Kapitujt

Mateu: 23. Fjalime kundėr skribėve e farisenjve

23

1 Atėherė Jezusi i tha turmės dhe nxėnėsve tė vet:

2 “Nė katedrėn e Moisiut ndenjėn skribėt e farisenjtė. 3 Pra, ju duhet t’i dėgjoni e tė zbatoni gjithēka t’ju thonė, por mos bėni si bėjnė ata. Ata nuk veprojnė siē thonė. 4 Ata lidhin barrė tė rėnda qė mezi mund tė barten dhe ua ngarkojnė njerėzve nė krahė, kurse vetė as me gisht nuk i luajnė.

5 Pastaj tė gjitha veprat e veta i bėjnė me qėllim qė t’i shohin njerėzit. Kėndej i zgjerojnė filakteritė e veta dhe i zgjasin thekėt. 6 Nė gosti dėshirojnė kryet e vendit, nė sinagoga vendet e para, 7 pėrshėndetjet nė sheshe dhe tė quhen prej njerėzve ‘rabbi’.

8 Ju mos lejoni t’ju quajnė rabbi, sepse vetėm njėri ėshtė Mėsuesi juaj, kurse ju tė gjithė jeni vėllezėr. 9 Dhe pėrmbi tokė mos thirrni askėnd Atė, sepse keni vetėm njė Atė ‑ atė qė ėshtė nė qiell! 10 Gjithashtu mos lejoni t’ju quajnė udhėheqės ‑ sepse keni vetėm njė Udhėheqės ‑ Krishtin! 11 Mė i madhi ndėr ju le tė jetė shėrbėtori juaj. 12 Sepse, kush krenohet, do tė pėrvujtėrohet e kush pėrvujtėrohet do tė lartėsohet.

13 Vaj pėr ju, skribė e farisenj, shtiracakė, sepse ua mbyllni njerėzve derėn e Mbretėrisė sė qiellit! Ju vetė nuk hyni as nuk i lini tė hyjnė ata qė duan tė hyjnė![14].

15 Vaj pėr ju, skribė e farisenj, shtiracakė, qė kėrkoni det e tokė pėr tė fituar njė proselit e, kur kthehet, e bėni bir tė ferrit dy herė mė tė keq se veten!

16 Vaj pėr ju, udhėheqės tė verbėr, qė thoni: ‘Nėse ndokush betohet me Tempull, ai betim s’detyron, por, nėse betohet me arin e Tempullit, atėherė e detyron betimi.’ 17 Tė marrė e tė verbėr! Po cili ėshtė mė i madh: ari apo Tempulli, qė e shenjtėron arin? 18 Ju thoni edhe: ‘Kush betohet me lter s’detyron ai betim, porse, kush betohet me dhuratėn qė ėshtė mbi lter, atėherė e detyron betimi!’ 19 Tė verbėr! Po ēka ėshtė mė e madhe: dhurata apo lteri qė e shenjtėron dhuratėn? 20 Tashti kush betohet me lter, betohet me tė dhe me krejt ēka ka nė tė! 21 Kush betohet me Tempull, betohet me tė dhe me Atė qė banon nė tė. 22 Kush betohet me Qiell, betohet me fronin e Hyjit dhe me Atė qė rri nė tė.

23 Vaj pėr ju, skribė e farisenj, shtiracakė, qė lani tė dhjetėn e mendrės, tė murajės e tė kimit, por lini pas dore atė qė ėshtė mė e rėndėsishme nė Ligj: drejtėsinė, mėshirėn e besnikėrinė! Kėtė ėshtė dashur ta bėni e nga ajo e para, s’ėshtė dashur tė hiqni dorė. 24 Udhėheqės tė verbėr! Ju shtrydhni mushkonjėn e kapėrdini gamilen!

25 Vaj pėr ju, skribė e farisenj, shtiracakė, sepse pastroni anėn e jashtme tė gotės e tė enės, ndėrsa pėrbrenda janė plot rrėmbime e papėrkormėri! 26 Farise i verbėr! Pastroje mė parė brendinė e gotės, qė edhe pėrjashta tė jetė e pastėr!

27 Vaj pėr ju, skribė e farisenj, shtiracakė, qė u pėrngjani varrezave tė zbardhuara me gėlqere, qė duken pėrjashta tė bukura e pėrbrenda janė plot eshtra tė vdekurish me gjithfarė ndyrėsie. 28 Kėshtu edhe ju pėrjashta njerėzve u dukeni tė drejtė, kurse pėrbrenda jeni krejt hipokrizi e padrejtėsi.

29 Vaj pėr ju, skribė e farisenj, shtiracakė, qė u ndėrtoni profetėve varrezat e u stolisni tė drejtėve monumentet 30 dhe thoni: ‘Tė kishim jetuar nė kohėn e etėrve tanė, nuk do tė kishim bashkėpunuar me ta nė vrasjen e profetėve.’ 31 Kėshtu ju vetė dėshmoni kundėr vetvetes se jeni bijtė e atyre qė vranė profetėt. 32 Mirė, pra, kryeni ē’filluan baballarėt tuaj!

33 Shlliga e gjarpėrinj gjarpėrinjsh! Si do t’i shpėtoni dėnimit pėr ferr?!

34 Ja, pra, pėr kėtė punė unė po dėrgoj ndėr ju profetė, dijetarė e njerėz tė shkolluar. Disa prej tyre do t’i vritni, disa tė tjerė do t’i kryqėzoni e disa tė tjerė do t’i frushkulloni nė sinagoga tuaja e do t’i salvoni prej qyteti nė qytet 35 qė tė bjerė mbi ju tėrė gjaku i drejtė qė u derdh mbi tokė qė prej gjakut tė Abelit tė drejtė deri te gjaku i Zakarisė, birit tė Barakisė qė ju e vratė ndėrmjet shenjtėrores e lterit. 36 Pėr tė vėrtetė po ju them: tė gjitha kėto do tė bien mbi kėtė brezni.”

Vajtimi mbi Jerusalem

(Lk 13, 34‑35)

37 “Jerusalem, Jerusalem, vrastar i profetėve e qė me gurė i mbyt ata qė Hyji i dėrgoi te ti! Sa herė desha t’i bashkoj fėmijėt e tu sikurse klloēka i bashkon zogjtė e vet nėn krahė... por ju nuk deshėt! 38 Ja, shtėpia juaj po ju lihet juve  e shkretė! 39 Jo, po, unė po ju them: nuk do tė mė shihni mė qė tani e derisa tė thoni:

‘Bekuar qoftė ai qė vjen nė Emėr tė Zotit!’“

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Fjalime kundėr skribėve e farisenjve