Kapitujt

Dalja: 11. Lajmėrimi i vdekjes sė tė parėlindurve

11

1 Zoti i tha Moisiut: “Vetėm edhe me njė plagė do ta godas faraonin e Egjiptin, atėherė po se do t’ju lėrė tė shkoni, madje edhe do t’ju shtrėngojė tė dilni. 2 Prandaj thuaj mbarė popullit qė secili njeri tė kėrkojė prej tė afėrmit tė vet dhe secila grua prej tė afėrmes sė saj enė argjendi dhe ari.

3 Vetė Zoti do tė bėjė qė egjiptianėt tė kenė ndjenja tė mira ndaj popullit tė Izraelit. Po edhe vetė Moisiu ishte njeri shumė i madh nė dheun e Egjiptit nė sy tė ministrave tė faraonit dhe tė mbarė popullit.

4 Moisiu atėherė kumtoi: “Kėshtu thotė Zoti: ‘Rreth mesnate do t’i bie anembanė Egjiptit. 5 Do tė vdesė ēdo i parėlindur nė dheun e Egjiptit: prej tė parėlindurit tė faraonit qė rri nė fronin e tij deri tek i parėlinduri i shėrbėtores qė ėshtė pranė mokrės edhe tė gjithė tė parėlindurit e bagėtive. 6 Do tė bėhet njė gjėmė tejet e madhe nė dheun e Egjiptit, aq e madhe saqė e tillė nuk qe mė parė, as nuk do tė ngjasė mė vonė. 7 Kurse ndėr bijtė e Izraelit nuk do tė lehė qen as nė njeri as nė bagėti qė ta dini se me ē’mrekulli tė madhe do t’i ndajė Zoti egjiptianėt prej izraelitėve. 8 Atėherė do tė zbresin tek unė tė gjithė kėta shėrbėtorė tė tu dhe do tė pėrkulen para meje e do tė thonė: ‘Dil ti dhe populli qė tė ndjek. ‘Atėherė unė do tė dal’”! Moisiu i zemėruar pėr sė tepėrmi doli prej faraonit.

9 Zoti i tha Moisiut: “Faraoni nuk do t’ju dėgjojė, pėr t’u shumuar mrekullitė e mia nė dheun e Egjiptit”. 10 Moisiu e Aroni i kishin bėrė tė gjitha kėto mrekulli nė sy tė faraonit. Por Zoti e guroi zemrėn e faraonit dhe nuk i lėshoi bijtė e Izraelit prej dheut tė vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Lajmėrimi i vdekjes sė tė parėlindurve