Kapitujt

Mateu: 19. Pandashmėria e kurorės sė martesės

19

1 Si i kreu Jezusi kėto fjalime, doli prej Galilesė e erdhi nė krahinėn e Judesė, matanė Jordanit. 2 Iu vu pas njė shumicė e madhe njerėzish e ai i shėroi atje.

3 Atėherė iu paraqitėn disa farisenj dhe, me qėllim qė ta sprovonin, e pyetėn: “A ėshtė e lejueshme ta lėshojė burri gruan pėr ndonjė arsye.” 4 Jezusi iu pėrgjigj:

“A nuk keni lexuar: Krijuesi, kur i krijoi nė fillim i krijoi mashkull e femėr 5 e tha: ‘Pėr kėtė arsye njeriu do ta lėrė babain e nėnėn e vet e do tė jetojė me gruan e vet e tė dy do tė jenė vetėm njė trup?’ 6 Kėshtu ata nuk janė mė dy, por njė trup i vetėm. Prandaj: ēka Hyji bashkoi, njeriu tė mos e ndajė!”

7 Por ata vijuan:

“E pėrse atėherė Moisiu urdhėroi: ‘tė jepet letėrndarja e tė lėshohet?’“

8 Ai u pėrgjigj:

“Moisiu ju lejoi t’i ndani gratė tuaja pėr shkak tė karakterit tuaj tė pagdhendur. Por nė fillim nuk ka qenė ashtu. 9 Kurse unė po ju them: Kush e lėshon gruan e vet ‑ pėrveē nė rast tė fėlligėshtisė ‑ e martohet me njė tjetėr grua, bėn kurorėthyerje; po edhe ai qė martohet me gruan e ndarė, bėn kurorėthyerje.”

10 Nxėnėsit i thanė:

“Nėse qenka e tillė gjendja e burrit ndaj gruas, atėherė ėshtė mė mirė tė mos martohet njeriu!”

11 Ai u pėrgjigj:

“S’e kuptojnė tė gjithė kėtė fjalė, por vetėm ata qė e morėn dhuratė kėtė kuptim. 12 Sepse, ka njerėz qė janė qė nga barku i nėnės tė paaftė pėr martesė, ka edhe nga ata qė njerėzit i bėnė tė paaftė pėr martesė dhe ka nga ata qė i bien mohit martesės pėr dashuri tė Mbretėrisė sė qiellit.

Kush mund ta kuptojė, le ta kuptojė!”

Jezusi bekon fėmijėt

(Mk 10, 13‑16; Lk 18, 15‑17)

13 Atėherė i sollėn disa fėmijė tė vegjėl qė t’i bekonte e tė lutej mbi ta; porse nxėnėsit u bėrtisnin. 14 Atėherė Jezusi u tha:

“Lėrini fėmijėt e mos ua ndaloni tė vijnė tek unė! Sepse atyre qė janė si kėta u pėrket Mbretėria e qiellit.”

15 E, pasi i bekoi, u largua prej andej.

Djaloshi i pasur

(Mk 10, 17‑31; Lk 18, 18‑30)

16 Dhe ja, iu afrua njė njeri dhe e pyeti:

“Mėsues, ēfarė tė mire mė duhet tė bėj pėr tė fituar jetėn e pasosur?”

17 Ai iu pėrgjigj:

“Pėrse mė pyet pėr tė mirėn? Sepse vetėm Njėri ėshtė i mirė! Por, nėse dėshiron tė hysh nė jetė, zbatoji urdhėrimet!” 18 “E cilat? ‑ pyeti ai.

Jezusi i tha:

“Mos vra

Mos the kurorėn!

Mos vidh!

Mos bėj dėshmi tė rreme!

19 Ndero babain e nėnėn tėnde!

Dhe duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten.”

20 Djaloshi i tha:

“Tė gjitha kėto i kam zbatuar. Ēka mė mungon tjetėr?”

21 Jezusi iu pėrgjigj:

“Nėse do tė jesh i pėrsosur, shko, shit ēka ke, faljua skamnorėve e ke pėr tė pasur thesar nė qiell; pastaj eja e mė ndiq mua!”

22 Por, kur djaloshi e dėgjoi kėtė fjalė, shkoi i trishtuar, sepse kishte pasuri tė mėdha.

23 Atėherė Jezusi u tha nxėnėsve tė vet:

“Pėr tė vėrtetė po ju them: vėshtirė do tė hyjė i pasuri nė Mbretėrinė e qiellit. Prapė po ju them: 24 Ėshtė mė lehtė tė pėrshkohet deveja nėpėr vrimė tė gjilpėrės se i pasuri tė hyjė nė Mbretėrinė e Hyjit.”

25 Nxėnėsit, kur i dėgjuan kėto fjalė, u habitėn sė tepėrmi dhe thoshin:

“Vallė, atėherė, kush do tė shpėtojė?”

26 Jezusi i shikoi dhe u tha:

“Pėr njerėz ėshtė punė qė s’bėhet, porse Hyji mund tė bėjė gjithēka!”

27 Atėherė Pjetri mori fjalėn dhe e pyeti:

“Ja, ne lamė ēdo gjė dhe erdhėm pas teje, ēka, pra, do tė fitojmė?”

28 Jezusi u tha:

“Pėr tė vėrtetė po ju them: ju qė erdhėt pas meje, nė ripėrtėritje tė botės ‑ kur Biri i njeriut tė rrijė mbi fronin e lavdisė sė vet ‑ edhe ju do tė rrini mbi dymbėdhjetė frone dhe do tė gjykoni dymbėdhjetė fiset e Izraelit. 29 Edhe kushdo qė tė lėrė, pėr dashuri tė emrit tim, shtėpi ose vėllezėr, ose motra, ose babė ose nėnė, ose grua ose fėmijė, ose ara, do tė marrė njėqind pėr njė dhe do tė fitojė jetėn e pasosur.

30 Shumė prej atyre qė janė tė parėt, do tė jenė tė fundit, kurse shumė prej atyre tė fundit do tė jenė tė parėt.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Pandashmėria e kurorės sė martesės