Kapitujt

Mateu: 21. Hyrja mesianike nė Jerusalem

21

1 Kur iu afruan Jerusalemit e mbėrritėn nė Betfage, nė malin e Ullinjve, atėherė Jezusi dėrgoi dy nxėnės 2 e u tha:

“Shkoni nė fshatin qė ėshtė pėrballė! Aty menjėherė do tė gjeni njė gomare tė lidhur e me tė njė gaē. Zgjidhini e m’i sillni! 3 Nėse ndokush ju thotė gjė, thuajini: po i duhen zotėrisė dhe menjėherė do t’i lėshojė.”

4 Ndodhi kėshtu qė tė shkonte nė vend fjala e profetit qė thotė:

5 ‘Thuajini bijės sė Sionit:

ja, Mbreti yt po vjen te ti

i butė, kalor mbi gomare

e mbi gaē, zog tė gomares.’

6 Nxėnėsit shkuan e bėnė siē u urdhėroi Jezusi, 7 sollėn gomaren e kėrriēin. Mbi ta vunė petkat e veta, e Jezusi hipi mbi to. 8 Moria e popullit shtroi petkat e veta gjatė rrugės e tė tjerėt thenin degė lisash dhe i qitnin rrugės, 9e populli, qė shkonte para e pas tij, brohoriste:

“Hosana Birit tė Davidit!

Bekuar qoftė ai qė vjen nė Emėr tė Zotit!

Hosana nė qiejt mė tė lartėt!”

10 Kur Jezusi hyri nė Jerusalem, mbarė qyteti u ēua nė kėmbė dhe pyeste: “Kush ėshtė?” 11 E turma i pėrgjigjej: “Ky ėshtė Profeti, Jezusi prej Nazaretit tė Galilesė!”

Jezusi i dėbon tregtarėt nga Tempulli

(Mk 11, 15‑19; Lk 19, 45‑48; Gjn 2, 13‑22)

12 Pastaj Jezusi hyri nė Tempull dhe i dėboi tė gjithė ata qė shisnin e blenin nė Tempull. Kėmbyesve tė tė hollave ua pėrmbysi tavolinat e shitėsve tė pėllumbave bankat. 13 Dhe u tha: “Shkrimi i shenjtė thotė:

‘Shtėpia ime do tė jetė shtėpi lutjeje,’

ndėrsa ju po e shndėrroni nė shpellė cubash!”

14 Nė Tempull iu paraqitėn tė verbėr e tė ēalė dhe i shėroi.

15 Kur kryepriftėrinjtė e skribėt panė mrekullitė qė bėri dhe djelmoshat qė po brohorisnin nė Tempull: ‘Hosana Birit tė Davidit!’ u zemėruan 16 dhe i thanė:

“A po dėgjon, ē’po thonė kėta?”

“Po, si jo!? ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ Po ju, a kurrė nuk keni lexuar:

‘Prej gojės sė foshnjave e tė ferishteve ia pėrgatite lavdinė vetes?”

17 Atėherė i la, doli nga qyteti pėr tė shkuar nė Betani dhe atje e kaloi natėn.

Fiku i mallkuar

(Mk, 11, 12‑14; 20‑24)

18 E nė mėngjes, kur po kthehej nė qytet, pati uri. 19 Afėr rrugės pa njė fik dhe iu afrua, porse, pasi nė tė nuk gjeti tjetėr pėrveē gjetheve, i tha: “Kokėrr mė prej teje kurrė e pėr kėtė jetė mos u lidhtė!” Dhe menjėherė fiku u tha.

20 Nxėnėsit, kur e panė kėtė gjė, u habitėn e thanė:

“Si mundi tė thahej menjėherė fiku?!”

21 Jezusi u pėrgjigj:

“Pėr tė vėrtetė po ju them: nė paēit fe dhe nė mos dyshofshit, do tė bėni jo vetėm sa iu bė fikut, por edhe nėse i thoni kėtij mali: ēohu e hidhu nė det, do tė bėhet ashtu. 22 Dhe nėse besoni, do tė fitoni gjithēka tė kėrkoni me lutje.”

Pushteti i Jezusit

(Mk 11, 27‑33; Lk 20, 1‑8)

23 Kur Jezusi hyri nė Tempull e aty po mėsonte, iu afruan kryepriftėrinjtė e pleqtė e popullit dhe i thanė:

“Me ē’pushtet je duke bėrė kėshtu? Kush ta dha kėtė pushtet?”

