Kapitujt

Mateu: 27. Jezusi para Pilatit

27

1 Kur zbardhi drita, tė gjithė kryepriftėrinjtė e Pleqėsia e popullit u mblodhėn nė kuvend kundėr Jezusit pėr ta dėnuar me vdekje. 2 E, pasi e lidhėn, e ēuan dhe ia dorėzuan Pilatit, qeveritarit tė vendit.

Vdekja e Judės

(Vap 1, 18‑19)

3 Atėherė Juda ‑ ai qė e tradhtoi, kur pa se e dėnuan Jezusin, i brejtur nga ndėrgjegjja, ua ktheu kryepriftėrinjve e pleqve tė popullit tridhjetė siklat e argjendta 4 e tha:

“Mėkatova qė dorėzova gjakun e pafaj!”

“Ē’na lypet neve! ‑ iu pėrgjigjėn ata. ‑ Punė pėr ty!”

5 Juda i hodhi siklat e argjendta nė Tempull, u largua dhe shkoi e u var nė litar.

6 Kryepriftėrinjtė i mblodhėn siklat e argjendta e thanė: “S’ėshtė e lejueshme tė shtihen nė arkė tė Tempullit, sepse janė ēmim gjaku.” 7 Dhe, pasi u kėshilluan, blenė me to arėn e njė vorbėtari pėr varreza tė shtegtarėve. 8 Prandaj ajo arė quhet deri mė sot: ‘Ara e Gjakut’. 9 Kėshtu shkoi nė vend fjala e Jeremisė profet:

‘Morėn tridhjetė sikla argjendi, ēmimin e tė Ēmuarit, qė e ēmuan bijtė e Izraelit 10 dhe e shpenzuan pėr arėn e vorbėtarit, sikurse mė urdhėroi vetė Zoti.’

Pilati merr nė pyetje Jezusin

(Mk 15, 2‑5; Lk 23, 3‑5; Gjn 18, 32‑38)

11 E qitėn, pra, Jezusin para qeveritarit. Qeveritari e pyeti:

“A je ti mbreti i judenjve?”

Jezusi iu pėrgjigj:

“Vetė po thua!”

12 E ndėrsa kryepriftėrinjtė e pleqtė e paditnin, ‑ s’u pėrgjigj asnjė fjalė. 13 Atėherė e pyeti Pilati: “A nuk po dėgjon sa rėndė po dėshmojnė kundėr teje?” 14 Jezusi nuk iu pėrgjigj nė asnjė fjalė, kėshtu qė qeveritari u habit pėr sė tepėrmi.

Jezusin e dėnojnė me vdekje

(Mk 15, 6‑15; Lk 23, 13‑25; Gjn 18, 39‑19, 16)

15 Pėr tė kremten e Pashkėve qeveritari e kishte zakon t’ia falė popullit atė tė burgosur, qė populli kėrkonte. 16 Tashti, asohere, ishte i burgosur njė njeri i pėrmendur pėr tė keq, qė quhej (Jezus) Baraba. 17 Atėherė Pilati u tha atyre qė ishin mbledhur aty: “Cilin dėshironi ta liroj: (Jezus) Barabėn, apo Jezusin qė quhet Krisht?” 18 Sepse e dinte fare mirė se Jezu Krishtin e kishin dorėzuar prej smire.

19 Ndėrsa qeveritari po rrinte nė gjykatore, gruaja e tij e porositi: “Mos u pėrziej assesi nė ēėshtje tė atij tė drejti, sepse sot pėsova shumė nė ėndėrr pėr shkak tė tij.”

20 Por kryepriftėrinjtė e pleqtė ia mbushėn mendjen popullit tė kėrkonte ēlirimin e Barabės e Jezusin ta vriste. 21 Atėherė qeveritari i pyeti: “Cilin ndėr kėta tė dy doni t’jua liroj?”

“Barabėn” ‑ iu pėrgjigjėn ata.

22 E Pilati i pyeti:

“Ē’tė bėj, pra, me Jezusin qė quhet Krisht?”

Tė gjithė u pėrgjigjėn:

“Tė kryqėzohet!”

23 Por ai u tha:

“Ē’tė keqe bėri?”

Por ata bėrtitnin edhe mė fort: “Tė kryqėzohet!”

24 Kur Pilati pa se s’po arrinte asgjė e se pėshtjellimi shkonte duke u shtuar, mori ujė dhe, nė sy tė popullit, i lau duart duke thėnė: “Unė jam i pafajshėm pėr kėtė gjak! E heqshi ju!”

25 Mbarė populli tha:

“Gjaku i tij rėntė mbi ne e mbi fėmijėt tanė!”

26 Atėherė ua liroi Barabėn, kurse Jezusin, pasi e frushkulloi, ua dorėzoi tė kryqėzohet.

Ushtarėt e pėrqeshin Jezusin

(Mk 15, 16‑20; Gjn 19, 2‑3)

27 Atėherė ushtarėt e qeveritarit e shtinė Jezusin nė pallatin e qeveritarit dhe mblodhėn rreth tij tėrė kohortėn. 28 E zhveshėn dhe i hodhėn krahėve njė mantel tė kuq. 29 Pastaj gėrshetuan njė kurorė ferrash e ia vunė nė kokė, ndėrsa nė dorėn e djathtė i dhanė njė kallam. Pastaj binin nė gjunj para tij pėr ta vėnė nė lojė dhe i thoshin: “Tė falemi, mbreti i judenjve!” 30 e pėshtynin, ia morėn kallamin e me tė i binin kresė kokės. 31 Pasi e vunė nė lojė, ia hoqėn mantelin e kuq, e veshėn me petkat e tij dhe e ēuan pėr ta kryqėzuar.

