Kapitujt

Mateu: 8. Shėrimi i tė gėrbulurit

8

1 Kur Jezusi zbriti nga mali, iu vu pas njė turmė e madhe populli. 2 Dhe ja, njė i gėrbulur iu afrua, ra pėrmbys para tij e i tha: “O Zot, nėse ti do, mund tė mė shėrosh.”

3 Atėherė Jezusi e shtriu dorėn, e preku dhe i tha: “Dua, shėrohu!” Dhe pėrnjėherė u shėrua gėrbula e tij. 4 Jezusi i tha: “Ruaju se i tregon kujt! Por shko, paraqitu te prifti e kushtoje flinė qė ka urdhėruar Moisiu, t’u vlejė atyre pėr dėshmi.”

Shėrbimi i shėrbėtorit tė centurionit

(Lk 7, 1‑10; Gjn 4, 43‑54)

5 Kur Jezusi hyri nė Kafarnaum, iu paraqit njė centurion dhe iu lut:

6 “ Zotėri, shėrbėtori im ėshtė i shtrirė nė shtėpi i paralizuar dhe po vuan shumė.”

7 Jezusi i tha:

“Do tė vij dhe do ta shėroj.”

8 Por centurioni iu pėrgjigj:

“O Zot, unė nuk jam i denjė tė hysh nėn pullazin tim, por vetėm jep urdhėr e shėrbėtori im do tė shėrohet. 9 Sepse, edhe unė qė nuk jam tjetėr, veēse njė njeri i nėnshtruar, kam nėn urdhrin tim ushtarė dhe unė i them njėrit: ‘Shko!’ dhe ai shkon e njė tjetri: ‘Eja!’ dhe ai vjen, e shėrbėtorit tim: ‘Bėje kėtė!’ dhe ai e bėn”

10 Jezusi, kur e dėgjoi, u mrekullua dhe u tha atyre qė po i shkonin pas:

“Pėr tė vėrtetė po ju them: ende nuk e gjeta te asnjė njeri tjetėr nė Izrael njė fe kaq tė madhe! 11 Prandaj po ju them: shumė do tė vijnė nga Lindja e nga Perėndimi e do tė ulen nė tryezė me Abrahamin, Izakun e Jakobin nė Mbretėrinė e qiellit, 12 ndėrsa bijtė e Mbretėrisė do tė hidhen jashtė nė errėsirė, ku do tė jetė vaj e kėrcėllim dhėmbėsh.”

13 Atėherė i tha centurionit: “Shko e le tė bėhet ashtu siē besove!”

Dhe shėrbėtori i tij u shėrua po nė atė orė.

Shėrimi i shumė tė sėmurėve

(Mk 1, 29‑34; Lk 4, 38‑41)

14 Kur Jezusi shkoi nė shtėpinė e Pjetrit, pa vjehrrėn e Pjetrit tė shtrirė me ethe. 15 Jezusi ia preku dorėn, atė e lėshuan ethet, u ēua dhe i shėrbeu.

16 Kur u bė natė i sollėn shumė tė djallosur. Jezusi me fuqinė e fjalės i dėboi shpirtrat dhe i shėroi tė gjithė tė sėmurėt, 17 qė kėshtu tė plotėsohej fjala e Isaisė profet qė thotė:

“Ai i mori lėngatat tona e i mbarti sėmundjet tona”

Ēka lypet pėr tė qenė i krishterė i mirė

(Lk 9, 57‑62)

18 Jezusi, kur e pa turmėn e njerėzve qė po e rrethonte, dha urdhėr tė kalojnė nė anėn tjetėr. 19 Ndėrkaq u afrua njė skrib e i tha:

“Mėsues, do tė vij pas teje ngado qė tė shkosh.”

20 Jezusi iu pėrgjigj:

“Dhelprat kanė strofuj e zogjtė e qiellit ēerdhe, kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbėshtesė kokėn.”

21 Njė tjetėr nga nxėnėsit e tij tha:

“Zotėri, mė lejo tė shkoj njė herė e ta varros tim atė.”

22 Jezusi iu pėrgjigj:

“Eja pas meje e lėri tė vdekurit t’i varrosin tė vdekurit e vet!”

Stuhia e fashitur

(Mk 4, 35‑41; Lk 8, 22‑25)

23 Si hyri nė barkė, pas tij u nisėn edhe nxėnėsit e tij. 24 Dhe ja, nė det u ēua njė stuhi e madhe aq sa valėt po e mbulonin barkėn; e ai flinte.

25 Atėherė nxėnėsit iu afruan, e zgjuan dhe i thanė:

“Ndore tėnde, o Zot, se u mbytėm!”

26 “Pse po frikėsoheni, o fepakėt?” ‑ u tha dhe atėherė u ngrit, u urdhėroi erėrave dhe detit e u bė qetėsi e madhe. 27 Njerėzit tė habitur thoshin: “Kush ėshtė ky qė po i nėnshtrohen erėrat dhe deti?”

Tė djallosurit prej Gadarės

(Mk 5, 1‑20; Lk 8, 26‑39)

28 Sapo kaloi nė bregun tjetėr ‑ nė krahinėn e gadarenėve, dy tė djallosur qė dolėn nga varret, i erdhėn para. Ishin aq tė rrezikshėm, sa qė askush s’guxonte tė kalonte asaj rruge. 29 Dhe ja, bėrtitėn:

“Ēka do prej nesh, o Biri i Hyjit? A erdhe kėtu tė na mundosh para kohės?”

30 Jo larg tyre kulloste njė tufė e madhe derrash. 31 Shpirtrat e kėqij iu lutėn Jezusit:

“Meqė po na dėbon, na ēo nė tufėn e derrave!”

32 Ai u tha: “Shkoni!”

Ata dolėn e hynė nė derra. Dhe ja, mbarė tufa u lėshua me turr e prej greminės ra nė det dhe u mbyt nė ujė. 33 Barinjtė ikėn, e si mbėrritėn nė qytet, treguan gjithēka, veēanėrisht pėr tė djallosurit. 34 Dhe ja, mbarė qyteti i doli para Jezusit. Kur e panė, iu lutėn tė largohej prej krahinės sė tyre.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Shėrimi i tė gėrbulurit