Kapitujt

Dalja: 13. Tė parėlindurit dhe tė Pabrumet

13

1 Zoti i tha Moisiut: 2 “Ndaje pėr mua ēdo tė parėlindur ‑ frytin e parė tė kraharorit tė nėnės sė bijve tė Izraelit, qoftė tė njerėzve qoftė tė kafshėve shtėpiake: mua mė pėrkasin”!

3 Atėherė Moisiu i tha popullit: “Mbajeni mend kėtė ditė, nė tė cilėn dolėt prej Egjiptit ‑ prej shtėpisė sė skllavėrisė! Sepse Zoti ju nxori me dorėn e vet tė fortė prej atij vendi: ruhuni se hani bukė tė mbrume! 4 Sot ju po dilni prej Egjiptit, nė muajin e Abibit /d. m. th. Tė Frutave tė para/.

5 Atėherė, kur Zoti tė bėjė tė hysh nė dheun e Kananeut, tė Heteut, tė Amorreut, tė Heveut dhe tė Jebuseut, qė me pėrbetim u zotua etėrve tė tu se do ta japė ty, kėtė tokė qė rrjedh qumėsht e mjaltė,

‑ nė kėtė muaj kremtoje kėtė rit tė shenjtė:

6 Pėr shtatė ditė ha bukė tė pabrumė.

Tė shtatėn ditė le tė jetė festė nė nder tė Zotit .

7 Pėr shtatė ditė hani bukė tė pabrumė:

‑ tė mos ketė te ti assesi bukė tė mbrume

‑ dhe tė mos shihet askund nė kufijtė e tu brumė!

8 ‑ Mėsoje fėmijėn tėnd atė ditė e thuaj:

‘Bėj kėshtu pėr atė qė Zoti bėri pėr mua kur dola prej dheut tė Egjiptit.’

9 ‑ Kiji porsi shenjė nė dorėn tėnde, porsi pėrmendore ndėr sy tė tu nė mėnyrė qė ligji i Zotit tė jetė gjithmonė nė gojėn tėnde. Sepse Zoti tė nxori prej Egjiptit me dorė tė fuqishme!

10 ‑ Zbatoje kėtė rit vjet pėr vjet nė kohėn e caktuar”!

Prapė pėr tė parėlindurit

11 “Kur Zoti tė fusė nė dheun e Kananeut, siē t’u pėrbe ty dhe etėrve tė tu, dhe ta ketė dhėnė, 12 ndaje pėr Zotin ēdo tė parėlindur tė kraharorit tė nėnės, dhe pjellėn e parė tė bagėtive: e ē’tė jetė mashkull: kushtoja Zotit. 13 Zogun e gomarit shpaguaje me njė kokė berri. Nėse nuk e shpėrblen, mbyte! Ēdo tė parėlindur njeriu tė bijve tė tu shpėrbleje!

14 E kur yt bir tė pyesė nesėr: ‘Pse kėshtu?’ ‑ u pėrgjigj: ‘Zoti na nxori me dorė tė fuqishme prej Egjiptit ‑ prej shtėpisė sė skllavėrisė. 15 Sepse, kur u gurua faraoni e nuk deshi tė na lėshojė, Zoti i vrau tė gjithė tė parėlindurit e dheut tė Egjiptit ‑ prej tė parėlindurve tė njerėzve deri te tė parėlindurit e bagėtive. Prandaj ia kushtoj Zotit ēdo fryt tė parė tė kraharorit tė nėnės qė ėshtė mashkull dhe i shpėrblej tė gjithė tė parėlindurit e bijve tė mi. 16 Ky rit le tė shėrbejė si shenja pėrkujtuese nė dorė, porsi jetulla ndėr sytė tu se Zoti na nxorri me dorė tė fuqishme prej dheut tė Egjiptit”.

4. DALJA NGA EGJIPTI

Tė nisurit e izraelitėve

17 Kur faraoni e lėshoi popullin tė shkojė, Hyji nuk i priu drejt dheut tė filistenjve, edhe pse rruga ishte mė e shkurtėr, duke menduar se ndoshta populli do tė pendohet kur tė shohė se do t’i duhet tė luftojė dhe do tė kthehet nė Egjipt. 18 Por i solli udhės sė shkretėtirės, qė ėshtė nė drejtim tė Detit tė Kuq. Bijtė e Izraelit, tė armatosur mirė, dolėn prej dheut tė Egjiptit.

19 Moisiu i mori me vete eshtrat e Jozefit, sepse ky i kishte pėrbetuar bijtė e Izraelit duke u thėnė: “Hyji do t’ju vijė patjetėr nė pasi. Merrni prej kėndej me vete eshtrat e mi”.

20 Ata u nisėn prej Sukotit dhe ngulėn zemėrimiėn nė Etam, nė skaj tė shkretėtirės. 21 Vetė Zoti shkonte para tyre pėr t’u dėftuar rrugėn, ditėn nė shtyllė reje e natėn nė shtyllė zjarri qė t’u printe ditėn e natėn. 22 Popullit kurrė nuk iu zhduk ditėn shtylla e resė e natėn shtylla e zjarrit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Tė parėlindurit dhe tė Pabrumet