Kapitujt

Dalja: 9. V. Ngordhje bagėtish

9

1 Atėherė Zoti i tha Moisiut: “Hyr te faraoni dhe thuaj: ‘Kėto thotė Zoti, Hyji i hebrenjve: Lėshoje popullin tim qė tė mė bėjė fli! 2 Nė qoftė se edhe kėtė herė e ndalon tė shkojė, 3 ja, dora e Zotit do tė rėndojė fort mbi pasurinė tėnde qė ėshtė nė ara, njė ngordhje e madhe mbi kuajt, gomarėt, devet, lopėt e delet ‑ gjetė e imėta e tė trasha. 4 Zoti do tė bėjė dallim mes pasurisė sė Izraelit dhe pasurisė sė Egjiptit: asnjė gjė nuk do tė dėmtohet prej atyre qė u pėrkasin bijve tė Izraelit. 5 Zoti e caktoi edhe kohėn duke thėnė: ‘Zoti do ta ēojė nesėr kėtė fjalė nė vend mbi kėtė dhe’”.

6 Tė nesėrmen Zoti e ēoi nė vend fjalėn: e mbarė gjėja e gjallė e egjiptianėve ngordhi, kurse prej bagėtive tė bijve tė Izraelit nuk cofi asnjė frymė. 7 Faraoni dėrgoi njerėzit tė shohin: dhe ja, asnjė kėmbė berri nuk kishte cofur prej bagėtive tė bijve tė Izraelit. Por, prapė, u gurua zemra e faraonit dhe nuk lejoi tė shkojė populli.

VI. Ēibanėt

8 Zoti i tha Moisiut e Aronit: “Mbushni grushtat me hi furre dhe Moisiu ta hedhė nė ajėr nė praninė e faraonit, 9 dhe pluhuri le tė pėrhapet mbi mbarė dheun e Egjiptit. Ky do t’u shkaktojė ēibanė e lunga njerėzve dhe kafshėve nė mbarė dheun e Egjiptit”.

10 Morėn hi prej furrės dhe i dolėn para faraonit. Moisiu i dha krah nė qiell. Atėherė tė thatėt dhe fshikėzat u pėrhapėn ndėr njerėz dhe bagėti. 11 As dijetarėt nuk mundėn t’i dalin Moisiut para, sepse edhe dijetarėt si egjiptianėt e tjerė, dhe mbarė dheun e Egjiptit i mbėrthyen tė thatėt. 12 Zoti ia nguroi zemrėn faraonit dhe nuk i dėgjoi ata, po ashtu sikurse Zoti i kishte thėnė Moisiut.

VII. Breshri

13 Zoti i tha Moisiut: “Ēohu heret nė mėngjes dhe dil para faraonit e thuaj: ‘Kėshtu thotė Zoti, Hyji i hebrenjve: Lėshoje popullin tim qė tė mė bėjė fli! 14 Sepse kėtė herė do t’i ēoj tė gjitha tė kėqijat mbi ty, mbi shėrbėtorėt e tu dhe mbi popullin tėnd, qė ta dish se nė mbarė botėn nuk ėshtė askush si unė. 15 Po ta kisha ngritur dorėn time qė nė fillim pėr tė ndėshkuar ty dhe popullin tėnd me murtajė, deri nė kėtė ēast kishe qenė i shfarosur prej sipėrfaqes sė tokės. 16 Pėrkundrazi, unė tė kam ruajtur qė ta dėftoj nė ty fuqinė time dhe kėshtu tė flitet pėr emrin tim mbi mbarė tokėn. 17 Ende po e ndal popullin tim dhe nuk po do ta lėshosh? 18 Ja, nesėr, po nė kėtė orė, do tė bėj tė bjerė breshėr tepėr i madh, sa qė i tillė nuk ka qenė nė Egjipt qė prej themelimit tė tij e deri nė ditėn e sotme! 19 Qė tani, pra, dėrgo e bashko tė gjitha bagėtitė e tua dhe gjithēka ke nė fushė; sepse, mbi tė gjithė njerėzit dhe bagėtitė qė do tė jenė pėrjashta dhe tė mos jenė tė tubuara prej fushės, do tė bjerė breshri dhe do tė vdesin”.

20 Ai qė prej shėrbėtorėve tė faraonit e druajti fjalėn e Zotit, i mblodhi shėrbėtorėt e vet dhe bagėtitė nė shtėpi, 21 kurse ata qė nuk e ēanė kokėn pėr fjalėn e Zotit, i lanė shėrbėtorėt e vet dhe bagėtinė nė fushė.

22 Atėherė Zoti i tha Moisiut: “Ēo dorėn tėnde drejt qiellit qė tė bjerė breshėr mbi mbarė dheun e Egjiptit: mbi njerėz, mbi bagėti dhe mbi ēdo bimė fushe nė dheun e Egjiptit”.

23 Moisiu e drejtoi shkopin drejt qiellit dhe Zoti ēoi gjėmė e breshėr e rrufetė lėruan tokėn dhe Zoti bėri tė bjerė breshėr mbi dheun e Egjiptit. 24 Binte breshėr e njėkohėsisht rrufetė ēanin qiellin! Aq qe i madh, sa qė i tillė kurrė nuk u pa mė parė mbi mbarė dheun e Egjiptit, qė kur atij populli iu zu fara!

25 Breshri rrėnoi gjithēka u gjet pėrjashta nė mbarė dheun e Egjiptit, prej njeriut e deri nė bagėti. Breshri rrėnoi edhe mbarė bimėt e fushės; rrėnoi deri edhe ēdo lėndė nė atė vend.

26 Vetėm nė tokėn Gesen, ku banonin bijtė e Izraelit, nuk ra breshėr.

27 Atėherė faraoni e thirri Moisiun dhe Aronin e u tha: “Kėtė herė po e shoh se bėra mėkat! Zoti ėshtė i drejtė, kurse unė dhe populli im jemi fajtorė. 28 Lutuni Zotit qė tė pushojnė gjėmėt e Hyjit dhe breshri dhe do t’ju lėshoj tė shkoni e nuk do t’ju ndal mė kėtu”. 29 Moisiu tha: “Kur tė dal prej qytetit, do t’i ēoj duart lart drejt Zotit, do tė pushojnė gjėmėt e tija dhe nuk do tė bjerė mė breshėr qė ta dish se toka ėshtė e Zotit. 30 Porse, sa pėr ty dhe shėrbėtorėt e tu e di se ende nuk e druani Zotin Hyj”. 31 Liri dhe elbi u dėmtuan, sepse elbi kishte qitur kallėz e liri kishte qitur lule. 32 Nuk u dėmtuan gruri as thekra, sepse ishin tė vona.

33 Kur Moisiu u largua prej faraonit dhe prej qytetit, i ēoi duart lart kah Zoti, pushuan gjėmėt dhe breshri dhe as shi nuk ra mė mbi tokė. 34 Faraoni pa se kishte pushuar shiu, breshri e gjėmėt dhe vazhdoi tė mėkatojė. 35 Zemra e tij dhe zemra e shėrbėtorėve tė tij u gurua pėr sė tepėrmi dhe nuk i lėshoi bijtė e Izraelit, ashtu si e kishte folur Zoti me anė tė Moisiut.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > V. Ngordhje bagėtish