Kapitujt

Hagai: 2. Lavdia e Tempullit

2

1 Mė njėzet e njė tė tė shtatit muaj qe zbuluar kjo fjalė e Zotit me anė tė profetit Agje: 2 ”Fol me Zorobabelin, birin e Salatielit, qeveritarin e Judės, me Jezuain, birin e Jozedekut, kryepriftin, dhe me Tepricėn e popullit, e pyeti: 3 A ėshtė ndokush ndėr ju qė e ka parė kėtė Shtėpi nė lavdinė e saj tė parė? E tani nė ē’gjendje po e shikoni? Pse a nuk ėshtė ashtu nė sytė tuaj sikurse tė mos ishte fare? 4 Por edhe tani, zemėr, o Zorobabel, thotė Zoti, zemėr, o Jezus, biri i Jozedekut, kryeprift, zemėr, o mbarė populli i vendit, thotė Zoti i Ushtrive! Hyrini punės, sepse unė jam me ju, thotė Zoti i Ushtrive! 5 Besa qė e lidha me ju kur dolėt nga dheu i Egjiptit dhe shpirti im qėndron mes jush: mos u trembni! 6 Sepse kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Edhe pak e unė do ta tund qiellin e tokėn, detin e terikun! 7 Do t’i tund tė gjitha kombet e atėherė do tė vijnė tė gjitha visaret e popujve dhe kėtė Shtėpi do ta mbush me lavdi, thotė Zoti i Ushtrive. 8 Imi ėshtė argjendi, imi ėshtė ari, thotė Zoti i Ushtrive. 9 Lavdia e ardhshme e kėsaj Shtėpie do tė jetė mė e madhe se e para, thotė Zoti i Ushtrive, e nė kėtė vend unė do ta dhuroj paqen, thotė Zoti i Ushtrive!”

Kėshillim me priftėrinjtė

10 Mė njėzet e nėntė tė muajit tė nėntė, nė tė dytin vit tė Dariut, i qe drejtuar profetit Agje kjo fjalė e Zotit:

11 “Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Pyeti priftėrinjtė lidhur me Ligjin e thuaj: 12 ‘Nėse ndokush mbart nė kindin e petkut tė vet mish tė shuguruar e me kindin e petkut prek bukėn, shujtėn ose verėn ose vajin ose ēfarėdo ushqimi, a thua edhe kėto do tė bėhen tė shuguruara?” Priftėrinjtė iu pėrgjigjėn e thanė: “Jo!” 13 Agjeu atėherė shtoi: “Po nėse dikush qė u bė i papastėr pse preku kufomėn, i prek tė gjitha kėto, a do tė bėhen tė papastra?” Priftėrinjtė u pėrgjigjėn e thanė: “Bėhen tė papastra!” 14 Atėherė Agjeu vazhdoi fjalėn e tha: “I tillė ėshtė ky popull, i tillė ėshtė ky komb para syve tė mi, thotė Zoti ‑ dhe e tillė ėshtė ēdo punė e duarve tė tij, madje edhe gjithēka qė flijojnė kėtu ėshtė e papastėr.”

Premtim mirėqenieje bujqėsore

15 Tani vėrjani mendjen mirė prej ditės sė sotme e nė tė ardhmen: Para se tė vinit gur mbi gur nė Tempullin e Zotit, 16 nė ē’gjendje ishit? I afroheshit grumbullit qė kujtonit se do tė ketė njėzet masė grurė e kishte dhjetė, i afroheshi tinarit pėr tė nxjerrė pesėdhjetė masė verė e kishte vetėm njėzet! 17 Unė ju frushkullova me thatėsi, vrug e me breshėr dhe tė gjitha veprat e duarve tuaja, por prej jush nuk u gjet asnjė qė tė kthehet tek unė, thotė Zoti. 18 Vėrjani mendjen prej ditės sė sotme e nė tė ardhmen, prej ditės sė njėzetekatėrt tė tė nėntit muaj, prej ditės nė tė cilėn u shtinė themelet e Tempullit tė Zotit, vėrjani mendjen mirė, 19 a ka mė farė nė grunar dhe ende vreshti, fiku, shega e ulliri nuk dhanė fryte? Por prej kėsaj dite unė do t’i bekoj!”

Premtime Zorobabelit

20 Fjala e Zotit i qe drejtuar edhe njė herė tė dytė Agjeut mė njėzet e katėr tė kėtij muaji: 21 ”Thuaji Zorobabelit, qeveritarit tė Judės: Unė do t’i tund qiell e tokė, 22 do t’i pėrmbys fronet e mbretėrve, do ta asgjėsoj fuqinė e mbretėrve paganė, do t’i rrėzoi karrocat e luftės e luftėtarėt nė to, do tė rrėzohen kuajt dhe kalorėsit e tyre secili i shporuar me shpatėn e tė vėllait. 23 Atė ditė, thotė Zoti i Ushtrive, do tė tė marr ty, o Zorobabel, biri i Salatielit, shėrbėtori im, thotė Zoti, e do tė tė bėj vulė, sepse ty tė zgjodha, ” ‑ thotė Zoti i Ushtrive.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Hagai > Lavdia e Tempullit