Kapitujt

Marku: 16. Ngjallja e Jezusit

16

1 Kur kaloi e shtuna, Maria Magdalenė dhe Maria e Jakobit e Saloma blenė erėra tė mira pėr tė shkuar ta pėrerojnė Jezusin. 2 Tė parėn ditė pas tė shtunės, nė mėngjes, shumė herėt, nė tė lindur tė diellit, erdhėn te varri.

3 I thoshin shoqja ‑ shoqes: “Kush do tė na e rrokullisė gurin prej grykės sė varrit?” 4 Shikuan, dhe ja, guri ishte i rrokullisur. Ishte, vėrtet i madh fort! 5 Ato hynė nė varr e panė njė djalosh ndenjur nė anė tė djathtė, tė veshur me petk tė bardhė, e u trembėn. 6 Por ai u tha:

“Ju mos u trembni! Ju kėrkoni Jezusin prej Nazaretit, tė Kryqėzuarin. Ai u ngjall, nuk ėshtė kėtu! Qe vendi ku e patėn vėnė. 7 Shkoni dhe thuajuni nxėnėsve tė tij ‑ veēanėrisht Pjetrit: Po shkon para jush nė Galile, atje do ta shihni, siē ju pati thėnė:”

8 Ato dolėn dhe ikėn nga varri, sepse i kapi frikė e madhe dhe tmerr. S’i treguan askujt asgjė, sepse kishin frikė...

Pėrfundimi i gjatė i Markut Shfaqja e Jezusit Marisė Magdalenė

(Mt 28, 9‑10; Gjn 20, 11‑18)

9 Si u ngjall, pra, Jezusi, herėt nė mėngjes, tė parėn ditė tė javės, mė sė pari iu dėftua Marisė Magdalenė, prej sė cilės pati dėbuar shtatė shpirtra tė ndytė. 10 Ajo shkoi e u tregoi atyre qė kishin qenė me tė, qė tani ishin nė zi dhe e qanin. 11 Kur ata dėgjuan se ėshtė gjallė dhe se kjo e kishte parė, nuk i besuan.

Jezusi u dėftohet dy nxėnėsve

(Lk 24, 13‑35)

12 Pastaj Jezusi iu dėftua nė njė trajtė tjetėr, udhės, dy prej nxėnėsve qė po shkonin nė fshat. 13 Ata u kthyen e u treguan tė tjerėve. As kėtyre nuk u besuan.

Dėrgimi i nxėnėsve

(Mt 28, 16‑20; Lk 24, 36‑49; Gjn 20, 19‑23; Vap 1, 6‑8)

14 Nė fund iu dėftua tė Njėmbėdhjetėve ndėrkohė qė po ndodheshin nė tryezė. I qortoi pėr pabesimin e tyre dhe pėr ngurtėsinė e zemrės, pse s’u besuan atyre qė e kishin parė tė ngjallur prej sė vdekuri. 15 Dhe u tha:

“Dilni nė mbarė botėn e predikojani Ungjillin tė gjithė njerėzve. 16 Kush do tė besojė e do tė pagėzohet, do tė shėlbohet, ndėrsa kush s’do tė besojė, do tė dėnohet.

17 Shenjat qė do t’i pėrcjellin ata qė do tė besojnė, janė kėto: nė emėr tim do t’i dėbojnė djajtė, do tė flasin gjuhė tė reja; 18 [nė duar] do t’i marrin gjarpėrinjtė e, nėse do tė pijnė ndonjė gjė qė sjell vdekjen, nuk do t’u bėjė keq. Do t’i vėnė duart mbi tė sėmurė, e kėta do tė shėrohen.”

Jezusi ngjitet nė qiell

(Lk 24, 50‑53; Vap 1, 9‑11)

19 Zotėria [Jezusi], pasi u tha kėshtu, u ngjit nė qiell dhe rri nė tė djathtė tė Hyjit. 20 Kurse ata dolėn e predikuan gjithkund. Zoti bashkėpunonte me ta dhe e pėrforconte Fjalėn me mrekulli qė e pėrcillnin.

Pėrfundimi i shkurtėr i Markut

Ato e lajmėruan Pjetrin dhe shokėt e tij menjėherė pėr gjithēka kishin qenė porositur. Pastaj edhe vetė Jezusi bėri qė me anė tė tyre tė ēohet predikimi i shenjtė dhe i paprishur i shėlbimit tė amshuar prej Lindjes e deri nė Perėndim.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Ngjallja e Jezusit