Kapitujt

Zakaria: 7. Pyetje lidhur me agjėrim

7

1 Nė vitin e katėrt tė mbretit Dari, nė ditėn e katėrt tė muajit tė nėntė qė ėshtė Kasleu, i qe drejtuar fjala e Zotit Zakarisė. 2 Beteli kishte dėrguar Sarasarin e Regemmelekun e disa burra qė ishin me tė pėr t’iu lutur fytyrės sė Zotit e 3 pėr t’i pyetur priftėrinjtė e Tempullit tė Zotit tė Ushtrive e profetėt: “A duhet unė tė mbaj zi e tė agjėroj nė muajin e pestė, siē po bėj tash sa vjet?”

Kthim nė tė kaluarėn e kombit

4 Atėherė mė qe drejtuar kjo fjalė e Zotit tė Ushtrive:

5 “Thuaj mbarė popullit tė vendit e priftėrinjve: “Kur ju agjėroshit dhe qanit nė tė pestin e nė tė shtatin muaj gjatė kėtyre shtatėdhjetė vjetėve a me tė vėrtetė agjėronit pėr dashuri ndaj meje? 6 Edhe kur hanit e pinit, a thua s’ hanit e nuk pinit pėr vetvete? 7 Pse a nuk ėshtė ky vėshtrimi i fjalėve qė i ka shpallur Zoti me anė tė profetėve tė mėparshėm , kur ende Jerusalemi banohej e ishte nė paqe me qytetet qė e rrethojnė, kur ende ishte i banuar Nagebi bashkė me Sefelėn?”

8 Fjala e Zotit i qe drejtuar Zakarisė: 9 ”Kėshtu thotė Zoti i Ushtrive: Gjykoni gjyq tė drejtė e kini dhimbje e dhembshuri njėri pėr tjetrin. 10 Mos e shfrytėzoni vejushėn, bonjakun, ardhacakun e skamnorin dhe mos ia mendoni tė keqen nė zemrėn tuaj asnjėri vėllait tė vet. 11 Por, ata nuk deshėn tė jenė tė kujdesshėm. Si kryengritės e sollėn shpinėn dhe i rėnduan veshėt e vet qė tė mos dėgjojnė. 12 Diamant e bėnė zemrėn e vet tė fortė pėr tė mos i dėgjuar Ligjin e urdhrat qė ua dėrgoi Zoti i Ushtrive me shpirtin e vet nėpėr profetėt e mėparshėm. Atėherė flakė u ndez zemėrimi i Zotit tė Ushtrive. 13 Atėherė ndodhi kėshtu: sikurse kur Ai i thėrriste e ata nuk e dėgjuan, kėshtu edhe kėta do ta thėrrasin e unė nuk do t’i dėgjoj ‑ ėshtė fjala e Zotit tė Ushtrive. 14 Unė i treta ndėr tė gjitha ato kombe qė nuk i njihnin. Toka mbeti shkretė pas tyre sa qė askush nuk pėrshkohej nėpėr tė as nuk kthehej. Tokėn veē ashtu tė dėshirueshme e shndėrruan nė vend tė shkretė.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zakaria > Pyetje lidhur me agjėrim