dorėn nė tė cilėn kishte shkopin dhe i ra pluhurit tė tokės, i cili u shėndrua nė mushkonja mbi njerėz dhe mbi bagėti. I tėrė pluhuri i tokės u shndėrrua nė mushkonja nė mbarė dheun e Egjiptit.

14 Po ashtu bėnė edhe shortarėt me shortitė e tyre pėr t’i pėrftuar mushkonjat, por nuk qenė nė gjendje. Mushkonjat i mėsynė: qoftė njerėzit, qoftė bagėtitė. 15 Shortarėt i thanė faraonit: “Ky ėshtė gishti i Hyjit”! Por zemra e faraonit u gurua prapė dhe nuk i dėgjoi ata, ashtu si kishte thėnė Zoti.

IV. Grethat

16 Zoti i tha prapė Moisiut: “Ēohu heret nė mėngjes dhe dil para faraonit. Kur tė dalė tek uji ti thuaji: ‘Kėshtu thotė Zoti: Lėshoje popullin tim qė tė mė bėjė fli! 17 Por nė qoftė se nuk do ta lėshosh, ja, unė do tė ēoj nė ty dhe nė shėrbėtorėt e tu, nė popullin tėnd, nė familjen tėnde ēdo lloj grethash. Shtėpitė e egjiptianėve do tė mbushen me gretha, po ashtu edhe trualli ku ata tė qėndrojnė. 18 Po atė ditė do ta veēoj dheun Gesen, ku banon populli im. Aty nuk do tė ketė gretha dhe do ta dish se unė jam i vetmi Zot nė mes tė tokės. 19 Do tė bėj dallim ndėrmjet popullit tim dhe popullit tėnd: nesėr do tė ndodhė kjo shenjė’”.

20 Zoti bėri po ashtu. Dhe u sulėn gretha tė mėdhenj nė shtėpitė e faraonit dhe tė shėrbėtorėve tė tij, nė mbarė dheun e Egjiptit. Mbarė vendi u shkretua nga ata gretha.

21 Faraoni ēoi e thirri Moisiun e Aronin dhe u tha: “Shkoni e flijoni Hyjit tuaj, por nė kėtė vend”! 22 Moisiu i tha: “S’ėshtė e mundur kėshtu! Sepse, ēka i flijojmė ne Zotit, Hyjit tonė, ėshtė shenjtdhunim pėr egjiptianėt. Nėse ne do tė flijonim ato kafshė qė egjiptianėt i adhurojnė, do tė na vrisnin me gurė. 23 Do tė largohemi tri ditė udhė larg nė shkretėtirė dhe atje do t’i flijojmė Zotit, Hyjit tonė, ashtu si na ka urdhėruar”. 24 Atėherė faraoni tha: “Unė po ju lėshoj tė shkoni e t’i flijoni Zotit, Hyjit tuaj, nė shkretėtirė, por mos shkoni tepėr larg e lutuni edhe pėr mua”. 25 Moisiu tha: “Si tė dal prej teje, do t’i lutem Zotit dhe grethat do tė largohen nesėr prej faraonit, prej shėrbėrorėve tė tij, prej popullit tė tij. Porse, vėrja mirė mendjen e mos gėnje mė, por lejoje popullin tė shkojė e t’i flijojė Zotit”! 26 Si doli Moisiu prej faraonit, iu lut Zotit. 27 Zoti bėri si kėrkoi Moisiu dhe grethat u shporrėn prej faraonit, prej ministrave tė tij dhe prej popullit tė tij: nuk mbeti asnjė pėr be! 28 Por u gurua prapė zemra e faraonit, kėshtu as kėsaj herė nuk e lėshoi popullin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > III. Mushkonjat