Kapitujt

Mateu: 28. Tė ngjallurit e Jezusit

28

1 Pas tė shtunės, nė tė zbardhur tė dritės ‑ tė ditės sė parė tė javės, shkuan Maria Magdalenė dhe Maria tjetėr pėr tė parė varrin. 2 Dhe ja, ra njė tėrmet i madh, sepse engjėlli i Zotit zbriti nga qielli, u afrua, rrokullisi gurin dhe u ul mbi tė. 3 Fytyra e tij ishte porosi vetėtima e petku i tij i bardhė porsi bora. 4 Rojtarėt, prej frikės sė tij, u dridhėn dhe u bėnė si tė ishin tė vdekur. 5 Atėherė engjėlli u tha grave:

“Ju mos u trembni! E di se kėrkoni Jezusin e kryqėzuar! 6 Ai nuk ėshtė kėtu! U ngjall sikurse tha! Ejani e shikoni vendin ku qe vėnė 7 e pastaj nxitoni tė shkoni e t’ua tregoni nxėnėsve tė tij: u ngjall sė vdekuri dhe, ja, po shkon para jush nė Galile. Atje do ta shihni. Ja, ju tregova!”

8 Ato menjėherė u larguan nga varri me frikė e njėherėsh me gėzim tė madh; shkuan me nxitim t’u lajmėrojnė nxėnėsve tė tij. 9 Dhe ja, u doli Jezusi pėrpara e u tha:

“Ju falem!”

Ato u afruan, e pėrqafuan dhe e adhuruan.

10 Atėherė Jezusi u tha:

“Mos kini frikė! Shkoni e lajmėroni vėllezėrit e mi tė shkojnė nė Galile. Atje do tė mė shohin.”

Rojtarėt lajmėrojnė ngjalljen e Jezusit

11 Ndėrsa gratė po shkonin, dhe ja, disa nga rojtarėt arritėn nė qytet dhe i lajmėruan kryepriftėrinjtė pėr krejt ēka ndodhi. 12 Kėta u tubuan nė kėshillim me pleqtė, morėn shumė tė holla, ua dhanė ushtarėve 13 dhe u thanė:

“Thoni: nxėnėsit e tij erdhėn natėn e, ndėrsa ne po flinim, e vodhėn. 14 Po qe se kjo fjalė i shkon nė vesh qeveritarit, ne do tė kujdesemi t’ia mbushim mendjen e juve s’do t’ju ndodhė asnjė e keqe.”

15 Ata i morėn paratė e bėnė ashtu si i mėsuan. Kjo pėrrallė ėshtė e pėrhapur ndėr judenj edhe sot e kėsaj dite.

Jezusi i dėrgon apostujt nė mbarė botėn

(Mk 16, 14‑18; Lk 24, 36‑49; Gjn 20, 19‑23; Vap 1, 6‑8)

16 Ndėrkaq tė njėmbėdhjetė nxėnėsit shkuan nė Galile, nė atė mal, ku u kishte urdhėruar Jezusi. 17 Kur e panė, e adhuruan, por disa dyshuan.

18 Jezusi u afrua e u tha:

“Mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė. 19 Prandaj, shkoni e bėjini nxėnės tė mi tė gjithė popujt! Pagėzoni nė Emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt! 20 Mėsojini tė zbatojnė gjithēka ju kam urdhėruar! Dhe, ja, unė jam me ju gjithmonė ‑ deri nė tė sosur tė botės!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Mateu > Tė ngjallurit e Jezusit