Kapitujt

Mateu: 25. Shėmbėlltyra e dhjetė vajzave

25

1”Atėherė Mbretėria e qiellit do t’u pėrngjajė dhjetė virgjėrave, tė cilat i morėn dritėzat e veta e i dolėn para dhėndrit. 2 Pesė prej tyre ishin marroqe e pesė tė menēura. 3 Tashti, kėto marroqet, morėn me vete dritėzat, por nuk morėn vajin. 4 Ndėrsa ato tė menēurat, morėn me vete bashkė me dritėzat e veta edhe vaj nė enė.

5 Pasi dhėndri u vonua, u kotėn tė gjitha dhe i zuri gjumi. 6 Rreth mesnatės u dha lajmi: ‘Ja, dhėndri! Dilini pėrpara!’ 7 Atėherė tė gjitha virgjėrat u ēuan dhe i rregulluan dritėzat e veta. 8 Atėherė marroqet u thanė tė urtave: ‘Na jepni prej vajit tuaj se po na ndalen dritėzat.’ 9 Tė menēurat u pėrgjigjėn: ‘ Assesi! Qė tė mos na mungojnė neve dhe juve, mė mirė shkoni te tregtarėt e bleni pėr vete!’

10 Kur ato shkuan tė blejnė, erdhi dhėndri e ato qė ishin gati, hynė bashkė me tė nė dasmė dhe u mbyll dera. 11 Mė vonė ia behėn edhe virgjėrat e tjera e thanė: ‘Zotėri, o zotėri, na e ēel derėn!’ 12 Por ai iu pėrgjigj: ‘Pėrnjėmend po ju them: nuk ju njoh!’

13 Prandaj: rrini zgjuar se nuk e dini ditėn as orėn!”

Shėmbėlltyra e talentave

(Lk 19, 11‑27)

14 “Sepse do tė vijė sikurse ai njeriu qė, kur deshi tė niset pėr dhe tė largėt, i thirri shėrbėtorėt e vet e ua dorėzoi pasuritė e veta. 15 Njėrit i dha pesė talenta, tjetrit dy e tė tretit vetėm njė: secilit sipas zotėsisė sė tij e u nis pėr udhėtim. 16 Menjėherė ai qė mori pesė talenta u ēua dhe i futi nė punė e me ta fitoi edhe pesė tė tjerė. 17 Po ashtu, edhe ai qė mori dy talenta, fitoi edhe dy tjerė. 18 Kurse ai qė mori vetėm njė, shkoi, ēeli njė gropė nė dhe, dhe e fshehu paranė e zotėrisė sė vet.

19 Pas njė kohe tė gjatė, u kthye zotėria i atyre shėrbėtorėve dhe kėrkoi llogari prej tyre. 20 E si doli para ai qė kishte marrė pesė talenta, i nxori para edhe pesė tė tjerė e tha: ‘Zotėri, ti mė pate dhėnė pesė talenta, ja, edhe pesė tė tjerė qė i fitova.’ 21 Iu pėrgjigj zotėria i tij: Tė lumtė, shėrbėtor i mirė e besnik! Pse u dėftove besnik nė gjėra tė vogla, do tė bėj tė parė mbi pasuri tė mėdha: hyr nė gėzimin e zotėrisė tėnd!’

22 U afrua pastaj edhe ai qė kishte marrė dy talenta e tha: ‘Zotėri, ti mė pate dhėnė dy talenta, ja, edhe dy tė tjerė qė i fitova!’ 23 Iu pėrgjigj zotėria i tij: ‘Tė lumtė, shėrbėtor i mirė, e besnik! Pse u dėftove besnik nė gjėra tė vogla, do tė bėj tė parė mbi pasuri tė mėdha: hyr nė gėzimin e zotėrisė tėnd!’

