Kapitujt

Mateu: 9. Shėrimi i tė paralizuarit

9

1 Jezusi hipi nė barkė, kaloi nė anėn tjetėr dhe shkoi nė qytetin e vet. 2 Dhe ja, ia sollėn para njė tė paralizuar, tė shtrirė nė vig. Jezusi, kur e pa fenė e tyre, i tha tė paralizuarit: “Guxim, biro! Tė janė falur mėkatet!”

3 Dhe ja, disa prej skribėve menduan me vete:

“Ky po blasfemon!”

4 Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, tha:

“Pse mendoni keq nė zemrat tuaja? 5 Ēka ėshtė mė lehtė tė thuhet: ‘Tė janė falur mėkatet’ apo tė thuhet: ‘Ngrihu e ec!?’ 6 ‘Por qė ta dini se Biri i njeriut ka pushtet tė falė mėkatet mbi tokė ‑ i tha atėherė tė paralizuarit ‑ Ēohu nė kėmbė, merre vigun tėnd dhe shko nė shtėpinė tėnde!”

7 I paralizuari u ngrit e shkoi nė shtėpi tė vet.

8 Kur pa turma, e kapi frika e i dha lavd Hyjit qė u dha njerėzve pushtet kaq tė madh.

Thirrja e Mateut

(Mk 2, 13‑17; Lk 5, 27‑32)

9 Jezusi, si shkoi prej andej, pa njė njeri qė quhej Maté, ndenjur nė doganė. Jezusi i tha: “Eja pas meje!” Ai u ngrit dhe shkoi pas tij.

10 Dhe, kur mė vonė, Jezusi u ul nė tryezė nė shtėpi, ja se ia behėn shumė tagrambledhės e mėkatarė e u ulėn nė tryezė bashkė me Jezusin e me nxėnėsit e tij. 11 Farisenjtė kur e panė kėtė, i pyetėn nxėnėsit e tij:

“Pse mėsuesi juaj ha bukė me tagrambledhės e me mėkatarė?”

12 Jezusi, kur i dėgjoi, u pėrgjigj:

“Mjeku nuk u duhet tė shėndoshėve, por tė sėmurėve! 13 Shkoni e mėsoni ēka do tė thotė: ‘Mė pėlqen mėshira e jo flia!’ Sepse unė nuk erdha tė ftoj tė drejtėt, por mėkatarėt.”

Ēėshtja e agjėrimit

(Mk 2, 18‑22; Lk 5, 33‑39)

14 Atėherė iu afruan nxėnėsit e Gjonit e i thanė:

“Pėrse ne dhe farisenjtė agjėrojmė shpesh, kurse nxėnėsit e tu nuk agjėrojnė?”

15 Jezusi u pėrgjigj:

“A ėshtė e mundur tė mbajnė zi dasmorėt derisa tė jetė me ta dhėndri? Por, do tė vijė koha, kur do t’ua rrėmbejnė dhėndrin. Atėherė edhe ata do tė agjėrojnė.

16 Askush nuk vė arnė pėlhure tė re nė petk tė vjetėr, sepse arna e shtrin petkun dhe grisja bėhet mė e madhe.

17 As nuk shtihet vera e re nė rrėshiqa tė vjetėr: pėrndryshe rrėshiqat shpohen, vera derdhet edhe rrėshiqat shkojnė dėm. Vera e re hidhet nė rrėshiqa tė rinj e kėshtu ruhen tė dy.

Ngjallja e vajzės sė kryetarit dhe gruaja qė preku kindin e petkut tė Jezusit

(Mk 5, 21‑43; Lk 8, 40‑56)

18 Ndėrsa Jezusi po ua mėsonte kėto, ja se iu afrua njė kryetar, ra pėrmbys para tij dhe i tha: “Posa mė vdiq vajza. Megjithatė eja, vėre dorėn mbi tė dhe ajo do tė ngjallet.” 19 Jezusi u ngrit dhe bashkė me nxėnėsit e vet shkoi pas tij.

20 Dhe ja, njė grua e cila vuante nga derdhja e gjakut prej dymbėdhjetė vjetėsh, iu afrua pas shpine e ia preku kindin e petkut tė tij, 21 sepse thoshte nė vete: “Do tė shėrohem nėse ia prek qoftė edhe vetėm petkun e tij! “22 Jezusi u soll, e pa dhe i tha: “Ki besim, o bijė! Feja jote tė shpėtoi!” Dhe gruaja u shėrua nė atė moment.

23 Kur Jezusi arriti nė shtėpinė e kryetarit, dhe si i pa ata qė u binin fyejve dhe njerėzit qė po bėnin zhurmė, 24 u tha: “Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por po fle.” Ata e pėrqeshėn. 25 Dhe, pasi u qitėn njerėzit pėrjashta, hyri Jezusi, e mori pėr dore vajzėn dhe ajo u ngrit. 26 Lajmi i kėsaj mrekullie u pėrhap anembanė asaj krahine.

Shėrimi i dy tė verbėrve

27 Kur Jezusi u nis prej andej, shkonin pas tij dy tė verbėr duke bėrtitur e thoshin: “Ki mėshirė pėr ne, Biri i Davidit!” 28 Kur arriti nė shtėpi, tė verbėrit iu afruan e Jezusi u tha: “A besoni se mund ta bėj kėtė gjė?” Ata iu pėrgjigjėn: “Po, Zotėri!” 29 Atėherė ua preku sytė e tha: “U bėftė sipas besimit tuaj!” 30 Dhe atyre iu ēelėn sytė. Atėherė Jezusi i urdhėroi: “Kini kujdes! Askush tė mos e dijė!” 31 Por ata, posa dolėn, e pėrhapėn zėrin pėr tė nėpėr mbarė krahinėn.

Shėrimi i memecit tė djallosur

32 Posa dolėn kėta, ja se i sollėn njė memec tė djallosur. 33 Pasi e nxori djallin, memeci foli. Njerėzit tė mrekulluar, thoshin: “Kurrė s’u pa njė gjė e tillė nė Izrael!” 34 Ndėrsa farisenjtė thoshin: “Ai i nxjerr djajtė me fuqinė e kryetarit tė djajve.”

Dhembshuria e Jezusit pėr popullin

35 Kėshtu Jezusi qarkullonte nėpėr tė gjitha qytetet e fshatrat. Mėsonte nė sinagogat e tyre: predikonte Ungjillin e Mbretėrisė dhe shėronte ēdo sėmundje e lėngatė.

36 Kur e pa turmėn e popullit, ndjeu dhembshuri pėr tė, sepse ishte e nėpėrkėmbur dhe e lėnė pasdore si delet pa bari. 37 Atėherė u tha nxėnėsve tė vet:

“Tė korrat janė tė mėdha, kurse punėtorė ka pak. 38 Lutjuni, pra Zotėrisė sė tė korrave, tė dėrgojė korrtarė nė tė korrat e veta.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Shėrimi i tė paralizuarit