Kapitujt

Mateu: 18. Mė i madhi nė Mbretėrinė e qiellit

18

1 Nė atė moment nxėnėsit iu afruan Jezusit dhe e pyetėn:

“Kush, pra, ėshtė mė i madhi nė Mbretėrinė e qiellit?”

2 Atėherė Jezusi thirri njė fėmijė, e vuri para tyre 3 e u tha:

“Pėrnjėmend po ju them: nėse nuk ktheheni e nuk bėheni si fėmijėt, nuk do tė hyni nė Mbretėrinė e qiellit. 4 Prandaj, kush e pėrul vetveten e bėhet i vogėl si ky fėmijė, ai ėshtė mė i madhi nė Mbretėrinė e qiellit. 5 Dhe kushdo e pranon nė Emėr tim njė fėmijė siē ėshtė ky, ai mė pranon mua.”

Ngashnjimi nė mėkat

(Mk 9, 42‑48; Lk 17, 1‑2)

6 “Prandaj, kushdo qė e mėson ndonjėrin prej kėtyre tė vegjėlve qė besojnė nė mua, tė bėjė mėkat, pėr tė do tė ishte mė mirė t’i varej pėr qafe guri i mullirit qė e sjell gomari e tė hidhej nė fund tė detit. 7 Ē’mjerim pėr botėn qė ka shkanduj! Vėrtet, do tė ketė patjetėr shkanduj, por i mjeri ai njeri qė jep shkandull!

8 Nėse dora jote ose kėmba jote tė ēon nė mėkat, preje e hidhe prej vetes! Ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh nė jetė pa dorė e pa kėmbė se me tė dy duart e me tė dy kėmbėt tė plandosesh nė zjarr tė pasosur. 9 E nėse syri yt tė ēon nė mėkat, nxirre dhe flake larg teje! Ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh nė jetė vetėm me njė sy, se me tė dy sytė tė hidhesh nė gjehenėn e zjarrit.”

Shėmbėlltyra e deles sė humbur

(Lk 15, 3‑7)

10 “Ruajuni se pėrbuzni ndonjė prej kėtyre tė vegjėlve, sepse po ju them: engjėjt e tyre nė qiell shohin vazhdimisht fytyrėn e Atit tim qiellor. [11]

12 Ē’ju thotė mendja? Po pati ndokush njėqind dele dhe po i humbi njėra prej tyre, a nuk i lė tė nėntėdhjetenėntat nė mal e nuk shkon pėr tė kėrkuar atė qė i humbi? 13 Dhe, po ia doli ta gjejė, pėr tė vėrtetė po ju them: pėr atė gėzohet mė tepėr se pėr nėntėdhjetenėntė tė tjerat, qė nuk i humbėn. 14 Kėshtu as Ati juaj qė ėshtė nė qiell nuk do tė humbė asnjė ndėr kėta tė vegjėlit.”

Qortimi vėllazėror

(Lk 17, 3)

15 “Nė qoftė se vėllai yt mėkaton [kundėr teje], qortoje vetėm pėr vetėm. Nė qoftė se tė dėgjon, e shpėtove vėllain tėnd. 16 Po qe se nuk tė dėgjon, merr me vete edhe njė ose dy njerėz tė tjerė, qė ēdo gjė tė mbėshtetet nė pohimin e dy ose tre dėshmitarėve. 17 Nė qoftė se as ata nuk i dėgjon, tregoji Kishės. Nėse as Kishėn nuk e dėgjon, mbaje si tė ishte pagan ose tagrambledhės.

18 Pėrnjėmend po ju them: ēdo gjė qė ju tė lidhni pėrmbi tokė, do tė jetė e lidhur edhe nė qiell dhe, ēdo gjė qė ju tė zgjidhni mbi tokė, do tė jetė e zgjidhur edhe nė qiell.

19 Prapė po ju them: nėse dy vetė prej jush kėtu mbi tokė, tė njė mendimi, luten pėr ēfarėdo gjėje, Ati im qė ėshtė nė qiell, do t’ua japė. 20 Sepse, ku janė dy ose tre tė bashkuar nė emrin tim, aty jam edhe unė, mes tyre.”

Shėmbėlltyra mbi shėrbėtorin e pamėshirė

21 Atėherė Pjetri iu afrua dhe e pyeti:

“Zotėri, nėse vėllai im gabon ndaj meje, sa herė duhet ta fal? Deri nė shtatė herė?”

22 Jezusi iu pėrgjigj:

“Nuk po tė them deri nė shtatė herė, por deri nė shtatėdhjetė herė shtatė herė!

23 Prandaj Mbretėria e qiellit i pėrngjan mbretit qė vendosi tė rregullojė llogaritė me shėrbėtorėt e vet. 24 Kur filloi tė bėjė llogari, i sollėn njėrin qė i kishte detyrim dhjetė mijė talenta. 25 E, pasi nuk kishte t’ia kthente, zotėria i tij dha urdhėr tė shitej ai, gruaja e tij, fėmijėt e tij dhe krejt pasuria e tij e tė kthehej detyrimi. 26 Atėherė shėrbėtori i ra ndėr kėmbe dhe iu lut: ‘Ki durim me mua dhe do t’i kthej tė gjitha!’ 27 Zotėria pati mėshirė ndaj atij shėrbėtori, e liroi edhe ia fali detyrimin.

28 Porse, pikėrisht ky shėrbėtor, duke dalė prej andej, u takua me njė shok tė tij, gjithashtu shėrbėtor, qė i kishte detyrim njėqind denarė. Dhe, si e zuri, ia ngjiti nė fyt duke i thėnė: ‘Ma kthe detyrimin!’ 29 Atėherė shoku i tij i ra ndėr kėmbė dhe iu lut: ‘Ki durim me mua dhe do t’i kthej.’ 30 Por ai nuk deshi dhe shkoi dhe e futi nė burg derisa tė kthente detyrimin.

31 Kur shėrbėtorėt e tjerė ‑ shokėt e tij, panė se ē’ndodhi, u pikėlluan pėr sė tepėrmi, shkuan dhe e njoftuan zotėrinė pėr krejt ēka ndodhi. 32 Atėherė zotėria i tij e thirri dhe i tha: ‘Shėrbėtor i keq, unė ta fala tėrė borxhin, sepse m’u lute. 33 A nuk u desh qė edhe ti tė kishe mėshirė ndaj shokut tėnd, sikurse edhe unė pata mėshirė ndaj teje?’ 34 Atėherė zotėria i tij, i hidhėruar, ua dorėzoi torturuesve derisa tė kthente tėrė detyrimin.

35 Kėshtu do tė bėjė me ju edhe Ati im qiellor, nėse s’e falni me gjithė zemėr secili vėllanė tuaj.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Mė i madhi nė Mbretėrinė e qiellit