24 Ai u pėrgjigj:

“Edhe unė do t’ju bėj njė pyetje tė vetme. Nėse ju mė pėrgjigjeni, edhe unė do t’ju tregoj me ē’pushtet i bėj kėto. 25 Nga ishte pagėzimi i Gjonit: Nga Qielli apo nga njerėzit?”

Por ata mendonin me vete: “Nė qoftė se themi: nga Qielli’, ai do tė na thotė: ‘Pėrse atėherė nuk i besuat?’ 26 e nėse i pėrgjigjemi: ‘prej njerėzve’, kemi frikė popullin, sepse tė gjithė e mbajnė Gjonin pėr profet.”

27 Atėherė iu pėrgjigjėn:

“Nuk e dimė!”

“As unė, pra, ‑ u tha ai ‑ s’po ju tregoj me ē’pushtet i bėj kėto vepra!”

Shėmbėlltyra e dy djemve

28 “Mė thoni si e mendoni kėtė gjė: njė njeri kishte dy djem. Iu drejtua tė parit e i tha: ‘Biro, dil sot e puno nė vresht!’ 29 Ai iu pėrgjigj: ‘Nuk dua!’ Pastaj ndėrroi mendim dhe shkoi. 30 Atėherė iu drejtua tė dytit po ashtu. Ai iu pėrgjigj: ‘Po shkoj, imzot!’, por nuk shkoi. 31 Cili prej tė dyve e kreu vullnetin e tė atit?”

I thanė:

“I pari!”

“Pėrnjėmend po ju them: ‑ vazhdoi Jezusi ‑ tagrambledhėsit e laviret para jush hyjnė nė Mbretėrinė e Hyjit. 32 Sepse, erdhi Gjoni ndėr ju udhės sė drejtėsisė e ju nuk i besuat, tagrambledhėsit e laviret i besuan, ndėrsa ju, edhe pasi i patė kėto, nuk u penduat pėr t’i besuar.”

Shėmbėlltyra e vreshtarėve gjakėsorė

(Mk 12, 1‑12; Lk 20, 9‑19)

33 “Dėgjojeni shėmbėlltyrėn tjetėr:

Ishte njė zot shtėpie qė kishte mbjellė njė vresht. E thuri me gardh, punoi shtrydhėsin e rrushit, ndėrtoi kullėn, ua dha vreshtarėve ta punojnė pėr gjysmė dhe shkoi nė vend tė huaj.

34 Kur u afrua koha e tė vjelave, dėrgoi te vreshtarėt shėrbėtorėt e vet pėr tė marrė frytin qė i takonte. 35 Vreshtarėt i kapėn shėrbėtorėt: njėrin e rrahėn, njė tjetėr e mbytėn e njė tjetėr e vranė me gurė. 36 Prapė dėrgoi shėrbėtorė tė tjerė, mė shumė se tė parėt, porse edhe atyre ua bėnė ashtu.

37 Nė fund dėrgoi tė birin duke menduar: ‘Do tė kenė nderim ndaj djalit tim!’ 38 Porse vreshtarėt, kur e panė djalin i thanė njėri‑tjetrit: ‘Ky ėshtė trashėgimtari! Ejani ta vrasim dhe neve do tė na mbesė pasuria e tij.’ 39 E kapėn, e qitėn jashtė vreshtit dhe e vranė.

40 Tashti, kur tė vijė i zoti i vreshtit, ēka do t’u bėjė kėtyre vreshtarėve?”

41 Iu pėrgjigjėn:

“Tė kėqijtė do t’i shfaros keqas e vreshtin e vet do t’ua japė vreshtarėve tė tjerė, tė cilėt do t’i japin frytin posa tė vijė koha e tė vjelave.”

42 Jezusi u tha:

“A nuk e lexuat asnjėherė nė Shkrimin e shenjtė:

‘Guri qė ndėrtuesit e qitėn jashtė pėrdorimit

u bė guri i kėndit;

kjo ėshtė vepėr e Zotit,

sa mrekulli nė sytė tanė!’

43 Prandaj ‑ po ju them ‑ juve do t’ju hiqet dore Mbretėria e Hyjit e do t’i jepet njė populli qė i prodhon frytet e saj!”[44].

45 Kryepriftėrinjtė e farisenjtė, kur i dėgjuan shėmbėlltyrat e tij, e morėn vesh se po fliste pėr ta. 46 Kėrkonin ta zinin, por druanin popullin sepse e mbante pėr profet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Hyrja mesianike nė Jerusalem