Kapitujt

Dalja: 14. Prej Etamit deri te Deti i Kuq

14

1 Zoti i tha Moisiut: 2 “Thuaju bijve tė Izraelit le tė kthehen dhe le tė ngulin zemėrimiėn para Fihahirotit qė ėshtė ndėrmjet Magdolit dhe detit pėrballė Beelsefonit. Pėrballė tij zini vend nė breg tė detit. 3 Faraoni do tė mendojė pėr bijtė e Izraelit: ‘Po enden kėndej andej; i ka zėnė nė kocė shkretėtira’! 4 Do t’ia nguroj zemrėn dhe ai do t’i ndjekė dhe do ta dėftoj madhėrinė time nė faraonin dhe nė mbarė ushtrinė e tij. Do ta shohin egjiptianėt se unė jam Zoti.” Ata bėnė ashtu.

Egjiptianėt ndjekin izraelitėt

5 E lajmėruan mbretin e egjiptianėve se populli ishte larguar. Atėherė faraoni dhe ministrat e tij ndėrruan mendimin lidhur me popullin e Izraelit dhe thanė: “Ēfarė bėmė ashtu? I lamė tė shkojnė izraelitėt e tė mos na shėrbejnė!”

6 I mbrejti kuajt nė karrocė dhe e mori popullin e vet me vete. 7 Mori gjashtėqind karroca tė zgjedhura dhe tė gjitha karrocat e Egjiptit me luftėtarė nė ēdo karrocė lufte. 8 Zoti e nguroi zemrėn e faraonit, mbretit tė Egjiptit, dhe i pėrndoqi bijtė e Izraelit, qė kishin dalė me dorė tė lartėsuar. 9 Egjiptianėt i ndoqėn dhe i hetuan tė zemėrimiuar nė bregun e detit. Arritėn kuajt e karrocat e faraonit, kalorėsit dhe ushtritė e tij nė Fihahirot, pėrballė Beelsefonit.

10 Si po afrohej faraoni, bijtė e Izraelit i ēuan sytė dhe i panė egjiptianėt se po i ndjekin. U trembėn pėr sė tepėrmi dhe e thirrėn nė ndihmė Zotin. 11 Moisiut i thanė: “Vallė, a nuk kishte varreza nė Egjipt qė na solle tė vdesim nė shkretėtirė? Po pėrse bėre kėshtu qė na nxore nga Egjipti? 12 A nuk po del tani fjala qė ta thonim nė Egjipt: ‘Na u hiq qafe! Do t’u shėrbejmė egjiptianėve! Ishte shumė mė mirė t’u shėrbejmė atyre se tė vdesim nė shkretėtirė”. 13 Por Moisiu i tha popullit: “Mos kini frikė! Ngulni e shikoni se si sot do t’ju shpėtojė Zoti! Unė po ju them, kėta egjiptianė qė ju sot po i shikoni, kurrė e pėr kėtė jetė s’do t’i shihni mė! 14 Pėr ju do tė luftojė Zoti! Mos u shqetėsoni”!

Kalimi i detit

15 Zoti i tha Moisiut: “Pėrse po lėshon klithma kah unė? Urdhėroju bijve tė Izraelit tė nisen! 16 Ndėrkaq, ti ēoje shkopin tėnd dhe shtrije dorėn tėnde pėrmbi det e ndaje, kėshtu qė bijtė e Izraelit tė kalojnė pėrmes detit nėpėr terik. 17 Unė do t’ua guroj zemrėn egjiptianėve qė t’ju pėrndjekin. Unė do ta dėftoj madhėrinė time nė faraonin e nė mbarė ushtrinė e tij, nė karroca dhe nė kalorės tė tij. 18 Kėshtu egjiptianėt do ta kuptojnė se unė jam Zoti, kur tė jem madhėruar nė faraonin, nė karrocat e kalorėsit e tij”.

19 Engjėlli i Hyjit, qė u printe ēetave tė Izraelit, doli pas tyre, po ashtu me tė edhe shtylla e resė, prej pėrpara doli prapa. 20 Zuri vend ndėrmjet ushtrisė sė egjiptianėve e tė izraelitėve. Reja ishte e errėt pėr egjiptianė, kurse izraelitėve ua ndriēonte natėn. Kėshtu nuk mundėn t’i afrohen njėri‑tjetrit krejt natėn.

21 Atėherė Moisiu e shtriu dorėn mbi det. Zoti e shtyri gjithė natėn detin me anė tė njė ere tė fortė e tė nxehtė dhe e thau: ujėrat u ndanė. 22 Bijtė e Izraelit hynė pėrmes detit nėpėr terik: sepse uji ishte bėrė pothuajse mur nė tė djathtė e nė tė majtė tė tyre. 23 Edhe egjiptianėt, qė po i ndiqnin, hynė pas tyre, mbarė kaloria e faraonit, karroca e tij e kalorėsit nė mes tė detit. 24 Kishte ardhur koha e rojės sė mėngjesit dhe, ja, Zoti ia lėshoi njė sy prej shtyllės sė zjarrit e tė resė ushtrisė sė egjiptianėve, e pėshtjelloi, 25 ia frenoi rrotat e karrocave saqė mezi mund tė lėviznin. Atėherė thanė egjiptianėt: “Tė ikim prej izraelitėve! Zoti po lufton pėr ta kundėr nesh”!

26 Zoti i tha Moisiut: “Shtrije dorėn mbi det: ujėrat le tė hidhen mbi egjiptianėt, mbi karroca dhe kalorės tė tyre”.

27 Kur Moisiu e shtriu dorėn drejt detit, nė mėngjes, heret, deti u kthye nė vendin e mėparshėm. Egjiptianėt, duke u munduar tė ikin, ujėrat u vinin drejt tyre. Kėshtu Zoti i mbuloi me tallaze nė mes tė detit.

28 Ujėrat u kthyen dhe i mbuluan karroca e kalorės tė mbarė ushtrisė sė faraonit, tė cilėt pėr tė ndjekur izraelitėt kishin hyrė nė det. S’shpėtoi prej tyre as njė pėr be! 29 Kurse bijtė e Izraelit kishin udhėtuar mes tė detit pėr terik dhe ujėrat pėr ta ishin bėrė si mur nė tė djathtė e nė tė majtė tė tyre.

30 Po nė kėtė ditė Zoti e shpėtoi Izraelin prej duarve tė egjiptianėve. I panė egjiptianėt e vdekur pėrmbi bregun e detit 31 dhe dorėn e fortė qė e ushtroi Zoti kundėr egjiptianėve. Populli i dha nderim Zotit, e vuri besimin e vet nė Zotin dhe nė Moisiun, shėrbėtorin e tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Prej Etamit deri te Deti i Kuq