Kapitujt

Mateu: 7. Mos i gjykoni tė tjerėt

7

1 “Mos gjykoni, qė tė mos gjykoheni! 2 Sepse me ēfarė gjykimi tė gjykoni, me atė do tė gjykoheni! E me atė masė qė matni, me atė edhe juve do t’ju matet. 3 Pse e shikon lėmishten nė sy tė vėllait tėnd, kurse nuk e sheh traun nė syrin tėnd? 4 Dhe, si mund t’i thuash vėllait tėnd: ‘Prit tė ta nxjerr lėmishten nga syri yt’, ndėrsa ke traun nė syrin tėnd? 5 Shtiracak, nxirre mė parė traun nga syri yt, e pastaj do tė shohėsh ta nxjerrėsh lėmishten nga syri i vėllait tėnd.

6 Mos ua jepni qenve gjėnė e shenjtėruar as mos i qitni para derrave margaritarėt tuaj qė, pasi t’i shkelin, tė mos kthehen kundėr jush e t’ju shqyejnė.”

Lyp, kėrko, trokit

(Lk 11, 9‑13)

7 “Lypni e do t’ju jepet, kėrkoni dhe do tė gjeni, trokitni e do t’ju ēelet! 8 Sepse, kush lyp, i jepet, kush kėrkon gjen, e kush troket, i ēelet. 9 Dhe, a gjendet njeri ndėr ju, qė po i lypi i biri bukė, i jep gur? 10 Ose, po i lypi peshk, i jep gjarpėr? 11 Po ja, pra, nėse ju qė jeni tė kėqij, dini t’u jepni gjėra tė mira bijve tuaj, aq mė tepėr Ati juaj qė ėshtė nė qiell, do t’u japė gjėra tė mira atyre qė ia lypin.

12 Gjithēka dėshironi t’ju bėjnė juve njerėzit, bėjuani edhe ju atyre! Ja, vėrtet Ligji e Profetėt!”

Dera e ngushtė

(Lk 13, 24)

13 “Hyni nėpėr derėn e ngushtė, sepse e gjerė ėshtė dera dhe e gjerė rruga qė ēon nė bjerrje e shumė janė nga ata qė kalojnė nėpėr tė! 14 Sa e ngushtė ėshtė dera e sa e ngushtė ėshtė rruga qė ēon nė jetė e janė pak nga ata qė e gjejnė!”

Pema njihet prej fryteve tė saj

(Lk 6, 43 ‑ 44)

15 “Ruajuni prej profetėve tė rrejshėm, qė vijnė tek ju e ju shtiren si dele, kurse pėrbrenda janė ujq grabitqarė. 16 Do t’i njihni prej fryteve tė tyre. A thua vilet rrushi prej ferrave ose fiqtė prej murrizave?

17 Kėshtu ēdo pemė e mirė, jep fryte tė mira, kurse ēdo pemė e keqe jep fryte tė kėqija. 18 Njė pemė e mirė nuk mund tė japė fryte tė kėqija, as njė pemė e keqe nuk mund tė japė fryte tė mira. 19 Ēdo pemė qė nuk jep fryt tė mirė, pritet e hidhet nė zjarr. 20 Kėshtu, pra, do t’i njihni profetėt prej veprave tė tyre.”

Unė nuk ju kam njohur kurrė

(Lk 13, 25‑27)

21 “Jo secili qė mė thotė: ‘O Zot, o Zot!’ do tė hyjė nė Mbretėrinė e qiellit, por ai qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiell. 22 Shumė do tė mė thonė atė ditė: ‘O Zot, o Zot, a nuk profetizuam nė Emėr tėnd, a nuk i nxorėm shpirtrat e kėqij nė Emėr tėnd, a nuk bėmė shumė mrekulli nė Emėr tėnd?’ 23 Atėherė unė do t’u them: Kurrė nuk ju kam njohur! Shporruni prej meje, o keqbėrės!”

Dy themelet

(Lk 6, 49)

24 “Kėshtu, kushdo i dėgjon kėto fjalė tė mia dhe i vė nė veprim, mund tė krahasohet me njeriun e urtė, i cili e ndėrtoi shtėpinė e vet mbi shkėmb. 25 Ra shiu, u ēuan pėrrenjtė, frynė erėrat e u pėrplasėn pėr atė shtėpi, por ajo nuk u rrėzua, sepse i kishte themelet nė shkėmb. 26 Kurse, ai qė i dėgjon tė gjitha kėto fjalė tė mia e nuk i vė nė veprim, mund tė krahasohet me njeriun e marrė, i cili e ndėrtoi shtėpinė e vet mbi rėrė. 27 Ra shiu, u ēuan pėrrenjtė, frynė erėrat dhe u pėrplasėn pėr atė shtėpi e ajo u rrėzua: rrėnimi i saj qe i madh!”

28 Kur Jezusi i kreu kėto fjalime, turma e popullit mbeti e habitur nga mėsimi i tij, 29 sepse vėrtet i mėsonte si njeriu qė ka autoritet, e jo si skribėt e tyre.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Mos i gjykoni tė tjerėt