Kapitujt

Mateu: 11. Tė dėrguarit e Gjon Pagėzuesit

11

1 Kur Jezusi i kreu porositė qė deshi t’ua japė dymbėdhjetė nxėnėsve tė vet, u nis sė andejmi pėr tė mėsuar e pėr tė predikuar nė qytetet e atjeshme.

Tė dėrguarit e Gjon Pagėzuesit

(Lk 7, 18‑35)

2 Tashti, kur Gjoni dėgjoi nė burg pėr veprat e Krishtit, dėrgoi nxėnėsit e vet 3 pėr ta pyetur:

“A je ti ‘Ai qė do tė vijė,’ apo duhet tė presim njė tjetėr?”

4 Jezusi iu pėrgjigj:

“Shkoni e tregojini Gjonit ēka po dėgjoni e ēka po shihni: 5 Tė verbėrit po shohin, tė shqeptit po ecin, tė gėrbulurit po pastrohen, tė shurdhėrit po dėgjojnė, tė vdekurit po ngjallen, tė varfėrve po u predikohet Ungjilli. 6 I lumi ai qė nuk e bjerr besimin nė mua!”

7 Kur shkuan ata Jezusi filloi t’i flasė turmės pėr Gjonin:

“Ēka dolėt tė shihni nė shkretėtirė? Kallamin qė e luhat era? 8 Apo ēka dolėt tė shihni? Njeriun qė vishet me petka tė bukura? Ja, ata qė vishen me petka tė bukura, ata banojnė nė pallate mbretėrore! 9 Po, pse atėherė dolėt? Tė shihni njė profet? Po, po ju them: edhe mė tepėr se njė profet, 10 sepse Gjoni ėshtė ai, pėr tė cilin Shkrimi i shenjtė thotė:

‘Ja, unė po e dėrgoj lajmėtarin tim para teje

qė ta bėjė gati udhėn tėnde para teje!’

11 Pėrnjėmend po ju them: nga ata qė u lindėn prej grash nuk u ngrit asnjė mė i madh se Gjon Pagėzuesi, megjithatė, mė i vogli nė Mbretėrinė e qiellit, ėshtė mė i madh se ai. 12 Qė prej ditėve tė Gjon Pagėzuesit e deri tani Mbretėria e qiellit po depėrton me vėshtirėsi e vetėm tė fortėt e shtijnė nė dorė. 13 Vėrtet tė gjithė Profetėt dhe vetė Ligji paralajmėruan deri te Gjoni. 14 Ai ėshtė ‑ nėse doni ta merrni vesh tė vėrtetėn ‑ Elia, qė duhej tė vijė. 15 Kush i ka veshėt pėr tė dėgjuar, tė dėgjojė!

16 Me kė ta krahasoj kėtė brezni? U pėrngjet djaloshave qė rrinė nė sheshe e u thėrrasin shokėve 17 e u thonė:

‘Ne u ramė pėr ju fyejve e ju nuk kėrcyet;

bėmė gjėmė e ju nuk vajtuat!’

18 Erdhi Gjoni: ai s’ha as s’pi e thonė: ‘Ėshtė i djallosur! 19 Erdhi Biri i njeriut: ai ha e pi, e thonė: ‘Ja, grykėsi e pijaneci! Miku i tagrambledhėsve dhe i mėkatarėve!’ Por dija pėrligjet nga veprat e veta!”

Kėrcėnimi qyteteve tė Galilesė

(Lk 10, 13‑15)

20 Atėherė zuri t’i qortojė qytetet, nė tė cilat Jezusi kishte bėrė shumė e shumė mrekulli, e ato nuk u kthyen.

21 “I mjeri ti, Korazin, e mjera ti, o Betsaidė! Sepse, sikur tė ishin bėrė nė Tir e nė Sidon tė gjitha ato mrekulli qė u bėnė ndėr ju, kaherė do tė kishin bėrė pendesė tė veshur me thes pendese e tė pėrhimė. 22 Prandaj po ju them: Tiri e Sidoni do ta kenė mė lehtė se ju Ditėn e Gjyqit!

23 E ti, o Kafarnaum,

a thua do tė ngritesh deri nė qiell?

Ti do tė plandosesh deri nė ferr!

Sepse, sikur tė ishin bėrė nė Sodomė mrekullitė qė u bėnė nė ty, ajo do tė ishte edhe sot e kėsaj dite! 24 Prandaj po ju them: treva e Sodomės do ta ketė mė lehtė se ti ditėn e Gjyqit!”

Jezusi premton paqen shpirtėrore

(Lk 10, 21‑22)

25 Nė atė kohė Jezusi mori fjalėn e tha:

“Po tė bekoj, o Atė, Zotėrues i qiellit e i dheut,

qė i fshehe kėto gjėra nga tė dijshmit e nga tė urtėt,

e ua zbulove tė vegjėlve.

26 Mirė, o Atė, pse tė pėlqeu ty kėshtu!

27 Ati mė dorėzoi mua gjithēka

dhe askush s’mund ta njohė Birin pėrveē Atit,

dhe askush s’mund ta njoh Atin, pėrveē Birit

e pėrveē atij kujt Biri do qė t’ia zbulojė.

28 Ejani tek unė tė gjithė ju qė jeni tė lodhur prej barrės sė rėndė e unė do t’ju ēlodh. 29 Merrni mbi vete zgjedhėn time e pranoni t’ju mėsoj unė qė jam zemėrbutė e i pėrvuajtur. Kėshtu do tė gjeni pushim pėr shpirtrat tuaj, 30 sepse, vėrtet, zgjedha ime ėshtė e ėmbėl e barra ime e lehtė.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Tė dėrguarit e Gjon Pagėzuesit