Kapitujt

Luka: 2. Lindja e Jezusit

2

1 Nė atė kohė Cezari August dha urdhėr tė bėhej regjistrimi i popullsisė sė mbarė botės. 2 Ky ishte regjistrimi i parė, kur Kuirini ishte qeveritari i Sirisė. 3 Tė gjithė shkonin tė regjishtroheshin, secili nė qytetin e vet. 4 Kėshtu edhe Jozefi, pasi ishte prej shtėpisė dhe prej fisit tė Davidit, u ngjit, prej qytetit tė Nazaretit tė Galilesė, nė Jude, nė qytetin e Davidit qė quhet Betlehem, 5 pėr t’u regjistruar bashkė me Marinė, fatin e vet, qė ishte shtatzėnė.

6 Tashti, ndėrsa ata po gjendeshin atje, i erdhi koha tė lindė. 7 Ajo lindi djalin e vet ‑ tė parėlindurin, e mbėshtolli nė shpėrgėnj dhe e vendosi nė grazhd, sepse nė bujtinė nuk pati vend pėr ta.

Barinjtė dhe engjėjt

8 Nė atė vend ishin disa barinj, tė cilėt e kalonin natėn pėrjashta pėr tė ruajtur grigjėn e vet. 9 Engjėlli i Zotit u afrua tek ata dhe lavdia e Zotit i shndriti e ata u trembėn pėr sė tepėrmi. 10 Engjėlli u tha:

“Mos kini frikė! Ja, unė po ju sjell njė lajm tė mirė: gėzim tė madh pėr mbarė popullin! 11 Sot, nė qytetin e Davidit ju lindi Shėlbuesi ‑ Krishti Zot! 12 Dhe, ja shenja pėr ta njohur: do tė gjeni njė foshnjė tė mbėshtjellė me shpėrgėnj e tė vėnė nė grazhd.”

13 Engjėllit menjėherė iu bashkua njė ushtri e madhe qiellore, qė madhėronte Hyjin e brohoriste:

14 Lavdi Hyjit nė mė tė lartin qiell

e paqe mbi tokė njerėzve,

qė i ka pėr zemėr!”

15 Posa engjėjt u larguan prej tyre nė qiell, barinjtė i thanė njėri‑tjetrit:

“Ejani tė shkojmė, pra, deri nė Betlehem e tė shohim ēka ndodhi ‑ngjarjen qė na e kumtoi Zoti.”

16 Shkuan me nxitim dhe gjetėn Marinė, Jozefin e Foshnjėn tė vėnė nė grazhd. 17 Kur e panė, u treguan ē’u tha engjėlli pėr Foshnjėn. 18 Tė gjithė ata qė i dėgjuan, u mrekulluan nga ato qė thanė barinjtė. 19 Maria i mbante mend me kujdes tė gjitha kėto ngjarje dhe i shoshiste nė zemrėn e vet.

20 Barinjtė pastaj u kthyen duke lėvduar e madhėruar Hyjin pėr gjithēka kishin dėgjuar e parė, pikėrisht ashtu siē u tha engjėlli.

21 Kur u mbushėn tetė ditė pėr tė rrethprerė Foshnjėn, ia ngjitėn emrin Jezus, siē e quajti engjėlli para se tė zihej nė kraharor.

Kushtimi i Jezusit nė Tempull

22 Kur, sipas Ligjit tė Moisiut, u mbushėn ditėt e pastrimit tė tyre, e ēuan nė Jerusalem, pėr t’ia kushtuar Zotit, ‑ 23 siē shkruan nė Ligjin e Zotit: ‘Ēdo i parėlindur mashkull le t’i kushtohet Zotit’24 dhe pėr tė dhėnė flinė siē thuhet nė Ligjin e Zotit; ‘njė palė turtuj ose dy zogj pėllumbash.’

