Kapitujt

Zakaria: 13. Personifikim i shpatės: populli i ri

13

1 Nė atė ditė do tė jetė kroi rrjedhės pėr shtėpinė e Davidit e pėr banorėt e Jerusalemit pėr larje tė mėkateve e tė papastėrtive. 2 Atė ditė do tė ndodhė ‑ ėshtė fjala e Zotit tė Ushtrive ‑ do t’ua zhduk emrat idhujve mbi tokė, s’do tė pėrmenden mė. Do t’i zhduk profetėt e rremė dhe shpirtin e papastėr pėrmbi tokė. 3 E do tė ndodhė: kur ndokush tė guxojė tė profetojė, do t’i thotė i ati dhe e ėma, ata qė e lindėn: “Mos e paē jetėn e gjatė, sepse fole rrena nė emėr tė Zotit!” I ati dhe e ėma, ata qė e lindėn, do ta shporojnė pse profetizon. 4 Atė ditė ēdo profet do tė turpėrohet pėr vegimin e vet; nuk do tė mbulohen mė me thes dhie pėr tė rrejtur, 5 por do tė thotė secili:’Nuk jam profet! Jam njeri qė punoj tokėn, sepse toka ėshtė prona ime qė prej rinisė sime.’ 6 Atėherė do t’i thonė: “Nga kėto varrė nė duar tė tua?” Do tė pėrgjigjė: “U plagosa nė shtėpi tė miqve!”

Personifikim i shpatės: populli i ri

7 Zgjohu, o shpatė, kundėr bariut tim,

kundėr njeriut qė e kam tė afėrm

‑ thotė Zoti i Ushtrive.

Godite bariun qė tė shpėrndahen delet,

do ta ēoj dorėn kundėr tė vegjėlve.

8 Atėherė do tė ndodhė mbi mbarė tokėn

‑ thotė Zoti:

dy tė tretat e saja do tė shpėrndahen,

do tė mbarojnė;

veē njė e treta do t’i lihet.

9 Nėpėr zjarr do ta kaloj kėtė tė tretė,

do ta pastroj siē pastrohet argjendi,

do ta sprovoj si sprovohet ari:

ai do tė ma thėrras emrin

e unė do ta dėgjoj.

Unė do tė them: “Ai ėshtė populli im!”

e ai do tė thotė: “Zoti ėshtė Hyji im!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zakaria > Personifikim i shpatės: populli i ri