Jezusin e kryqėzojnė

(Mk 15, 21‑32; Lk 23, 26‑43; Gjn 19, 17‑27)

32 E ndėrsa po dilnin nė rrugė, takuan njė njeri nga Cirena qė quhej Simon dhe e detyruan ta mbarte kryqin e tij.

33 Kur arritėn nė vendin e quajtur Golgotė ‑ d.m.th. Vendi i Kafkės ‑ 34 i dhanė tė pijė verė tė pėrzier me tėmėlth e, pasi e kėrkoi, s’deshi ta pijė.

35 Atėherė e gozhduan nė kryq dhe me short i ndanė mes tyre petkat e tij. 36 Pastaj ndenjėn dhe e ruanin. 37 Mbi kokė ia vunė shkresėn e arsyes sė dėnimit: “Ky ėshtė Jezusi, mbreti i judenjve.” 38 Bashkė me tė kryqėzuan dy cuba, njėrin nė tė djathtė e tjetrin nė tė majtė.

39 Kalimtarėt, pastaj, e shanin duke luajtur me kokė nė shpoti 40 dhe thoshin: “Ti qė e rrėnon Tempullin e pėr tri ditė e rindėrton, shpėto vetveten! Nėse je Biri i Hyjit, zbrit nga kryqi!” 41 Po ashtu edhe kryepriftėrinjtė me skribė e me pleq, duke e pėrqeshur, i thoshin:

42 “Tė tjerėt i shpėtoi, vetveten s’po mundet ta shpėtojė! Ėshtė mbreti i Izraelit! Le tė zbresė tani prej kryqit e do t’i besojmė! 43 Ka shpresuar nė Hyjin, le ta lirojė tani, nėse e do pėrnjėmend!’ Sepse vetė tha: ‘Jam Biri i Hyjit!’“

44 Po ashtu e fyenin edhe cubat qė ishin tė kryqėzuar me tė.

Vdekja e Jezusit

(Mk 15, 33‑41; Lk 23; 44‑49; Gjn 19, 28‑30)

45 Qė prej orės gjashtė deri nė orėn nėntė errėsira e mbuloi mbarė tokėn. 46 Rreth orės nėntė, Jezusi klithi me zė tė madh: “Eli, Eli! Lema sabakthani? ‑ qė d.m.th: Hyji im, Hyji im! Pėrse hoqe dorė prej meje!” 47 Disa prej tė pranishmėve, kur dėgjuan, thanė: “Ky po thėrret Elinė!”

48 Aty pėr aty u turr njėri prej tyre, mori njė shpuzė, e zhyti nė uthull, e vari nė kallam e ia shtriu ta pinte. 49 Tė tjerėt i thoshin: “Lėre tė shohim pale a po vjen Elia pėr ta shpėtuar!”

50 E Jezusi bėrtiti edhe njė herė me zė tė madh e ‑ dha shpirt.

51 Dhe, ja, veli i Tempullit u shqye nė dy pjesė, prej majės e deri nė fund; toka u lėkund e shkėmbinjtė plasėn, 52 varret u hapėn e u ngjallėn shumė trupa tė drejtėsh qė kishin vdekur. 53 Pas ngjalljes sė Jezusit dolėn prej varreve, erdhėn nė Qytetin e shenjtė dhe iu dėftuan shumėkujt.

54 Njė frikė e madhe e kapi centurionin dhe ata qė bashkė me tė po e ruanin Jezusin, kur panė tėrmetin dhe ngjarjet e tjera, thanė: “Me tė vėrtetė ky paska qenė Biri i Hyjit!”

55 Aty ndodheshin e vėrenin prej sė largu shumė gra, tė cilat Jezusin e kishin pėrcjellė qė prej Galilesė dhe i kishin shėrbyer. 56 Ndėr to ishte Maria Magdalenė, Maria nėna e Jakobit dhe e Jozefit edhe nėna e bijve tė Zebedeut.

Jezusin e varrosin

(Mk, 15, 42‑47; Lk 23, 50‑56; Gjn 19, 38‑42)

57 Kur u bė natė, erdhi njė pasanik nga Arimateja, qė quhej Jozef. Ishte edhe ky nxėnės i Jezusit. 58 Jozefi shkoi te Pilati dhe ia lypi trupin e Jezusit. Pilati urdhėroi t’i jepej trupi. 59 Jozefi mori trupin, e mbėshtolli nė pėlhurė tė pastėr 60 dhe e vendosi nė varrin e vet tė ri, qė e kishte ēelur nė shkėmb. Pastaj rrokullisi nė derė njė gur tė madh dhe shkoi.

61 Aty ishin Maria Magdalenė edhe Maria tjetėr; rrinin pėrballė varrit.

Roja e varrit tė Jezusit

62 Tė nesėrmen, qė ishte dita pas Pėrgatitjes ‑ u bashkuan kryepriftėrinjtė e farisenjtė te Pilati 63 dhe i thanė:

“Zotėri, na ra nė mend se ai gėnjeshtar, sa ishte ende gjallė, tha: ‘Pas tri ditėsh do tė ngjallem.’

64 Prandaj urdhėro tė ruhet varri deri tė tretėn ditė, qė tė mos vijnė nxėnėsit e tij, ta vjedhin e t’i thonė popullit: ‘U ngjall sė vdekuri.’ E gėnjeshtra e fundit do tė jetė mė e zezė se e para.”

65 “Rojėn e keni! ‑ u pėrgjigj Pilati ‑ Shkoni e merrni masat e sigurimit si jua merr mendja.”

66 Ata shkuan dhe e siguruan varrin: vulosėn gurin dhe vunė rojėn.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Jezusi para Pilatit