Kapitujt

Mateu: 14. Jezusi ushqen pesė mijė vetė

14

1 Nė atė kohė Herodi tetrark dėgjoi ē’flitej pėr Jezusin 2 dhe u tha shėrbėtorėve tė vet: “Ky ėshtė Gjon Pagėzuesi! U ngjall sė vdekuri! Ja, pėrse ka pushtet tė bėjė mrekulli!”

3 E vėrtet Herodi e kishte zėnė Gjonin, e kishte lidhur dhe e kishte qitur nė burg pėr shkak tė Herodiadės, gruas sė Filipit, vėllait tė vet. 4 Sepse Gjoni i kishte thėnė: “Nuk guxon ta mbash pėr grua Herodiadėn!” 5 Herodi donte ta vriste, por druante nga populli, sepse Gjonin e mbanin pėr profet.

6 Nė ditėlindjen e Herodit, bija e Herodiadės vallėzoi para tė ftuarve dhe aq i pėlqeu Herodit, 7 sa qė me pėrbetim i premtoi se do t’i jepte ēkado qė t’i kėrkonte. 8 Ajo, e mėsuar prej sė ėmės: “Ma jep ‑ tha ‑ kėtu nė pjatė kokėn e Gjon Pagėzuesit!” 9 Mbretit i erdhi keq, por pėr shkak tė pėrbetimit e tė tė ftuarve, urdhėroi t’i jepej. 10 Dėrgoi dikė dhe ia preu Gjonit kokėn nė burg. 11 Kokėn e Gjonit e sollėn nė pjatė, ia dha vajzės e kjo sė ėmės.

12 Pastaj erdhėn nxėnėsit e Gjonit, e morėn trupin, e varrosėn, shkuan dhe i treguan Jezusit.

Jezusi ushqen pesė mijė vetė

(Mk 6, 30‑44; Lk 9, 10‑17; Gjn 6, 1‑14)

13 Kur dėgjoi Jezusi, shkoi prej andej me barkė dhe u shmang nė njė vend tė pabanuar ‑ nė vetmi. Por, kur e hetoi populli, u nis pas tij nė kėmbė prej qyteteve. 14 Kur doli Jezusi prej barke, pa njė turmė tė madhe njerėzish, pati dhembshuri pėr ta dhe i shėroi tė sėmurėt e tyre.

15 Nė mbrėmje iu afruan nxėnėsit e thanė:

“Vendi ėshtė i shkretė dhe u bė vonė; lėri njerėzit tė shkojnė nė fshatra e tė blejnė ushqim.”

16 Jezusi u pėrgjigj:

“Nuk ėshtė nevoja tė shkojnė: jepuni ju tė hanė!”

17 Ata iu pėrgjigjėn:

“S’kemi kėtu veēse pesė bukė e dy peshq.”

18 Jezusi vijoi:

“M’i sillni kėtu!”

19 Pastaj i dha urdhėr popullit tė ulet nė bar.

I mori pesė bukėt e dy peshqit, i ēoi sytė kah qielli, i bekoi, i ndau dhe ua dha nxėnėsve, kurse nxėnėsit turmės.

20 Tė gjithė hėngrėn e u nginė. I mblodhėn tepricat: dymbėdhjetė shporta plot me copa. 21 E ata qė hėngrėn, pa i numėruar gratė e fėmijėt, ishin rreth pesė mijė meshkuj.

Jezusi ecėn mbi ujė

(Mk 6, 45‑52; Gjn 6, 15‑21)

22 Pastaj aty pėr aty Jezusi i urdhėroi nxėnėsit tė hyjnė nė barkė e tė kalojnė para tij nė anėn tjetėr derisa ai ta shpėrndante popullin. 23 Jezusi, si e nisi popullin, u ngjit vetėm nė mal pėr t’u lutur. Ishte bėrė natė e ai ende gjendej aty vetėm.

24 Barka, qė tashmė ishte shumė stadje larg tokės, pėrplasej prej valėve, sepse era fryente kundėr. 25 Nė rojėn e katėrt tė natės erdhi Jezusi tek ata duke ecur pėrmbi det. 26 Kur nxėnėsit e hetuan duke ecur pėrmbi det, u frikėsuan e thanė: “Diēka po na shtihet!” e prej frikės bėrtitėn. 27 Por, menjėherė Jezusi u tha:

“Guxim, jam unė, mos kini frikė!”

28 Pjetri u pėrgjigj:

“Zotėri, nėse je ti, mė urdhėro tė vij te ti pėrmbi ujė!”

29 “Eja!” ‑ i tha.

Atėherė Pjetri zbriti nga barka e po ecte nėpėr ujė pėr tė shkuar te Jezusi. 30 Porse, kur e pa erėn e fortė, u frikėsua, filloi tė humbasė nė ujė dhe bėrtiti:

“Mė shpėto, o Zot!”

31 Jezusi pėrnjėherė shtriu dorėn, e kapi dhe i tha:

“Fepakėt! Pėrse dyshove!”

32 Kur hynė nė barkė, pushoi era. 33 Ata qė ishin nė barkė u pėrkulėn me nderim para tij e thanė:

“Me tė vėrtetė je Biri i Hyjit!”

Jezusi shėron nė rrethet e Gjenezaretit

(Mk 6, 53‑56)

34 Pasi kaluan detin, u kapėn nė breg nė Gjenezaret. 35 Njerėzit e atij vendi, posa e njohėn, e vunė nė dijeni mbarė krahinėn dhe ia sollėn tė gjithė tė sėmurėt. 36 I luteshin t’i lejonte t’i preknin vetėm kindin e petkut tė tij. Ata qė e prekėn, u shėruan.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Jezusi ushqen pesė mijė vetė