24 Kur u afrua ai qė kishte marrė vetėm njė talent, tha: ‘Zotėri, duke tė njohur se je njeri i ashpėr, se korr ku nuk mbolle e mbledh ku nuk hodhe, 25 u frikėsova e shkova dhe e fsheha talentin tėnd nė dhe: ja, tani gjėnė tėnde!’ 26 Zotėria i tij iu pėrgjigj me kėto fjalė: ‘Shėrbėtor i keq dhe pėrtac! E ke ditur se korr ku s’mbolla, mbledh ku nuk hodha, 27 prandaj tė ėshtė dashur ta shtiesh paranė time nė bankė e nė kthimin tim kisha marrė gjėnė time me kamatė. 28 Prandaj merrjani kėtij talentin e jepjani atij qė ka dhjetė talenta! 29 Sepse, atij qė ka do t’i jepet mė e do tė ketė me shumicė, e atij qė s’ka, do t’i merret edhe ajo pakicė qė ka! 30 E shėrbėtorin e pavlefshėm nxirreni pėrjashta nė terr, ku do tė jetė vaj dhe kėrcėllim dhėmbėsh!’“

Gjyqi i fundit i mbarė botės

31 “E kur tė vijė Biri i njeriut nė madhėrinė e vet e me tė gjithė engjėjt, do tė ulet mbi fronin e vet tė madhėrueshėm. 32 Atėherė para tij do tė mblidhen tė gjithė popujt dhe ai do t’i ndajė njėrin prej tjetrit, sikurse bariu ndan delet prej cjepve. 33 Delet do t’i vėrė nė tė djathtėn e vet e cjeptė nė tė majtėn.

34 Atėherė Mbreti do t’u thotė atyre qė do tė jenė nė tė djathtėn e tij: ‘Ejani tė bekuarit e Atit tim! Merrni nė pronė Mbretėrinė qė u bė gati pėr ju qė prej fillimit tė botės! 35 Sepse pata uri e mė dhatė tė ha, pata etje e mė dhatė tė pi, isha shtegtar e mė pėrbujtėt, isha i zhveshur e mė veshėt, 36 i sėmurė e erdhėt tė mė shihni, isha nė burg e erdhėt tek unė.’

37 Tė drejtėt atėherė do t’i pėrgjigjen: ‘Zotėri, kur tė pamė tė uritur e tė dhamė tė hash, tė etshėm e tė dhamė tė pish? 38 Kur tė pamė shtegtar e tė pėrbujtėm, tė zhveshur e tė veshėm? 39 Ose, kur tė pamė tė sėmurė ose nė burg e erdhėm te ti?’ 40 Mbreti do tė pėrgjigjet: ‘Pėr tė vėrtetė po ju them: ēkado bėtė pėr njėrin ndėr kėta vėllezėrit e mi mė tė vegjėl, e bėtė pėr mua.’

41 Pastaj do t’u thotė edhe atyre qė do tė jenė nė tė majtėn: ‘Ikni prej meje, tė mallkuar, nė zjarr tė pasosur, tė pėrgatitur pėr djallin e pėr engjėjt e tij! 42 Sepse isha i uritur e nuk mė dhatė tė ha, isha i etshėm e nuk mė dhatė tė pi, isha shtegtar e nuk mė pėrbujtėt, 43 isha i zhveshur e nuk mė veshėt, i sėmurė dhe nė burg e nuk erdhėt tek unė.’

44 Atėherė edhe ata do t’i pėrgjigjen: ‘Zotėri, kur tė pamė tė uritur, a tė etshėm, a shtegtar, a tė zhveshur, apo tė sėmurė, nė burg e nuk t’u gjetėm nė nevojė?’ 45 E ai do t’u pėrgjigjet: ‘Pėr tė vėrtetė po ju them: ēkado s’bėtė pėr njėrin prej kėtyre mė tė vegjėlve, nuk e bėtė pėr mua.’

46 Kėta do tė shkojnė nė mundim tė pėrjetshėm, kurse tė drejtėt nė jetėn e pasosur.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Shėmbėlltyra e dhjetė vajzave