Kapitujt

Zakaria: 6. Vegimi i tetė: karrocat

6

1 Pėrsėri i ēova sytė dhe pashė: Ja, katėr karroca po dilnin ndėrmjet dy maleve. Malet, malet ishin tuēi. 2 Nė karrocėn e parė kuajt ishin tė kuq, nė karrocėn e dytė kuajt ishin tė zez, 3 nė karrocėn e tretė kuajt ishin tė bardhė, kurse nė karrocėn e katėrt kuajt ishin tė larmė. 4 Unė mora fjalėn e i thashė engjėllit qė fliste me mua: “Po ēka janė kėto, Imzot?” 5 Engjėlli m’u pėrgjigj e mė tha: “Kėto janė katėr erėrat e qiellit, qė po dalin pasi qenė para Zotėruesit tė mbarė tokės.”

6 Karroca qė i kishte kuajt e zez po shkonte nė tokėn e veriut. Pas tyre dolėn tė bardhėt e tė larmit dolėn nė drejtim tė tokės sė mesditės. 7 Hidheshin me zemėrim pėr ta qarkulluar tokėn. Ai u tha: “Shkoni, pėrshkojeni tokėn!” Ata dolėn dhe e pėrshkuan tokėn. 8 Ai mė thirri e mė tha: “Ja, ata qė u nisėn nė tokėn e veriut, ata do ta qetėsojnė shpirtin tim nė tokėn e veriut.”

Keza kushtimore

9 Fjala e Zotit mė qe drejtuar kėshtu:

10 “Merri dhuratat e atyre qė janė tė mėrguar, prej Holdait, Tobisė e Jedajės qė erdhėn nga Babiloni e shko, po atė ditė, e hyr te Jozia, biri i Sofonisė. 11 Merre argjendin e arin, punoje njė kurorė e vėrja nė kokė Jezusit, birit tė Jozedekut, kryepriftit 12 e thuaj: Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Qe njeriu i cili quhet Pinjoll: aty ku ėshtė ai, diēka do tė mbijė! Ai do ta ndėrtojė Tempullin e Zotit. 13 Ky do ta rindėrtojė Shenjtėroren e Zotit. Ai do ta mbartė lavdinė e do tė rrijė si zotėrues pėrmbi fronin e vet. Njė prift do t’i rrijė nė tė djathtėn. Njė pėrkim i plotė do tė mbretėrojė ndėrmjet kėtyre tė dyve. 14 Keza le tė rrijė nė Shenjtėroren e Zotit si shenjė pėrkujtuese nė nder tė Helemit, Tobisė, Idajės e tė Henit, birit tė Sofonisė. 15 Edhe ata qė janė larg do tė vijnė e do ta ndėrtojnė Tempullin e Zotit. Kėshtu do ta dini se Zoti i Ushtrive mė ka dėrguar te ju.

Do tė ndodhė kėshtu nėse do ta dėgjoni zėrin e Zotit, Hyjit tuaj. ’”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zakaria > Vegimi i tetė: karrocat