Kapitujt

Luka: 8. Disa gra e pėrcjellin Jezusin

8

1 Pastaj Jezusi pėrshkoi qytete e fshatra duke predikuar e duke kumtuar Ungjillin e Mbretėrisė sė Hyjit. E pėrcillnin tė Dymbėdhjetėt 2 dhe disa gra qė kishin qenė shėruar nga shpirtrat e ndytė e sėmundjet: Maria e quajtur Magdalenė, prej tė cilės pati dėbuar shtatė djaj, 3 Gjonia, e shoqja e Huzės, kujdestarit tė Herodit, Suzana dhe shumė tė tjera qė me pasuritė e veta e ndihmonin Jezusin e nxėnėsit.

Shėmbėlltyra e mbjellėsit

(Mt 13, 1‑9; Mk 4, 1‑9)

4 Si u tubua turmė e madhe e popullit, qė erdhėn nga qytete tė ndryshme tek ai, Jezusi foli nė shėmbėlltyrė:

5 “Doli mbjellėsi pėr tė hedhur farėn. E, ndėrsa po hidhte farėn, disa kokrra ranė pranė udhės: u shkelėn dhe i hėngrėn zogjtė e qiellit. 6 Disa tė tjera ranė nė gurishte; mbinė, por u thanė, sepse nuk kishte lagėshtinė. 7 Disa ranė nė ferra; ferrat, duke u rritur bashkė me to, ua morėn frymėn. 8 Kurse disa tė tjera ranė nė tokė tė mirė; mbinė e dhanė fryt njėqind fish.”

Kur i tha kėto fjalė, theksoi:

“Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!”

Qėllimi i shėmbėlltyrave

(Mt 13, 10‑17; Mk 4, 10‑12)

9 Nxėnėsit e tij e pyetėn ēka do tė thotė ajo shėmbėlltyrė. 10 Ai iu pėrgjigj:

“Ju e keni dhuratė dijen e mistereve tė Mbretėrisė sė Hyjit, kurse tė tjerėve u paraqitet vetėm nė shėmbėlltyra, qė:

‘Tė shikojnė e tė mos shohin,

tė dėgjojnė e tė mos kuptojnė. ’“

Shtjellimi i shėmbėlltyrės sė mbjellėsit

(Mt 13, 18‑23; Mk 4, 13‑20)

11 “Ky ėshtė vėshtrimi i shėmbėlltyrės sė mbjellėsit:

Fara ėshtė fjala e Hyjit. 12 Ato ‘pranė udhės’, janė ata qė e dėgjojnė fjalėn, por pastaj u vjen djalli dhe ua nxjerr nga zemra fjalėn, qė tė mos besojnė e tė mos shėlbohen. 13 Ato ‘nė gurishte’, janė ata qė, kur e dėgjojnė Fjalėn e pranojnė me gėzim, porse nuk kanė rrėnjė: pėr disa kohė besojnė, por kur vjen koha e tundimit, e lėnė fenė. 14 Ato ‘nė ferra’, janė ata qė e dėgjuan, por ende nė udhė, ua zėnė frymėn kujdeset tokėsore, pasuritė dhe kėnaqėsitė e jetės e nuk japin fryte tė pjekura. 15 Ato ‘nė tokė tė mirė’, janė ata qė e dėgjojnė Fjalėn dhe e ruajnė nė zemėr tė mirė e bujare dhe japin fryt me qėndrueshmėri.”

Shėmbėlltyra e dritėzės nėn enė

(Mk 4, 21‑25)

16 “Askush nuk e ndez dritėzėn pėr ta vėnė nėn ndonjė enė ose pėr ta vėnė nėn shtrat, por e vė pėrmbi pishtar qė ta shohin dritėn ata qė hyjnė.

17 Jo po, s’ka asgjė tė fshehtė, qė nuk do tė zbulohet, as fshehtėsi qė nuk do tė dihet e nuk do tė dalė nė dritė.

18 Prandaj kini kujdes si dėgjoni: sepse, kush ka, do t’i jepet mė, kurse atij qė nuk ka, do t’i merret edhe ajo pakicė qė kujton se e ka.”

Nėna e vėllezėrit e Jezusit

(Mt 12, 46‑50; Mk 3, 31‑35)

19 Nėna e tij dhe vėllezėrit erdhėn ta shohin por s’mundėn tė afroheshin tek ai prej popullit. 20 E lajmėruan:

“Nėna jote e vėllezėrit e tu, janė jashtė e dėshirojnė tė tė shohin.”

21 Ai iu pėrgjigj:

“Nėna ime e vėllezėrit e mi ‑ janė kėta ‑ qė e dėgjojnė dhe e zbatojnė Fjalėn e Hyjit.”

Tė qetėsuarit e stuhisė

(Mt 8, 23‑27; Mk 4, 35‑41)

22 Njė ditė Jezusi e nxėnėsit e tij hipėn nė barkė. Ai u tha:

“Tė kalojmė nė atė anė tė liqenit!”

U larguan prej bregut e morėn liqenin. 23 Ndėrsa po lundronin, atė e zuri gjumi. Ndėrkaq mbi liqen u lėshua stuhi e madhe, nė barkė hynte ujė e ishin nė rrezik. 24 Ata iu afruan, e zgjuan dhe i thanė:

“Mėsues, Mėsues! U mbytėm!”

Ai u zgjua, iu kėrcėnua stuhisė e valėve tė ujit ‑ dhe u qetėsuan e ranė nė fashė. 25 U tha:

“Ku e keni fenė?!”

Ata, tė frikėsuar e tė mrekulluar, i thoshin njėri‑tjetrit:

“Vallė, kush ėshtė ky, qė po u urdhėron erėrave e ujit dhe ata po i binden?”