25 Nė Jerusalem asohere jetonte njė njeri, qė quhej Simon. Ishte njeri i drejtė dhe i pėrshpirtshėm. Priste Ngushėllimin e Izraelit e nė tė ishte Shpirti Shenjt. 26 Shpirti Shenjt ia kishte zbuluar se s’do tė vdiste pa e parė Mesinė e Zotit. 27 I nxitur prej Shpirtit Shenjt erdhi nė Temull. Kur prindėrit e sollėn Jezusin Foshnjė pėr tė kryer rregulloren e Ligjit mbi tė, 28 Simoni e mori para duarsh, falėnderoi Hyjin e tha:

29 “Tani, o Zot, mund tė lejosh tė vdesė

shėrbėtori yt nė paqe

siē the ti vetė,

30 sepse me sytė e mi e pashė shėlbimin

31 qė ti e bėre gati

nė sy tė tė gjithė popujve:

32 Dritėn qė bėn tė tė njohin Ty paganėt

e qė i jep nder popullit tėnd, Izraelit.”

33 Prindėrit e tij ēuditeshin pėr sa thuhej pėr tė.

34 Atėherė Simoni i bekoi dhe i tha Marisė, nėnės sė tij:

“Shih! Hyji e caktoi kėtė Fėmijė tė shkaktojė rrėnim e ngritje pėr shumėkėnd nė Izrael. Do tė jetė edhe shenjė tė cilės njerėzit do t’i kundėrshtojnė. ‑ 35 (edhe ty vetė njė shpatė do ta tejshkojė shpirtin) ‑ qė tė zbulohen shestimet e zemrės sė shumėkujt.”

36 Ishte asohere edhe Ana profeteshė, bija e Fanuelit, prej fisit tė Aserit, shumė e vjetėr. Pas vajzėrisė sė vet jetoi nė martesė gjithsej shtatė vjet 37 kurse, si grua e vejė, arriti deri nė tetėdhjetekatėr vjet. Ajo nuk e lėshonte Tempullin. I shėrbente Hyjit ditė e natė me agjėrim e me lutje. 38 Pikėrisht nė atė moment arriti edhe ajo dhe filloi tė lėvdojė Hyjin dhe t’u tregojė pėr kėtė foshnjė tė gjithė atyre qė prisnin shpėrblimin e Jerusalemit.

Kthimi nė Nazaret

39 Pasi kryen gjithēka duhej bėrė sipas Ligjit tė Zotit, u kthyen nė Galile, nė qytetin e vet, Nazaret.

40 Fėmija rritej, forcohej e merrte fuqi pėrplot me urti ‑ dhe hiri i Hyjit ishte nė tė.

Jezusi fėmijė nė Tempull

41 Prindėrit e tij pėr ēdo vit shkonin nė Jerusalem pėr tė kremten e Pashkėve. 42 Kur Jezusi i mbushi tė dymbėdhjetat, u ngjitėn sipas zakonit tė festės. 43 Si kaluan ato ditė, ata u kthyen, kurse Jezusi ende fėmijė, u ndal nė Jerusalem pa dijen e prindėrve tė tij. 44 Duke qenė tė bindur se ėshtė me turmėn, ecėn ashtu njė ditė rrugė e atėherė zunė ta kėrkojnė ndėr kushėrinj e tė njohur. 45 Pasi nuk e gjetėn, u kthyen nė Jerusalem pėr ta kėrkuar.

46 Pas tri ditėsh e gjetėn nė Tempull mes dijetarėsh duke i dėgjuar ata dhe duke u bėrė pyetje. 47 Tė gjithė ata qė e dėgjonin, i mrekullonte dija dhe pėrgjegjet e tij. 48 Kur e panė, u ēuditėn dhe e ėma i tha:

“Ē’na bėre kėshtu, o bir? Ja, yt atė dhe unė tė kėrkuam plot pikėllim!”

49 Ai iu pėrgjigj:

“Po, pse mė kėrkuat? A nuk e dinit se mė duhet tė merrem me punėt e Atit tim?”

50 Por ata nuk morėn vesh ēka deshi t’u thotė.

51 Atėherė Jezusi u kthye me ta, erdhi nė Nazaret dhe i dėgjonte. E ėma i ruante me kujdes nė zemėr tė gjitha kėto ngjarje.

52 Ndėrkaq Jezusi pėrparonte nė dije, nė moshė e nė hir para Hyjit e para njerėzve.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Lindja e Jezusit