Kapitujt

Mateu: 15. Traditat e tė parėve

15

1 Atėherė disa farisenj e skribė nga Jerusalemi iu afruan Jezusit e i thanė:

2 “Pse nxėnėsit e tu nuk i pėrfillin mėsimet qė na i lanė tė parėt? Sepse nuk i lajnė duart para se tė hanė bukė!”

3 Ai u pėrgjigj:

“E ju pse e shkelni urdhrin e Hyjit pėr shkak tė mėsimit tuaj? 4 Sepse Hyji ka thėnė: ‘Nderoje babain dhe nėnėn tėnde’ dhe ‘Kush e mallkon tė atin e tė ėmėn le tė ndėshkohet me vdekje.’ 5 Kurse ju mėsoni: ‘Kushdo i thotė babait e nėnės: ‘Ndihma qė prej meje tė takon ty, le tė jetė dhuratė e shenjtė Tempullit’, 6 ai s’ėshtė mė i detyruar ta ndihmojė tė atin. Kėshtu ju e shlyet fjalėn e Hyjit nė emėr tė mėsimit tuaj. 7 Shtiracakė! Bukur parafoli pėr ju Isaia, kur tha:

8 ‘Ky popull mė nderon me buzė

e zemra e tij ėshtė larg meje.

9 Nderimi qė ma japin ėshtė i kotė

sepse si mėsim tė Zotit mėsojnė

urdhra tė nxjerrė prej njerėzve.’“

Pastėrtia dhe papastėrtia ligjore

(Mk 7, 14‑23)

10 Atėherė e grishi popullin t’i afrohej dhe i tha:

11 “Dėgjoni e merrni vesh mirė! Njeriun nuk e bėn tė papastėr ē’hyn nė gojė, por ē’del nga goja ‑ ajo e bėn njeriun tė papastėr!”

12 Atėherė iu afruan nxėnėsit e i thanė:

“A e di se farisenjtė, posa e dėgjuan kėtė fjalė, u shkandulluan?”

13 Jezusi u pėrgjigj:

“Ēdo bimė qė nuk e ka mbjellė Ati im qiellor do tė nxirret me gjithė rrėnjė. 14 Hiquni tyre! Janė tė verbėr dhe prijės tė verbėrish. E kur i verbėri i prin tė verbėrit, tė dy bien nė gropė.”

15 Atėherė Pjetri i tha:

“Na e shpjego kėtė shėmbėlltyrė!”

16 Ai u pėrgjigj:

“Si? As ju nuk po kuptoni? 17 Po a nuk e merrni vesh se gjithēka hyn nė gojė, shkon nė bark e del e mbaron jashtė? 18 Kurse ēka del nga goja, del nga zemra e kjo e bėn njeriun tė papastėr. 19 Sepse nga zemra dalin qėllimet e kėqija, vrasjet, kurorėthyerjet, fėlligėshtia, vjedhjet, dėshmitė e rreme, blasfemitė. 20 Kėto e pėrlyejnė njeriun. Tė hajė njeriu me duar tė palara, kjo s’e bėn njeriun tė papastėr.”

Feja e gruas kananease

(Mk 7, 24‑30)

21 Jezusi doli prej atij vendi e kaloi nė krahinat e Tirit e tė Sidonit. 22 Dhe, ja, njė grua nga Kananeja, qė kishte ardhur prej atyre anėve, filloi tė bėrtiste e tė thoshte: “Ki mėshirė pėr mua, o Zot, Biri i Davidit! Djalli po ma mundon tepėr vajzėn!” 23 Por ai nuk iu pėrgjigj fare. Atėherė iu afruan nxėnėsit e tij e i thanė:

“Bėja kėtė nderė e tė shkojė, sepse po bėrtet pas nesh!”

24 Ai u pėrgjigj:

“Unė jam i dėrguar vetėm te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit.”

25 Por ajo u afrua, u pėrkul thellė nė nderim para tij e tha:

“Mė ndihmo, o Zot!”

26 Jezusi iu pėrgjigj:

“Nuk ėshtė mirė tė marrėsh bukėn e fėmijėve e t’ua japėsh kėlyshėve tė qenve.”

27 “Po, o Zot ‑ shtoi ajo ‑ se edhe kėlyshėt hanė dromcat qė bien nga tryeza e zotėrinjve tė tyre.”

28 Atėherė Jezusi iu pėrgjigj:

“O grua, e madhe ėshtė feja jote! Le tė bėhet ashtu si dėshiron!”

Nė atė moment bija e saj u shėrua.

Shėrime tė ndryshme nė popull

29 Jezusi u nis prej andej, ra bregut tė detit tė Galilesė, u ngjit nė njė kodėr e u ul tė rrijė atje. 30 Iu afrua njė turmė e madhe e popullit qė sillte me vete tė shqepėt, tė verbėr, dorėcungė, memecė e shumė tė tjerė. I ulėn para tij dhe ai i shėroi. 31 Populli u mrekullua duke parė se si memecėt flisnin, dorėcungėt u shėruan, tė shqeptėt ecnin drejt, tė verbėrit shihnin dhe i dha lavdi Hyjit tė Izraelit.

Jezusi ushqen katėr mijė vetė

(Mk 8, 1‑10)

32 Atėherė Jezusi i thirri pranė vetes nxėnėsit e vet e u tha:

“Mė dhimbset ky popull se, ja, ka tri ditė qė rri me mua e nuk ka ēka tė hajė. Nuk dua t’i nis tė uritur qė tė mos u bie tė fikėt udhės.”

33 Nxėnėsit iu pėrgjigjėn:

“Po ku tė gjejmė kėtu nė shkretėtirė aq bukė sa tė ngijmė gjithė kėtė popull?”

34 Jezusi pyeti:

“Sa bukė keni?”

“Shtatė bukė e pak peshq tė vegjėl” ‑ iu pėrgjigjėn ata.

35 Atėherė i dha urdhėr popullit tė ulej pėr tokė. 36 Pastaj mori shtatė bukėt dhe peshqit, falėnderoi Hyjin, i theu, ua dha nxėnėsve tė vet e nxėnėsit popullit.

37 Tė gjithė hėngrėn deri sa u nginė, e me copat qė tepruan, ēuan plotė shtatė shporta. 38 Ata qė hėngrėn ishin, pėrpos grave e fėmijėve, katėr mijė burra.

39 Kur e shpėrndau popullin, hyri nė barkė e shkoi nė Krahinėn e Magadanit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Traditat e tė parėve