Shėrimi i tė djallosurit prej Gezarės

(Mt 8, 28‑34; Mk 5, 1‑20)

26 Dhe kaluan nė krahinėn e gergezenėve, qė ėshtė pėrballė Galilesė.

27 Posa doli nė tokė, i doli pėrpara njė njeri prej qytetit, qė kishte nė trup djajtė. Kaherė nuk veshte mė petka, nuk banonte nė shtėpi, por ndėr varreza. 28 Kur e pa Jezusin bėrtiti me tė madhe, i ra ndėr kėmbė dhe i tha me zė tė lartė:

“Ēka ke me mua, o Jezus, Biri i Hyjit tejet tė Lartė? Po tė lutem mos mė mundo!”

29 Sepse Jezusi i kishte urdhėruar shpirtit tė ndytė tė dalė prej atij njeriu, qė e kishte pushtuar kaherė e, edhe pse e mbanin lidhur nė hekura dhe e ruanin nė pranga, ai i kėpuste prangat e djalli e bėnte tė merrte arratinė nė vende tė pabanuara.

30 Jezusi e pyeti:

“Si e ke emrin?”

“Legjion!” u pėrgjigj ‑ sepse shumė djaj i kishin hyrė nė trup. 31 Ata iu lutėn tė mos u urdhėronte tė shkonin nė ferr.

32 Aty ishte njė tufė e madhe thish qė po kulloste nė mal dhe djajtė iu lutėn t’u lejonte tė hyjnė nė ta. Ai ua lejoi. 33 E djajtė, si dolėn prej njeriut, hynė nė thi. Tufa e tyre u lėshua turr prej greminės nė liqen dhe u mbyt.

34 Barinjtė, kur panė se ē’ndodhi, ikėn e lajmėruan nė qytet e nė fshatra. 35 Njerėzit dolėn tė shohin ē’ndodhi. Erdhėn te Jezusi dhe gjetėn te kėmbėt e Jezusit atė njeri prej tė cilit kishin dalė djajtė. Ishte veshur e shėndoshė nė mend. U hyri frika.

36 Ata qė qėlluan pranė, u treguan si u shėrua i djallosuri.

37 Atėherė mbarė populli i krahinės sė gergezenėve iu lut Jezusit qė tė largohej prej tyre, sepse e kapi frikė e madhe.

Jezusi hyri nė barkė dhe u kthye mbrapa.

38 Njeriu, prej tė cilit dolėn djajtė, i lutej ta merrte me vete, por Jezusi e pėrcolli me kėto fjalė:

39 “Kthehu nė shtėpinė tėnde ‑ i tha ‑ dhe trego gjithēka qė bėri Hyji pėr ty.”

Ai shkoi dhe tregoi anembanė qytetit ēka bėri Jezusi pėr tė.

Jezusi ngjall tė bijėn e Jairit

(Mt 9, 18‑26; Mk 5, 21‑43)

40 Kur Jezusi u kthye, populli e priti me gėzim, sepse tė gjithė e prisnin me padurim. 41 Dhe, ja, erdhi njė njeri, me emėr Jair, qė ishte kryetar i sinagogės. Ky i ra ndėr kėmbė Jezusit e iu lut tė shkojė nė shtėpi tė tij, 42 sepse ‑ vajzėn e dėshirit vetme, reth dymbėdhjetėvjeēare ‑ e kishte nė fill tė vdekjes.

Ndėrsa Jezusi po shkonte atje, populli, duke u shtyrė rreth tij, e ndeshte.

43 Njė grua qė kishte derdhje gjaku tash dymbėdhjetė vjet, (e qė kishte shpenzuar tėrė pasurinė e vet ndėr mjekė) dhe askush s’kishte mundur ta shėrojė, 44 u afrua nga mbrapa, ia preku kindin e petkut e menjėherė i pushoi derdhja e gjakut.

45 Jezusi pyeti:

“Kush mė preku?”

E pasi tė gjithė mohuan, Pjetri i tha:

“Mėsues, mbarė turma e popullit po shtyhet rreth teje e po tė ndesh... !”

46 Por Jezusi vijoi:

“Dikush mė preku, sepse e ndjeva njė fuqi duke dalė prej meje.”

47 Kur gruaja pa se nuk po mund tė mbetej e padiktuar, duke u dridhur e tėra, doli para tij dhe tregoi nė sy tė popullit pėrse e kishte prekur dhe se si ishte shėruar pėrnjėherė. 48 Jezusi i tha:

“Bija ime, feja jote tė shpėtoi. Shko nė paqe!”

49 Ndėrsa Jezusi ende po fliste, ja tek erdhi njė prej tė shtėpisė sė kryetarit tė sinagogės dhe i tha:

“Vajza jote vdiq! Mos e mundo mė Mėsuesin!”

50 Jezusi, kur e dėgjoi, i tha:

“Mos ki frikė! Ti vetėm beso! Ajo do tė shpėtojė!”

51 Kur erdhi te shtėpia, nuk la askėnd tė hyjė brenda pėrveē Pjetrit, Gjonit, Jakobit, babait dhe nėnės sė fėmijės. 52 Tė gjithė e qanin dhe e vajtonin. Jezusi u tha: “Mos qani! Ajo nuk ka vdekur, por po fle!” 53 Ata e pėrqeshėn sepse e dinin mirė se kishte vdekur. 54 Ai e kapi pėr dore dhe i tha:

“O vajzė, ēohu!”

55 Asaj iu kthye shpirti dhe menjėherė u ēua. Jezusi u urdhėroi t’i japin vajzės menjėherė tė hajė. 56 Prindėrit e saj mbetėn tė mallėngjyer. Jezusi i porositi tė mos i tregojnė askujt ēka ndodhi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Disa gra e pėrcjellin Jezusin